Etërit mbi Ungjijtë

Liturgjia Hyjnore e Shën Joan Gojartit · Hapi 12

Himni Trishenjtor

Çfarë ndodh

Psaltët këndojnë tri herë Himnin Trishenjtor, «Shenjt Perëndi, Shenjt i fuqishëm, Shenjt i pavdekshëm, mëshirona», pastaj «Lavdi Atit...» me «Shenjt i pavdekshëm...», dhe, pas thirrjes së dhjakonit «Fuqi» (Dhinamis), gjithë himnin përsëri. Prifti dhe dhjakoni e thonë pa zë, me tri metani, dhe prifti shkon në Vendin e Lartë, prapa Tryezës së Shenjtë (altarit). Në disa të kremte të mëdha, si dhe të Shtunën e Llazarit, në vend të tij këndohet një himn tjetër.

Kush bën çfarë

  • PriftiUratën që thotë pa zë e mbyll me zë të lartë, «Se i shenjtë je, o Perëndia ynë...»; e thotë himnin pa zë tri herë, me tri metani, dhe shkon në Vendin e Lartë duke thënë «I bekuar është ai që vjen...».
  • DhjakoniTe Dera e Bukur, i kthyer nga populli dhe duke mbajtur cepin e orarit (shiritit të gjatë të dhjakonit), thotë «Le t'i lutemi Zotit»; pasi kthehet brenda, thërret «Fuqi» dhe kërkon «Beko, o Zot, fronin lart».
  • PsaltëtKëndojnë «Amin», tri herë Himnin Trishenjtor, «Lavdi Atit...» me «Shenjt i pavdekshëm...» dhe gjithë himnin përsëri pas «Fuqi», ose, në ato ditë, himnin që zë vendin e tij.
  • PopulliKëndojnë Himnin Trishenjtor me zë të ulët bashkë me psaltët, ose dëgjojnë, në këmbë ose ulur, si të duan.

Kur prifti shërben pa dhjakon: Kur nuk ka dhjakon, prifti i thotë vetë thirrjet e dhjakonit.

Fjalët

Dhiaku i kthyer nga populli, nga ana e majtë e Derës së Bukur, dhe duke mbajtur me gjishtrinjtë e dorës së tij të djathtë cepin e Orarit, thotë:

The deacon, turned towards the people, on the left side of the Holy Doors, and holding the end of his orarion with the fingers of his right hand, says:

Dhiaku

Le t'i lutemi Zotit.

Let us pray to the Lord.

Dhe kthehet përsëri në hierore në vendin e tij të zakonshëm.

And he returns again into the sanctuary, to his usual place.

Psaltët

Mëshiro, o Zot.

Lord, have mercy.

Prifti

(pa zë) O Perëndi i shenjtë, që prehesh ndër të shenjtët, që himnohesh me zë trishenjtor nga serafimet dhe që lavdërohesh nga keruvimet e që adhurohesh nga çdo fuqi qiellore; ti që krijove gjithësinë nga e mosqena; që bëre njeriun simbas ikonës dhe shëmbëllesës sate, dhe e stolise me tërë dhuratat e tua; ti që i jep urtësi dhe mençuri atij që kërkon, dhe nuk e heq syrin nga mëkatari, por caktove pendimin për shpëtim; ti që na bëre të denjë ne shërbëtorët e tu të përulur dhe të padenjë që të qëndrojmë në këtë orë përpara lavdisë të altarit tënd të shenjtë dhe të të parashtrojmë adhurimin dhe lavdërimin që kemi për detyrë ndaj Teje. Ti, o Zot, prano dhe nga goja e neve mëkatarëve himnin trishenjtor, dhe vështrona me mirësinë tënde. Falna çdo faj të bërë me dashje ose pa dashje; shenjtërona shpirtrat dhe trupat tanë; dhe bëna të denjë që të të adhurojmë me shpresëtari tërë ditët e jetës sonë; me ndërmjetimet e Hyjlindëses së shenjtë dhe të gjithë shenjtorëve që të kanë pëlqyer që prej jete.

O holy God, who restest in the Saints; who art hymned by the Seraphim with a thrice-holy cry, and glorified by the Cherubim, and adored by every heavenly Power; who out of nothingness hast brought all things into being; who hast created man after thine own image and likeness, and hast adorned him with every gift of thine; who givest unto those that ask of thee wisdom and understanding; who despisest not the sinner, but hast appointed repentance unto salvation; and hast vouchsafed unto us, thy humble and unworthy servants here, at this hour, to stand before the glory of thy holy Altar, and to render unto thee that adoration and praise which are thy due: Do thou, the same Lord, accept from the mouths of us sinners, the Thrice-Holy song, and visit us with thy beneficence. Pardon us every transgression, whether voluntary or involuntary. Sanctify both our souls and bodies, and grant that we may serve thee in uprightness all the days of our life: through the intercessions of the holy Birth-giver of God, and of all the Saints of all the ages who have been well-pleasing unto thee.

(me zë të lartë) Se i shenjtë je, o Perëndia ynë, dhe Ty ta drejtojmë lavdinë, Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë,

For holy art thou, O our God, and unto thee we ascribe glory, to the Father, and to the Son, and to the Holy Spirit, now, and ever;

Dhiaku

E në jetë të jetëve.

Even unto ages of ages.

Psaltët

Amin.

Amen.

Dhe menjëherë psalin:

And immediately they sing:

Psaltët

Shenjt Perëndi, Shenjt i fuqishëm, Shenjt i pavdekshëm, mëshirona (tri herë). Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë. Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin. Shenjt i pavdekshëm, mëshirona.

O Holy God, Holy Mighty, Holy Immortal One, have mercy upon us.

Prifti dhe dhiaku thonë: «Shenjt Perëndi...», pa zë, tri herë duke bërë tri metanira. Kur meshon episkop dhe kur meshojnë më shumë se një prift «Shenjt Perëndi...» e psalin dhe këtë nga hierorja.

The priest and the deacon say: «O Holy God...», inaudibly, three times, making three prostrations. When a bishop celebrates, and when more than one priest celebrates, «O Holy God...» they sing this too from the sanctuary.

Dhiaku

Fuqi.

Dynamis.

Psaltët

Shenjt Perëndi, Shenjt i fuqishëm, Shenjt i pavdekshëm, mëshirona.

O Holy God, Holy Mighty, Holy Immortal One, have mercy upon us.

Ditën e Ngritjes së Kryqit (14 shtator) në vend të «Shenjt Perëndi...» psalet himni «Kryqit tënd i falemi, o Zot, dhe Ngjalljen tënde të shenjtë e lavdërojmë». Në të kremtet e mëdha të Krishtlindjes, të Ujit të Bekuar, të Pashkës së Madhe, të Pesëdhjetores (Pendikostisë) si dhe të shtunën e Shën Llazarit në vend të «Shenjt Perëndi...» psalet «Sa u pagëzuat më Krishtin, me Krishtin u veshët. Aliluia.»

On the day of the Exaltation of the Cross (14 September), in place of «O Holy God...» there is sung the hymn «Thy Cross do we adore, O Master, and thy holy Resurrection do we glorify». On the great feasts of the Nativity of Christ, of Theophany, of Great Pascha, of the Fiftieth Day (Pentecost), and on the Saturday of Saint Lazarus, in place of «O Holy God...» there is sung «As many as have been baptized into Christ have put on Christ. Alleluia.»

Dhiaku

(me zë të ulët) Urdhëro, o Zot.

Command, Master.

Prifti bekon duke thënë:

The priest blesses, saying:

Prifti

(me zë të ulët) I bekuar është ai që vjen në emrin e Zotit.

Blessed is he that Cometh in the Name of the Lord.

Dhiaku

(me zë të ulët) Beko, o Zot, fronin lart.

Bless, Master, the seat on high.

Prifti

(me zë të ulët) I bekuar je mbi fronin e lavdisë së mbretërisë sate, ti që rri mbi Keruvimet, gjithnjë; tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

Blessed art thou on the throne of glory of thy kingdom, who sittest on the Cherubim, always, now, and ever, and unto ages of ages.

Teksti shqip është i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, me leje. orthodoxalbania.org. Teksti anglisht është nga Service Book i Isabel F. Hapgood (1922).

Ç’kuptim ka

Protopresviter Thomas Hopko
«Ai është një himn kushtuar Shën Trinisë, në praninë e të Cilit të krishterët e shohin vetveten në Meshë. Brenda pranisë se Mbretërisë së Perëndisë, njerëzit janë aftësuar nga Krishti dhe nga Shpirti i Shenjtë, të dëgjojnë, të kuptojnë dhe të bëjnë Fjalën e Perëndisë, e cila do t’iu lajmërohet atyre prej fronit të Atit.»

«Hyrja e Vogël», Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

Shën Joan Gojarti
«“Sa të mëdha janë dhuratat e Krishtit! Lart në qiell, e lavdërojnë ushtritë e engjëjve. Këtu poshtë, në kishat e shenjta, njerëzit psalin njëlloj si engjëjt. Në qiell, Serafimet psalin Himnin Trishenjtor. Në tokë, brenda kishave të shenjta, të njëjtin himn e psal tërësia e besimtarëve. Kështu, pra, kemi një panair të përbashkët ndërmjet qielloreve dhe tokësoreve. Një të psalur falënderimi, ngazëllimi dhe gëzimi”.»

«Liturgjia Hyjnore (Pjesa I) – Priftmurgu Grigor Kutlumusiani», Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

Shën Simeoni i Selanikut
«Himni Trishenjtor, që thuhet menjëherë pas, shfaq misterin e Trinisë, të cilin njerëzve ua shfaqi Mishërimi i një Personi të Trinisë, si edhe bashkëndjesinë dhe bashkimin e engjëjve dhe të njerëzve. Prandaj edhe këndohet brenda Hierores nga priftërinjtë dhe jashtë saj nga klerikët dhe laikët: sepse përmes Krishtit është formuar një Kishë e vetme e engjëjve dhe e njerëzve.»

Neale dhe Littledale, The Liturgies (1869), f. xxv · përkthyer nga kjo faqe

Protopresviter D. Sokolof
«Arsyeja e këtij zëvendësimi është se në kohët e lashta katekumenët e kishin zakon ta merrnin Misterin e Pagëzimit sidomos në ato ditë. Kisha e ka ruajtur këtë zakon me qëllim që ne, të cilët jemi pagëzuar, të kujtojmë zotimet që dhamë atëherë.»

Sokolof, A Manual of the Orthodox Church's Divine Services (1899), f. 65 · përkthyer nga kjo faqe

Në këtë hap