Liturgjia Hyjnore e Shën Joan Gojartit · Hapi 9
Hyrja e Vogël
Çfarë ndodh
Në Hyrjen e Vogël, Ungjilli nxirret në procesion. Te Tryeza e Shenjtë (altari) prifti ia jep dhjakonit. Të prirë nga dy shërbyes që mbajnë llambadhe, dalin nga dera e veriut dhe ndalen përpara ikonostasit (murit me ikona). Aty prifti bekon hyrjen dhe puth Ungjillin; kur psaltët mbarojnë përlëshoren, dhjakoni e ngre pak Ungjillin dhe thërret «Urtësi. Drejt».
Kush bën çfarë
- PriftiEcën i fundit. Kur ndalen, ul kryet, thotë pa zë uratën e Hyrjes, bekon hyrjen dhe puth Ungjillin.
- DhjakoniEcën pas llambadheve duke mbajtur Ungjillin. Kur ndalen, përkulet dhe kërkon me zë të ulët «Beko, o Zot, Hyrjen e shenjtë», duke treguar nga lindja me orarin (shiritin e gjatë të dhjakonit); në fund thërret «Urtësi. Drejt».
- ShërbyesitDy shërbyes ecin të parët me llambadhet, duke dalë nga dera e veriut, deri te vendi përpara ikonostasit.
- PsaltëtVazhdojnë të këndojnë përlëshoren gjatë hyrjes, deri në thirrjen e dhjakonit.
- PopulliShohin Ungjillin, që nxirret përpara tyre.
Kur prifti shërben pa dhjakon: Kur nuk ka dhjakon, prifti e mban vetë Ungjillin dhe e bën vetë thirrjen «Urtësi. Drejt».
Fjalët
Mbas uratës të Andifonit të tretë prifti merr Ungjillin, ia jep dhiakut dhe të dy së bashku shkojnë nga ana e djathtë e Tryezës së Shenjtë dhe dalin nga dera e veriut, duke qenë përpara dy fëmijë me llambadhe të ndezura, atyre dhiaku me Ungjillin, pas këtij prifti dhe kështu bëjnë hyrjen e vogël sipas rregullit. Kur arrin në mes të kishës ulin që të dy kryet dhe dhiaku thotë:
After the Prayer of the Third Antiphon the priest takes the Gospel book and gives it to the deacon, and the two of them together go by the right side of the Holy Table and come out by the north door, with two children going before them with lighted processional candles, after them the deacon with the Gospel book, and after him the priest; and so they make the Little Entrance according to the order. On reaching the middle of the church, both bow their heads and the deacon says:
(pa zë) Le t'i lutemi Zotit. Mëshiro, o Zot.
Let us pray to the Lord. Choir. Lord, have mercy.
Urata e Hyrjes
The Prayer of the Entrance
(pa zë) O Zot Perëndia ynë, ti që vendose në qiejt legjione dhe armata engjëjsh dhe kryeëngjëjsh për t'i shërbyer lavdisë sate; bëj që bashkë me hyrjen tonë, të hyjnë dhe engjëj të shenjtë, që të meshojnë bashkë me ne dhe të lavdërojnë bashkë me ne mirësinë tënde. Se Ty të përket tërë lavdia, nderimi dhe adhurimi, Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve.
O Master, Lord our God, who hast appointed in heaven ranks and hosts of Angels and Archangels for the ministry of thy glory: Cause that with our entrance may enter also the holy Angels with us serving thee, and with us glorifying thy goodness. For unto thee are due all glory, honour and worship, to the Father, and to the Son, and to the Holy Spirit, now, and ever, and unto ages of ages.
Pas mbarimit të uratës dhiaku duke mbajtur orarin me tri gishtërinj e dorës së djathtë dhe duke treguar nga lindja i thotë priftit me zë të ulët:
When the prayer is finished, the deacon, holding his orarion with three fingers of his right hand and pointing to the east, says to the priest in a low voice:
(pa zë) Beko, o Zot, Hyrjen e shenjtë.
Bless, Master, the Holy Entrance.
Prifti duke bekuar thotë:
The priest, blessing, says:
(pa zë) E bekuar është hyrja në shenjtëroren tënde, o Zot, gjithnjë; tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Blessed is the Entrance of thy Holy Ones always, now, and ever, and unto ages of ages.
Pastaj dhiaku shkon tek episkopi i cili puth Ungjillin; në mungesë të tij e puth prifti. Si mbarohet përlëshorja, dhiaku qëndron përpara priftit dhe duke ngritur pak Ungjillin lart thotë:
Then the deacon goes to the bishop, who kisses the Gospel book; in his absence the priest kisses it. When the apolytikion is finished, the deacon stands before the priest and, raising the Gospel book up a little, says:
(me zë të lartë) Urtësi. Drejt.
Wisdom, O believers!
Teksti shqip është i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, me leje. orthodoxalbania.org. Teksti anglisht është nga Service Book i Isabel F. Hapgood (1922).
Ç’kuptim ka
«“Hyrja me Ungjillin e shenjtë, – shkruan shën Gjermanoi, Patriarku i Konstandinopojës, – tregon praninë e Birit të Perëndisë dhe hyrjen e tij në këtë botë”.»«Kur Krishti erdhi në botë, hapi qiejt dhe engjëjt e shenjtë ruanin Krishtin. Kështu, në çdo Liturgji Hyjnore Krishti vjen në botë, i shoqëruar nga ushtritë engjëllore.»«Hyrja e Vogël, është lëvizja e tërë Kishës, nëpërmjet Jisu Krishtit kreut të saj, në personin e kremtuesit, drejt altarit që simbolizon Mbretërinë e Perëndisë. Kjo lëvizje është bërë e mundur nga Ungjilli i Krishtit, i cili është Rruga për në Mbretërinë.»«Hyrja e Vogël simbolizon hyrjen e Zotit tonë në veprën e tij të predikimit për botën dhe afrimin e tij me njerëzit.»Hapgood, Service Book (1922), f. 599 · përkthyer nga kjo faqe