Etërit mbi Ungjijtë

Mëngjesorja e së Dielës · Hapi 18

Ndenjësoret e tingullit

Çfarë ndodh

Psaltët këndojnë Ndenjësoret e tingullit: dy grupe, secili me dy himne dhe një hyjlindësore (një himn kushtuar Hyjlindëses, Virgjëreshës Mari). Libri i tingullit e vendos secilin grup pas një stihologjie, një leximi nga Psaltiri, libri i psalmeve; libri i Kishës për të dielën nuk jep asnjë lexim dhe i vendos himnet menjëherë pas Lutjes së Vogël. Ato ndryshojnë çdo javë sipas radhës së tetë tingujve, ose mënyrave muzikore; faqja merr si shembull tingullin e parë.

Kush bën çfarë

  • PsaltëtKëndojnë njëri pas tjetrit dy grupet e Ndenjësoreve, secilin himn sipas melodisë së modelit të vet.
  • PopulliDëgjojnë, në këmbë ose ulur, si të duan.

Kur prifti shërben pa dhjakon: Kur nuk ka dhjakon, këtu nuk ndryshon asgjë: prifti e ka thënë tashmë vetë Lutjen e Vogël, përpara Tryezës së Shenjtë (altarit).

Fjalët

Në vazhdim psalen Ndenjësoret e tingullit të javës.

Next the sessional hymns of the tone of the week are sung.

Himnet e javës, si shembull: Tingulli i parë

Pas Stihologjisë së parë, Ndenjësoret

After the first reading of the Psalter, the Sessional Hymns

Ton tafon su Sotir

Ton tafon su Sotir

Ushtarët, Shpëtimtar,* që të ruanin varrin,* nga engjëlli q'u duk,* si të vdekur u bënë,* kur ndriti dhe u lajmëroj* grave Ngjalljen me gaz të madh.* Ty të japim lavd,* o shkatërrues i prishjes,* dhe mëgjunjazi* të biem ty, Perëndisë,* që u ngjalle së vdekurish.*

The soldiers who guarded thy tomb, O Saviour, became as dead men because of the angel who appeared, when he shone forth and announced unto the women the Resurrection with great joy. Unto thee we give glory, O Destroyer of corruption, and on bended knee we fall down before thee, O God, who didst rise from the dead.

Lavdi

Glory...

Ton tafon su Sotir

Ton tafon su Sotir

Mbërthehesh përmbi Kryq,* Shpëtimtar, duke dashur,* dhe vihesh në një varr,* Perëndi jetëdhënës,* e shtyp dhe krejt e shkatërron* të mallkuarin Hadh përdhe,* tmerri pra i kap* të gjithë djajt' e Skëterrës,* dhe të gjith' i ngre* sa kishin vdekur qëmoti,* i vetmi mik i njerëzve.*

Thou art nailed upon the Cross willingly, O Saviour, and art laid in a tomb, O life-giving God; thou dost crush accursed Hades to the ground and utterly destroy it; and terror seizeth all the demons of Hell, and thou raisest up all who had died of old, O only Friend of mankind.

Tani

Now and ever...

Ton tafon su Sotir

Ton tafon su Sotir

Si Nën' të Zotit Krisht,* ne besnikët të lusim,* o Zonjë Shën Mari,* Virgjëreshë pas lindjes,* përikim pra te ti me mall,* si e mirë që je për ne;* ty të kemi pra,* ne mëkatarët si mbrojtje* prej rreziqeve,* dhe shpëtimtare në ngasje,* o Zonjë Hyjlindëse.*

As the Mother of Christ the Lord, we the faithful entreat thee, O Lady, holy Mary, Virgin after childbirth; unto thee we flee with longing, for thou art good toward us. Thee therefore do we sinners have as a protection from dangers and a saviour in temptations, O Lady, Birth-giver of God.

Pas Stihologjisë së dytë, Ndenjësoret

After the second reading of the Psalter, the Sessional Hymns

Tu lithu sfragjisthentos

Tu lithu sfragjisthentos

Drejt varrit qëmenatë miroprurëset shkuan* edhe u tmerruan kur panë* dy engjëj të shkëlqyer,* se varri lëshonte shkrepëtim',* çudia mendjen ua turbulloj;* edhe rendën dhe dishepujve në qytet* me gaz ua çuan lajmin:* Skëterrën e plaçkiti Zoti Krisht* dhe i ngjalli të varrosurit,* edhe tutje e largoj me Kryq* frikën e gjyqeve.*

At dawn the Myrrh-bearing Women went to the tomb, and they were terrified when they saw two shining angels, for the tomb flashed forth lightning, and the wonder troubled their minds. And they ran and with joy carried the tidings to the disciples in the city: Christ the Lord hath despoiled Hell and raised up the buried, and by the Cross hath driven far away the fear of judgments.

Lavdi

Glory...

Tu lithu sfragjisthentos

Tu lithu sfragjisthentos

Mbi Kryq pra u mbërtheve ti, o jet' e pasosur,* dhe në varr u shtrive i vdekur,* o Krisht, o Jetëdhënës;* u ngjalle të tretën dit', o Zot,* dhe jetën u dhurove njerëzve.* Prandaj pra ushtrit' engjëllore lart* të thërrisnin, Jetëdhënës.* Lavdi më ty që hoqe keq për ne,* u ngjalle dhe hipe lart në q'ell,* dhe kujdesesh gjithnjë për ne,* o mik i njerëzve.*

Thou wast nailed upon the Cross, O Life without end, and wast laid dead in the tomb, O Christ, O Giver of Life; thou didst rise on the third day, O Lord, and didst grant life unto men. Wherefore the angelic hosts on high cried aloud unto thee, O Giver of Life: Glory to thee, who didst suffer for us, didst rise and ascend on high into heaven, and dost ever care for us, O Friend of mankind.

Tani

Now and ever...

Ton tafon su Sotir

Ton tafon su Sotir

O Zonjë Shën Mari,* en' e zgjedhur e Zotit,* na ngri dhe na shpëto* ne të mjerët që humbëm* në pellg të dëshpërimeve* dhe në pus të mëkateve,* ti je ndihmëse* edhe përkrahje e fortë,* dhe mbrojtje e besnikëve.*

O Lady, holy Mary, chosen vessel of the Lord, raise us up and save us, wretched ones who are lost in the gulf of despair and in the pit of sins; thou art the helper and strong support and protection of the faithful.

Teksti shqip është i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, me leje. orthodoxalbania.org. Teksti anglisht është nga Service Book i Isabel F. Hapgood (1922).

Ç’kuptim ka

Protopresviter D. Sokolof
«Kjo pjesë e Shërbesës së Mëngjesores, që përbëhet nga një lexim i gjatë dhe i vazhdueshëm psalmesh, ku ndërfuten vetëm dhoksologji të shkurtra për nder të ardhjes së Krishtit në botë dhe në kujtim të mëshirave që Ai solli me ardhjen e Tij, na kujton kohën kur Krishti jetonte tashmë mbi tokë, por pothuajse askush nuk e njihte, ndërsa njerëzit vazhdonin të prisnin ardhjen e Tij dhe i luteshin Perëndisë për mëshirë, duke dëgjuar me dyshim dhe hutim lajmin se Zoti ishte shfaqur tashmë mbi tokë.»

Sokolof, A Manual of the Orthodox Church's Divine Services (1899), f. 50 · përkthyer nga kjo faqe

Protopresviter D. Sokolof
«Pas troparit vijnë kathizmat sipas radhës së tyre, që shprehin, me fjalët e Psalmeve, vetëdijen tonë se jemi të padenjë përpara Perëndisë.»

Sokolof, A Manual of the Orthodox Church's Divine Services (1899), f. 49 · përkthyer nga kjo faqe

Në këtë hap