Etërit mbi Ungjijtë

Pasdarka e Vogël · Hapi 13

Lutje Hyjlindëses së Tërëshenjtë

Çfarë ndodh

Lexuesi lexon lutjen drejtuar Hyjlindëses së Tërëshenjtë (Virgjëreshës Mari) nga Pavli, murg i Manastirit të Evergjetit, «E papikëluar, e papërlyer...». Duke e quajtur veten mëkatar, ai që lutet i kërkon asaj të pranojë lutjen e tij dhe t'i lutet Birit të saj që ta kthejë në pendim. I kërkon të qëndrojë pranë tij në këtë jetë dhe në vdekje, dhe në ditën e gjyqit ta shpëtojë nga ferri i përjetshëm e ta bëjë trashëgimtar të lavdisë së Birit të saj.

Kush bën çfarë

  • LexuesiLexon lutjen drejtuar Hyjlindëses së Tërëshenjtë nga Pavli, murg i Manastirit të Evergjetit, «E papikëluar, e papërlyer...».
  • PopulliLuten bashkë me lexuesin, në këmbë ose ulur, si të duan.

Fjalët

Lutje Hyjlindëses së Tërëshenjtë

Prayer to the All-holy Theotokos

(Nga Pavli, murg i Manastirit të Evergjetit)

(By Paul, monk of the Monastery of Evergetis)

E papikëluar, e papërlyer, e pacënuar, e panjollshme, Virgjëreshë e pastër, Zonjë Nuse e Perëndisë, që bashkove Fjalën Perëndi me njerëzit me lindjen tënde të çuditshme dhe mbështete natyrën e hedhur të gjinisë sonë me qiellorët; e vetmja shpresë e të dëshpëruarve dhe ndihma e të luftuarve; përkrahja e gatshme e atyre që rendin tek ti dhe strehë e gjithë të krishterëve; mos të ardhtë ndot nga unë mëkatari, i mallkuari, që prisha tërë veten time me mendime, fjalë dhe vepra të turpshme dhe që u bëra rob me dashje nga plogështia mendore e dëfrimeve të jetës; por si Nënë e Perëndisë njeridashës, me dashamirësi le të të vijë keq për mua mëkatarin dhe plangprishësin, dhe prit lutjen që të blatohet prej buzësh të ndotura; dhe lutju Birit tënd dhe Mbretit e Zotit tonë, duke përdorur guximin tënd prej nëne që të ma hapë dhe mua zemrën njeridashëse të mirësisë së tij; dhe, duke mos vënë re fjalët e mia të panumërta, të më kthejë në pendim dhe të më bëjë punëtor të sprovuar të porosive të tij.

O Virgin, pure, spotless, incorrupt, undefiled, all-pure; thou Bride of God and Sovereign Lady, who didst unite the Word of God with men through thy most glorious birth-giving, and hast yoked the apostate nature of our race with the heavenly; who art the sole hope of the hopeless, and the helper of the assailed, a speedy defender of those who flee unto thee, and the refuge of all Christians: Hold not in loathing me, a sinner and polluted, who have made myself of no worth through my shameful thoughts, and words, and deeds, and who, through slothfulness of mind have been a slave to the carnal lusts of life. But, in that thou art the Mother of the God who loveth mankind, mercifully have compassion upon me, a sinner and a prodigal, and accept my prayer which is offered unto thee with lips impure; and exercising thy maternal boldness, importune thou thy Son, who is also our Master and our Lord, that he will open unto me also the compassionate loving-kindness of his goodness, and disregarding my countless wickednesses, will turn me again unto repentance, and show me forth a well-skilled doer of his commandments.

Dhe ji pranë meje gjithnjë, si mëshirëplotë, hirplotë dhe mirëdashëse; në këtë jetë mbrojtëse dhe ndihmëse e nxehtë, duke thyer sulmet e kundërshtarëve dhe duke më udhëhequr drejt shpëtimit; dhe në kohë të ikjes sime, duke u kujdesur për shpirtin tim të mjerë dhe duke dëbuar larg faqet e errëta të demonëve të ligj; dhe në ditën e frikshme të gjyqit shpëtomë nga Ferri i amëshuar dhe tregomë trashëgimtar të lavdisë së patregueshme të Birit tënd dhe Perëndisë tonë; të Cilin e paça, o Zonja ime, Hyjlindëse e përmbishenjtë, me ndërmjetimin dhe përkrahjen tënde me hirin dhe njeridashjen e Birit tënd të vetëmlindur, Zotit dhe Perëndisë dhe Shpëtimtarit tonë Jisu Krishtit; të Cilit i përket çdo lavdi, nder e adhurim, bashkë me Atin e tij të pafillim dhe Shpirtin e tij të Tërëshenjtë, të mirë e jetëbërës, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

And be thou ever present with me, in that thou art gracious, and pitiful, and full of loving-kindness: For thou art a fervent Mediatrix and Helper who, in this present life, repellest the assaults of adversaries, and guidest me unto salvation, and at the hour of death carest diligently for my wretched soul, driving far from it the dark forms of evil spirits; and in the dread Judgment Day thou shalt deliver me from torment eternal, and shalt manifest me an heir of the glory ineffable of thy Son and our God: All which I shall obtain, O Lady and most holy Birth-giver of God, by thy mediation and intercession, through the mercy and love toward mankind of thine Only-begotten Son, our Lord, and God, and Saviour, Jesus Christ, to whom are due all glory, honour and worship, together with his Father, who is from everlasting, and his all-holy, and good, and life-giving Spirit, now, and ever, and unto ages of ages. Amen.

Teksti shqip është i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, me leje. orthodoxalbania.org. Teksti anglisht është nga Service Book i Isabel F. Hapgood (1922).

Ç’kuptim ka

Protopresviter Thomas Hopko
«Por mbi të gjithë shenjtorët dhe mbi të gjithë njerëzorët, të cilët janë lavdëruar në Mbretërinë e Perëndisë, është Maria, Hyjlindësja dhe Mbretëresha e Qiellit, udhëheqësja ndër ndërmjetësit e shenjtë, të cilët ndërmjetojnë për ne para Perëndisë.»

«Lutja», Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

Paul, monk of the Evergetis monastery
«Zonjë Nuse e Perëndisë, që bashkove Fjalën Perëndi me njerëzit me lindjen tënde të çuditshme dhe mbështete natyrën e hedhur të gjinisë sonë me qiellorët; e vetmja shpresë e të dëshpëruarve dhe ndihma e të luftuarve; përkrahja e gatshme e atyre që rendin tek ti dhe strehë e gjithë të krishterëve»

koash-compline, f. 13 · përkthyer nga kjo faqe

Në këtë hap