Pasdarka e Vogël · Hapi 14
Lutje Zotit tonë Jisu Krisht
Çfarë ndodh
Lexuesi lexon lutjen drejtuar Zotit tonë Jisu Krisht nga Andiohu, murg i Pandhektit, që nis me «Dhe jepna, o Zot, neve që shkojmë për gjumë, prehje trupi dhe shpirti...». Ajo i kërkon t'i ruajë ata që luten nga gjumi i errët i mëkatit dhe nga çdo dëshirë e errët e natës, t'u japë mendje vigjëluese, zemër të kthjellët dhe gjumë të lehtë, pa fantazi satanike, dhe t'i zgjojë në kohën e lutjes.
Kush bën çfarë
- LexuesiLexon lutjen drejtuar Zotit tonë Jisu Krisht nga Andiohu, murg i Pandhektit, «Dhe jepna, o Zot...».
- PopulliLuten bashkë me lexuesin, në këmbë ose ulur, si të duan.
Fjalët
Lutje Zotit tonë Jisu Krisht
Prayer to our Lord Jesus Christ
(Nga Andiohu, murg i Pandhektit)
(By Antiochus, monk of the Pandect)
Dhe jepna, o Zot, neve që shkojmë për gjumë, prehje trupi dhe shpirti; dhe ruajna nga gjumi i errët i mëkatit dhe prej çdo epshi të errët të natës. Pusho hovet e pasioneve, shuaj shigjetat e zjarrta të të ligut që lëvizin kundër nesh dinakërisht; thyej kryengritjet e trupit tonë dhe vër në gjumë çdo mendim tokësor e lëndor. Dhe dhurona, o Perëndi, mendje vigjëluese, mendim të urtë, zemër esëll, gjumë të lehtë dhe pa ndonjë fantazi satanike. Dhe zgjona në kohë të faljes, të mbështetur në porositë e tua e duke pasur në veten tonë kujtimin e pathyer të gjykimeve të tua. Falna lavdërimin tënd tërë natën, që të himnojmë, të bekojmë e të lavdërojmë emrin tënd të gjithënderuar e madhështor, të Atit e të Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
And grant unto us, O Master, as we lay us down to sleep, repose both of body and of soul, and preserve us from the gloomy slumber of sin, and from every dark and nocturnal sensuality. Calm thou the impulses of carnal desires: quench the fiery darts of the Evil One which are craftily directed against us. Assuage the rebellions of our flesh. Still our every earthly and material anxiety; and vouchsafe unto us, O God, a watchful mind, a chaste reason, a sober heart, sleep gentle and free from every vision of the Devil; and raise us up again at the hour of prayer, strengthened in thy precepts, and holding steadfastly within us the memory of thy commandments. Grant that all the night long we may sing praises unto thee, and that we may hymn, and bless, and glorify thine all-honourable and majestic Name, of the Father, and of the Son, and of the Holy Spirit, now, and ever, and unto ages of ages. Amen.
Teksti shqip është i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, me leje. orthodoxalbania.org. Teksti anglisht është nga Service Book i Isabel F. Hapgood (1922).
Ç’kuptim ka
«Dhe jepna, o Zot, neve që shkojmë për gjumë, prehje trupi dhe shpirti; dhe ruajna nga gjumi i errët i mëkatit dhe prej çdo epshi të errët të natës.»koash-compline, f. 14 · përkthyer nga kjo faqe