Fjalët e shërbesave · Vendet në kishë
Ikonostas
Iconostasis · Greqisht: εἰκονοστάσιον / τέμπλον (eikonostasion / templon)
Ikonostasi është ndarësi me ikona që e veçon Hieroren nga naosi. Ai ka tri dyer: Derën e Bukur në mes dhe nga një derë të dhjakonëve në secilën anë. Në të djathtë të Derës së Bukur është ikona e Krishtit dhe pranë saj ajo e Shën Joan Pagëzorit; në të majtë, Hyjlindësja me Krishtin fëmijë dhe pranë saj shenjtori i kishës. Mbi Derën e Bukur është Darka Mistike; ikonostaset më të mëdha shtojnë radhë me apostujt, festat dhe profetët, me një kryq në majë.
Ç’kuptim ka
«Ikonostasi në Kishën Orthodhokse, tregon unitetin tonë me Krishtin, nënën e tij dhe tërë engjëjt e shenjtorët. Ai tregon unitetin tonë me Perëndinë. Tryeza e Shenjtë, e cila simbolizon Tryezën e Banketit të Mbretërisë së Perëndisë, është vendosur mbrapa dyerve të bukura, midis ikonave të Hyjlindëses me Krishtin si fëmijë dhe Krishtit të lavdëruar, duke treguar se gjithçka që na ndodh ne në Kishë, ndodh në histori ndërmjet “dy ardhjeve” të Krishtit: ndërmjet ardhjes së tij si Shpëtimtar lindur nga Maria dhe ardhjes së tij në fund të kohës si Mbret dhe Gjykatës.»«Një ikonostas i zbukuruar në këtë mënyrë na sjell para syve gjithë banorët e qiellit dhe shërben si një libër, prej të cilit edhe ata që nuk dinë të lexojnë mund të mësojnë historinë e Kishës së Krishtit dhe doktrinën e saj.»Sokolof, A Manual of the Orthodox Church's Divine Services (1899), f. 18 · përkthyer nga kjo faqe
«Shekujt e fundit, në shumicën e kishave orthodhokse, ikonostasi filloi të zbukurohej shumë dhe u kthye në një mur, më tepër, duke i ndarë se sa duke i bashkuar besimtarët me hieroren. Në vitet e fundit, fatmirësisht, ky zhvillim është ndryshuar në shumë vende. Ikonostasi, në shumë Kisha, tani i jep përparësi vetë ikonave dhe është bërë përsëri një ikonë “mbajtës” (stasis), se sa një ndarës.»Ku shfaqet
- 1. Bekimi i Mbretërisë
- 9. Hyrja e Vogël
- 22. Liturgjia e Besnikëve: urata e parë e besimtarëve
- 28. Hyrja e Madhe
- 33. «Dyert! Dyert!»
- Mbrëmësorja e Madhe e së Shtunës · 1. Bekimi i fillimit
- Mbrëmësorja e Madhe e së Shtunës · 2. Uratat e mbrëmjes
- Mbrëmësorja e Madhe e së Shtunës · 3. «Ejani t'i falemi» dhe Psalmi 103
- Mbrëmësorja e Madhe e së Shtunës · 4. Lutja e Madhe
- Mbrëmësorja e Madhe e së Shtunës · 10. Hyrja
- Mbrëmësorja e Madhe e së Shtunës · 12. Paravargu i mbrëmjes
- Mbrëmësorja e Madhe e së Shtunës · 13. Lutja e Gjerë
- Mbrëmësorja e Madhe e së Shtunës · 15. Plotësoret
- Mëngjesorja e së Dielës · 14. Lutja e Madhe
- Mëngjesorja e së Dielës · 20. Lutja e Vogël
- Mëngjesorja e së Dielës · 22. Lutja e Vogël
- Mëngjesorja e së Dielës · 25. «Çdo frymë le të lavdërojë Zotin»
- Mëngjesorja e së Dielës · 26. Ungjilli i Mëngjesores
- Mëngjesorja e së Dielës · 29. «O Perëndi, shpëtoje popullin tënd»
- Mëngjesorja e së Dielës · 30. Madhërimet e Hyjlindëses
- Mëngjesorja e së Dielës · 32. Lutja e Vogël
- Mëngjesorja e së Dielës · 38. «Sot erdhi shpëtimi në botë»
- Pasdarka e Vogël · 18. Përlëshimi