Etërit mbi Ungjijtë

Mbrëmësorja e Madhe e së Shtunës · Hapi 2

Uratat e mbrëmjes

Çfarë ndodh

Ndërsa lexuesi (anagnosti) nis Psalmin 103, prifti heq kalimafin (kapelën e klerikëve), qëndron përpara Derës së Bukur (derës së mesme të ikonostasit) dhe lexon pa zë shtatë uratat e mbrëmjes. Libri i Kishës i shtyp para psalmit, të numëruara nga I deri në VII, por ato thuhen ndërsa lexohet psalmi. Uratat kërkojnë mëshirë, udhëheqje dhe një mbrëmje e një natë me paqe.

Kush bën çfarë

  • PriftiHeq kalimafin, qëndron përpara Derës së Bukur dhe lexon pa zë shtatë uratat, ndërsa lexohet psalmi.
  • LexuesiNis me zë të lartë «Ejani t'i falemi» dhe Psalmin 103, ndërsa prifti lutet (shih hapin tjetër).
  • PopulliDëgjojnë vetëm psalmin, në këmbë ose ulur, si të duan, sepse prifti i thotë pa zë këto urata.

Fjalët

Dhe prifti qëndron përpara Derës së Bukur pa kalimaf dhe lexon pa zë uratat e mbrëmjes.

And the priest stands before the Holy Doors without his kalimafi and reads the lamplighting prayers inaudibly.

Urata I: O Zot i dhembshur dhe përdëllyes, zemërgjërë dhe i shumë mëshirshëm dëgjo faljen tonë, dhe vëri re zërit të lutjes sonë. Bëna shenjë për të mirë, prina në rrugën tënde që të ecim në të vërtetën tënde; ngazëllo zemrat tona që t'i kemi frikë emrit tënd të shenjtë; se Ti je i madh dhe bën vepra të çuditshme; Ti je Perëndia i vetëm, dhe ndër perënditë s'ka tjetër të ngjashëm me Ty, o Zot; i fortë në mëshirë dhe i mirë në fuqi, për të ndihmuar dhe ngushëlluar dhe shpëtuar gjithë ata që shpresojnë në emrin tënd të shenjtë. Se Ty të përket tërë lavdia, nderimi dhe adhurimi, Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

O Lord, bountiful and compassionate, long-suffering and plenteous in mercy, give ear unto our prayer, and attend to the voice of our supplication. Work upon us a sign for good. Lead us in thy way, that we may walk in thy truth. Make glad our hearts, that we may fear thy holy Name. For thou art great and doest wonders. Thou alone art God, and among all the gods there is none like unto thee, O Lord, mighty in mercy, gracious in strength, to aid and to comfort and save all those who put their trust in thy holy Name. For unto thee are due all glory, honour and worship, to the Father, and to the Son, and to the Holy Spirit, now, and ever, and unto ages of ages. Amen.

Urata II: O Zot, mos na qorto me zemërimin tënd, as mos na dëno me mërinë tënde, po tregohu ndaj nesh simbas butësisë sate, o mjek dhe shërues i shpirtrave tanë. Prina në liman të dëshirës sate. Ndriço sytë e zemrave tona, për njohjen e së vërtetës sate; dhe dhurona pjesën e ditës që mbetet edhe tërë kohën e jetës sonë me paqe dhe të pamëkatshme, me ndërmjetimet e Hyjlindëses së shenjtë dhe të gjithë shenjtorëve. Se yti është pushteti dhe jotja është mbretëria dhe fuqia dhe lavdia e Atit, e Birit dhe e Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë dhe në jetë të jetëve. Amin.

O Lord, rebuke us not in thy displeasure, neither chasten us in thy wrath: but deal with us according to thy mercy, O Physician and Healer of our souls. Guide us unto the haven of thy will. Enlighten the eyes of our hearts to the knowledge of thy truth, and vouchsafe that the residue of this day and our whole life may be peaceful and without sin; through the intercessions of the holy Birth-giver of God, and of all the Saints. For thine is the majesty, and thine are the kingdom and the power and the glory, of the Father, and of the Son, and of the Holy Spirit, now, and ever, and unto ages of ages. Amen.

Urata III: O Zot, Perëndia ynë, kujtona ne shërbëtorët e tu mëkatarë dhe të pavlefshëm, kur thërresim emrin tënd të shenjtë dhe mos na turpëro në pritjen e mëshirës sate, po falna, o Zot, gjithë ato që lypim për shpëtim dhe bëna të denjë që të duam dhe të të kemi frikë me gjithë zemrën tonë dhe të bëjmë në çdo gjë dëshirën tënde. Se Ti je Perëndi i mirë dhe njeridashës dhe Ty ta drejtojmë lavdinë, Atit, e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

O Lord our God, remember us sinners and thine unprofitable servants when we call upon thy holy Name, and put us not to shame in our expectation of thy mercy: but grant us, O Lord, all our petitions which are unto salvation, and vouchsafe that we may love and fear thee with all our hearts, and do thy will in all things. For thou art a gracious God, and lovest mankind: and unto thee do we ascribe glory, to the Father, and to the Son, and to the Holy Spirit, now, and ever, and unto ages of ages. Amen.

Urata IV: Ti që himnohesh nga fuqitë e shenjta me himne të pareshtura dhe me dhoksologji të papushuara, mbush gojën tonë me lavdinë tënde që të madhërojmë emrin tënd të shenjtë; dhe jepna pjesë dhe vend me të gjithë ata që të kanë frikë me të vërtetë dhe ruajnë porositë e Tua, me ndërmjetimet e Hyjlindëses së shenjtë dhe të gjithë shenjtorëve të tu. Se Ty të përket tërë lavdia, nderimi dhe adhurimi, Atit, e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

O thou who, with never-silent hymns and never-ceasing songs of praise to thy glory, art hymned by the holy Powers: Fill our mouths with thy praise, that we may magnify thy holy Name. And grant unto us part and inheritance with all those who fear thee in truth and keep thy commandment; through the intercessions of the holy Birth-giver of God, and of all thy Saints. For unto thee are due all glory, honour and worship, to the Father, and to the Son, and to the Holy Spirit, now, and ever, and unto ages of ages. Amen.

Urata V: O Zot, o Zot, Ti që përmban gjithësinë në pëllëmbën tënde të pastër, që tregohesh zemërgjërë për ne të gjithë dhe të vjen keq për ligësitë tona, sill ndërmënd përdëllimet e Tua dhe mëshirën Tënde; hidh syrin mbi ne me mirësinë Tënde dhe jepna që me hirin Tënd të shpëtojmë edhe në pjesën tjetër të ditës së sotme nga kurthet e ndryshme të të ligut; dhe me hirin e Shpirtit Tënd të Tërëshenjtë, ruajna jetën tonë të paprekur nga synimet e liga. Me mëshirën dhe njeridashjen e Birit tënd të vetëmlindur me të cilin je i bekuar, bashkë me Shpirtin Tënd të Tërëshenjtë, të mirë dhe jetëbërës, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

O Lord, Lord, who upholdest all things in the all-pure hollow of thy hand; who showest long-suffering upon us all, and repentest thee at our calamities: Remember thy bounties and thy mercy. Visit us with thy loving-kindness: and grant that, through the residue of thy day, by thy grace, we may avoid the divers subtle snares of the Evil One, and preserve our lives unassailed; through the grace of thine all-holy Spirit. Through the mercy and love toward mankind of thine Only-begotten Son, with whom thou art blessed, together with thine all-holy, and good, and life-creating Spirit, now, and ever, and unto ages of ages. Amen.

Urata VI: O Perëndi i madh dhe i çuditshëm, Ti që drejton gjithësinë me mirësi të patreguar dhe përkujdesje të pasur, Ti që na dhurove të mirat e dheshme dhe që na sigurove mbretërinë e premtuar me anën e të mirave që na ke falur gjer tani; Ti që na ndihmove t'i shmangemi çdo të keqeje gjatë pjesës së kaluar të ditës së sotme, dhurona që edhe pjesën tjetër ta kalojmë pa njollë, para lavdisë sate të shenjtë që të të himnojmë Ty, Perëndinë tonë të vetmin të mirë dhe njeridashës. Se Ti je Perëndia ynë dhe Ty ta drejtojmë lavdinë, Atit, e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

O God, great and wonderful, who with wisdom inscrutable and great riches of providence orderest all things, and bestowest upon us earthly good things; who hast given us a pledge of the promised kingdom through the good things already bestowed upon us, and hast made us to shun all evil during that part of the day which is past: Grant that we may also fulfil the residue of this day without reproach before thy holy glory, and hymn thee, the only good one, our God, who lovest mankind. For thou art our God, and unto thee we ascribe glory, to the Father, and to the Son, and to the Holy Spirit, now, and ever, and unto ages of ages. Amen.

Urata VII: O Perëndi i madh dhe i lartë, që Ti vetëm ke pavdekësi, që banon në dritën e paafruar; që bëre tërë krijesën me urtësi; që bëre ndarjen midis dritës dhe errësirës; që vure diellin për të zotëruar ditën, dhe hënën e yjet për të zotëruar natën; që na bëre të denjë ne mëkatarët të arrijmë edhe në këtë orë përpara fytyrës sate në rrëfim, dhe të të sjellim lavdërimin mbrëmësor. Po Ti, o Zot njeridashës, drejtoje lutjen tonë si temjam përpara teje dhe prite si erë të këndshme; dhe falna këtë mbrëmje dhe natën që vjen me paqe. Vishna me armë drite. Shpëtona nga frika e natës dhe nga çdo gjë që ecën në errësirë; dhe gjumin që na e dhurove, për çlodhje në dobësinë tonë, falna të lirë çdo fantazi djallëzore. Po, o Zot i të gjithave, dhurues i të mirave, jepna që edhe natën në shtratet tona, me dhimbje shpirtërore të kujtojmë emrin tënd, dhe të ndriçuar prej kujtimit të porosive të Tua të ngrihemi me ngazëllim shpirti për të lavdëruar mirësinë Tënde, duke i parashtruar falje dhe lutje mëshirës Sate për mëkatet tona dhe të të gjithë popullit Tënd; mbi të cilin hidh syrin me ndërmjetimet e Hyjlindëses së Shenjtë. Se Ti je Perëndi i mirë dhe njeridashës dhe Ty ta drejtojmë lavdinë, Atit, e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

O great and most high God, who alone hast immortality, and dwellest in light unapproachable; who hast made all creation in wisdom; who hast divided the light from the darkness, and hast appointed the sun to rule the day, the moon and stars also to rule the night; who hast vouchsafed unto us sinners at this present hour also to come before thy presence with confession, and to offer unto thee our evening sacrifice of praise: Do thou thyself, who lovest mankind, direct our prayer as a censer before thee, and accept it for a savour of sweet incense; and grant that we may pass this present evening and the coming night in peace. Endue us with the armour of light. Deliver us from the terror of the night, and from everything that walketh in darkness; and grant that the sleep, which thou hast appointed for the repose of our weakness, may be free from every imagination of the Devil. Yea, O Master, Bestower of all good things, may we, being moved to compunction upon our beds, call to remembrance thy holy Name in the night season: that, enlightened by meditation on thy statutes, we may rise up in joyfulness of soul to glorify thy goodness, offering up prayers and supplications unto thy tender love for our own sins and for those of all thy people: whom do thou visit in mercy, through the intercessions of the holy Birth-giver of God. For thou art a gracious God, and lovest mankind, and unto thee do we ascribe glory, to the Father, and to the Son, and to the Holy Spirit, now, and ever, and unto ages of ages. Amen.

Teksti shqip është i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, me leje. orthodoxalbania.org. Teksti anglisht është nga Service Book i Isabel F. Hapgood (1922).

Ç’kuptim ka

Isabel Florence Hapgood
«Prifti qëndron përpara Derës së Bukur, që është e mbyllur, dhe lexon pa zë uratat e mbrëmjes, duke simbolizuar kështu Adamin që vajton i penduar përpara portave të Parajsës. Prifti i lexon këto urata kokëzbuluar, në shenjë pendimi dhe përulësie.»

Hapgood, Service Book (1922), f. 593 · përkthyer nga kjo faqe

Isabel Florence Hapgood
«Në librat e shërbesave të Kishës këto urata quhen “Uratat e Dritës”, sepse në to prifti e lavdëron Zotin, që banon në Dritë të patreguar, për dhuratën e dritës materiale dhe lutet për ndriçimin e shpirtit.»

Hapgood, Service Book (1922), f. 594 · përkthyer nga kjo faqe

Në këtë hap