Festat e vitit · 6 gusht
Metamorfoza
The Transfiguration
Metamorfoza përkujton ditën kur Krishti mori Pjetrin, Jakovin dhe Joanin, u ngjit me ta në një mal të lartë, sipas traditës në malin Tabor, dhe u shndërrua para tyre. Kjo ndodhi pak pasi apostujt e kishin pohuar si Krishtin, Birin e Perëndisë së gjallë, dhe Ai u kishte thënë se duhej të vuante, të vritej dhe të ngjallej ditën e tretë. Fytyra e Tij shkëlqeu si dielli dhe rrobat e Tij u bënë të bardha si drita. U shfaqën Moisiu dhe Ilia dhe bisedonin me Të. Një re e shndritshme i mbuloi, një zë nga reja tha se Ai ishte Biri i dashur dhe u tha ta dëgjonin, dhe nxënësit ranë me fytyrë përdhe dhe i zuri një frikë e madhe. Kështu apostujt panë lavdinë e Perëndisë në personin e Krishtit, dhe e panë para Kryqit, që të njihnin se kush ishte Ai që vuajti për ta. Në fillim festa i përkiste periudhës para Pashkës. Sot Kisha e kremton më 6 gusht, dhe në këtë ditë sillen në kishë dhe bekohen rrushi dhe frutat e tjera, shenjë e metamorfozës përfundimtare të të gjitha gjërave në Krishtin.
Leximet
- Mbrëmësorja
- Mbrëmësorja
- Mbrëmësorja
- Mbrëmësorja
- Mbrëmësorja
- Mëngjesorja
- Apostulli
- Ungjilli
Himnet e festës
Kur u shpërfytyrove në mal, o Krisht Perëndi, lavdinë tënde i tregove nxënësve, në masën që ata mund ta mbanin. Le të ndriçojë mbi ne mëkatarët drita jote e përjetshme. Me ndërmjetimet e Hyjlindëses, O Jetëdhënës, lavdi më TyThou wast transfigured upon the Mount, O Christ-God, revealing unto thy disciples thy glory in so far as they were able to bear it. Let thy light everlasting illumine us sinners also; through the prayers of the Birth-giver of God. O Light-giver, glory to thee!
«Shpërfytyrimi (Metamorfoza).», Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë
Në mal u shpërfytyrove, o Krisht Perëndi dhe nxënësit panë lavdinë tënde, aq sa ata mund ta shikonin dhe kështu, kur do të shikonin në kryq, do e kuptonin që pësimi yt ishte i vullnetshëm dhe do të shpallnin në tërë botën, se Ti je me të vërtetë Shkëlqimi i AtitUpon the Mount wast thou transfigured, and thy disciples, in so far as they were qualified, beheld thy glory, O Christ-God; that when they should see thee crucified they might comprehend that thy suffering was voluntary, and proclaim it unto the world: For thou art, of a truth, the effulgence of the Father.
«Shpërfytyrimi (Metamorfoza).», Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë
Çfarë thotë Kisha për të
«Në Shpërfytyrimin, apostujt panë lavdinë e Perëndisë të pranishme në madhështi, në personin e Krishtit. Ata panë, që me të vërtetë në atë “tërë plotësia e Perëndisë pëlqeu të banojë” dhe që “në atë gjithë plotësia e hyjnisë banon trupërisht” (Kolosianët 1:19, 2:9). Ata e panë këtë para kryqëzimit, që të mund të njihnin se kush ishte ai që vuajti për ata dhe se çfarë ka përgatitur ai, i cili është Perëndi, për ata që e duan atë.»«Shpërfytyrimi (Metamorfoza).», Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë
«Këto dy figura qëndrojnë për vetë Dhiatën e Vjetër: Moisiu për Ligjin dhe Elia për Profetët. Dhe Krishti është përmbushja e Ligjit dhe e Profetëve (Mattheu 5:17).»«Shpërfytyrimi (Metamorfoza).», Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë
«Shpërfytyrimi i Krishtit na zbulon destinimin përfundimtar të të gjithë njerëzve dhe të të gjithë krijimit – që do transformohet dhe lavdërohet nëpërmjet shkëlqimit madhështor të vetë Perëndisë.»«Shpërfytyrimi (Metamorfoza).», Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë
«Bekimi në këtë ditë i rrushit, si edhe i frutave dhe zarzavateve të tjera, është shenja me e bukur dhe më e përshtatshme e shpërfytyrimit final të të gjitha gjërave në Krishtin. Ai tregon lulëzimin dhe frutshmërinë përfundimtare të të gjithë krijimit në parajsën e Mbretërisë së jetës pambarim të Perëndisë, ku gjithçka do të transformohet nga lavdia e Zotit.»«Shpërfytyrimi (Metamorfoza).», Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë
Lexoni më shumë në faqe
- Metamorfoza · Ungjilli me Etërit
