Pasdarka e Vogël · Hapi 3
«Ejani t'i falemi» dhe Psalmi 50
Çfarë ndodh
Lexuesi thotë tri herë «Ejani t'i falemi», duke përmendur së pari «Mbretit, Perëndisë tonë», pastaj «Krishtit» dhe pastaj «vetë Krishtit». Më pas lexon Psalmin 50 (sipas numërimit grek), «Përdëllemë, o Perëndi, sipas përdëllimit tënd të madh...». Me këtë psalm nisin psalmet e Pasdarkës së Vogël; pas tij vijnë Psalmet 69 dhe 142.
Kush bën çfarë
- LexuesiThotë tri herë «Ejani t'i falemi», pastaj lexon Psalmin 50.
- PopulliQëndrojnë në këmbë, ose ulen, po të duan, ndërsa lexohet psalmi.
Fjalët
Ejani t'i falemi e t'i biem ndër këmbë Mbretit, Perëndisë tonë.
O come, let us worship God our King.
Ejani t'i falemi e t'i biem ndër këmbë Krishtit, Mbretit, Perëndisë tonë.
O come, let us worship and fall down before Christ, our King and our God.
Ejani t'i falemi e t'i biem ndër këmbë vetë Krishtit, Mbretit e Perëndisë tonë.
O come, let us worship and fall down before the Very Christ, our King and our God.
Psalmi 50
Psalm 50
Përdëllemë, o Perëndi, sipas përdëllimit tënd të madh dhe sipas dhembshurive të tua të shumta shuaj e paudhësinë time.
Have mercy upon me, O God, according to thy great mercy; and according to the multitude of thy compassions blot out my transgression.
Lamë krejt prej paudhësisë sime dhe pastromë prej mëkatit tim.
Wash me thoroughly from mine iniquity, and cleanse me from my sin.
Se unë e njoh paudhësinë time dhe mëkati im është përpara meje kurdoherë.
For I am conscious of mine iniquity; and my sin is continually before me.
Te ti vetëm mëkatova dhe të keqen e bëra përpara teje, kështu që ti je i drejtë në fjalët e tua dhe i kthjellët në gjykimin tënd.
Against thee only have I sinned, and done evil before thee: that thou mightest be justified in thy sayings, and mightest overcome when thou art judged.
Se ja tek u zura në paudhësi, dhe në mëkate më lindi nëna ime.
For, behold, I was conceived in iniquities, and in sins did my mother conceive me.
Se ja tek deshe të vërtetën, të patreguarat dhe të fshehtat e urtësisë sate m'i tregove.
For, behold, thou lovest truth: thou hast manifested to me the secret and hidden things of thy wisdom.
Spërkatmë me hisop dhe do të pastrohem, lamë dhe do të bëhem më i bardhë se dëbora.
Thou shalt sprinkle me with hyssop, and I shall be purified: thou shalt wash me, and I shall be made whiter than snow.
Bëmë të dëgjoj gëzim e ngazëllim dhe do të më gëzohen eshtrat e dobësuara.
Thou shalt cause me to hear gladness and joy: the afflicted bones shall rejoice.
Ktheje fytyrën tënde nga mëkatet e mia dhe shuaji gjithë paudhësitë e mia.
Turn away thy face from my sins, and blot out all mine iniquities.
Krijo zemër të pastër tek unë, o Perëndi, dhe përtëri frymë të drejtë në thellësitë e zemrës sime.
Create in me a clean heart, O God; and renew a right spirit in my inward parts.
Mos më hidh larg prej fytyrës sate dhe mos e hiq prej meje Shpirtin tënd të Shenjtë.
Cast me not away from thy presence; and remove not thy Holy Spirit from me.
Jepma prapë ngazëllimin e shpëtimit tënd dhe forcomë me frymë sunduese.
Restore to me the joy of thy salvation: establish me with thy directing Spirit.
Do t'u mësoj të paligjve udhët e tua dhe të pabesët do të kthehen tek ti.
[Then] will I teach transgressors thy ways; and ungodly men shall turn to thee.
Shpëtomë prej gjakrash, o Perëndi, Perëndia i shpëtimit tim, gjuha ime do të lavdërojë me gëzim drejtësinë tënde.
Deliver me from blood-guiltiness, O God, the God of my salvation: [and] my tongue shall joyfully declare thy righteousness.
O Zot, çel buzët e mia dhe goja ime do të lëçitë lavdinë tënde.
O Lord, thou shalt open my lips; and my mouth shall declare thy praise.
Se po të kishe dashur therore do të kisha prurë, por ty s'të pëlqejnë therore me djegie të plotë.
For if thou desiredst sacrifice, I would have given [it]: thou wilt not take pleasure in whole-burnt-offerings.
Therore ndaj Perëndisë është shpirti i dërrmuar; zemrën e dërrmuar dhe të përulur Perëndia nuk do ta përbuzë.
Sacrifice to God is a broken spirit: a broken and humbled heart God will not despise.
Bëji të mirë, o Zot, Sionit sipas mirëdashjes sate dhe le të ndërtohen muret e Jerusalemit.
Do good, O Lord, to Sion in thy good pleasure; and let the walls of Jerusalem be built.
Atëherë do të të pëlqejnë therore drejtësie, dhurata dhe therore me djegie të plotë.
Then shalt thou be pleased with a sacrifice of righteousness, offering, and whole-burnt-sacrifices
Atëherë do të sjellin viça mbi altarin tënd.
then shall they offer calves upon thine altar.
Teksti shqip është i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, me leje. orthodoxalbania.org. Teksti anglisht është nga Service Book i Isabel F. Hapgood (1922).
Ç’kuptim ka
Shën Vasili i Madh«Shën Vasili i Madh na siguron se “të gjithë besimtarët së bashku, si të kishin të njëjtën gojë dhe të njëjtën zemër, i lëçitin Zotit psalmin e pendimit”, domethënë psalmin 50.»