Mëngjesorja e së Dielës · Hapi 19
Bekimtoret ngjallësore
Çfarë ndodh
Pas Ndenjësoreve psaltët këndojnë Bekimtoret ngjallësore në tingullin tërthor të parë, një nga tetë mënyrat muzikore. Refreni «I bekuar je, o Zot, mësomë porositë e tua» vjen para secilit nga katër troparet (himne të shkurtra) për Ngjalljen dhe për gratë miroprurëse te varri. Vijnë pastaj «Lavdi Atit...» me një himn për Trininë, «Tani e përherë...» me një hyjlindësore (një himn kushtuar Virgjëreshës Mari) dhe tri herë «Aliluia...».
Kush bën çfarë
- PsaltëtKëndojnë refrenin dhe katër troparet, pastaj himnin për Trininë, hyjlindësoren dhe tri herë «Aliluia, aliluia, aliluia. Lavdi më Ty, o Perëndi».
- PopulliKëndojnë me zë të ulët bashkë me psaltët, kur i dinë himnet, ose dëgjojnë, në këmbë ose ulur, si të duan.
Fjalët
Dhe pas Ndenjësoreve, koret psalin Bekimtoret ngjallësore.
And after the sessional hymns, the choirs sing the Evlogitaria of the Resurrection.
Bekimtoret ngjallësore
The Evlogitaria of the Resurrection
Ting. Tërth. I
Plagal Tone I
I bekuar je, o Zot, mësomë porositë e tua.
Blessed art thou, O Lord: teach me thine ordinances.
Të gjithë engjëjt u çuditën, kur të panë që u numërove ndër të vdekurit, që rrëzove Shpëtimtar fuqinë e vdekjes, që ngrite Adamin bashkë me veten tënde dhe që i çlirove të gjithë prej Skëterrës.
The company of the Angels was amazed, when they beheld thee numbered among the dead, yet thyself, O Saviour, destroying the power of death, and with thee raising up Adam and releasing all men from Hell.
I bekuar je, o Zot, mësomë porositë e tua.
Blessed art thou, O Lord: teach me thine ordinances.
Përse i përzieni, o nxënëse, mirot me lotët e dhimbjes? Engjëlli që shkëlqente në varr, u thoshte miroprurëseve: Shikojeni vetë varrin dhe gëzohuni, se Shpëtimtari u ngrit prej varrit.
Wherefore, O Women Disciples, do ye mingle sweet-smelling spices with your tears of pity? the radiant Angel within the sepulchre cried unto the Myrrh-bearing Women: Behold the grave, and understand; for the Saviour is risen from the tomb.
I bekuar je, o Zot, mësomë porositë e tua.
Blessed art thou, O Lord: teach me thine ordinances.
Herët në mëngjes, miroprurëset vrapuan te varri yt duke vajtuar, po u qëndroi përpara engjëlli dhe u tha: Koha e vajtimit shkoi, mos qani, po ngjalljen Apostujve thuajani.
Very early in the morning did the Myrrh-bearing Women run lamenting unto thy tomb; but an Angel came toward them, saying: The time for lamentation is passed; weep not; but announce unto the Apostles the Resurrection.
I bekuar je, o Zot, mësomë porositë e tua.
Blessed art thou, O Lord: teach me thine ordinances.
Gratë miroprurëse, duke ardhur me miro te varri yt, o Shpëtimtar, dëgjuan engjëllin që u thoshte: Pse e numëroni të gjallin ndër të vdekurit? Se ai u ngrit prej varrit si Perëndi.
The Myrrh-bearing Women mourned as, bearing unguents, they drew near thy tomb, O Saviour. But the Angel spake unto them, saying: Why number ye the living among the dead? In that he is God he is risen from the grave.
Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë.
Glory to the Father, and to the Son, and to the Holy Spirit.
I falemi Atit e Birit të Tij edhe Shpirtit të Shenjtë, Trinisë së Shenjtë të njëqenshme, duke thirrur bashkë me Serafimet: I shenjtë, i shenjtë, i shenjtë, je o Zot.
We adore the Father, as also his Son, and the Holy Spirit, the Holy Trinity in One Essence, crying with the Seraphim: Holy, holy, holy art thou, O Lord.
Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Now, and ever, and unto ages of ages. Amen.
Duke lindur Jetëdhënësin, shpëtove, o Virgjëreshë, Adamin prej mëkatit, edhe Evës i dhe gëzim në vend të helmit; atë që ra nga jeta e drejtoi tek ajo, Perëndinjeriu që mori trup prej teje.
In that thou didst bear the Giver of Life, O Virgin, thou didst redeem Adam from sin, and didst give to Eve joy in place of sadness; and He who was incarnate of thee, both God and man, hath restored to life those who had fallen therefrom.
Aliluia, aliluia, aliluia. Lavdi më Ty, o Perëndi. (3 herë)
Alleluia, alleluia, alleluia. Glory to thee, O God.
Teksti shqip është i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, me leje. orthodoxalbania.org. Teksti anglisht është nga Service Book i Isabel F. Hapgood (1922).
Ç’kuptim ka
«Në festat e mëdha këndohen lavdërime dhe psalme të veçanta, ndërsa në Ditën e Zotit (të Dielën) këndohen himne të Ngjalljes së Krishtit prej së vdekurish (Ngjallësoret).»«Shërbesa e Mëngjesit», Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë
«Të dielave, në vend të këtij vargu këndohen troparet e Ngjalljes; ato flasin për Ngjalljen e Krishtit dhe i ftojnë besimtarët t'i falen Trinisë së Tërëshenjtë. Këto tropare këndohen me përgjigjen “I bekuar je, o Zot, mësomë porositë e tua” dhe mbarojnë me një himn për nder të Hyjlindëses (hyjlindësore).»Sokolof, A Manual of the Orthodox Church's Divine Services (1899), f. 50 · përkthyer nga kjo faqe