Fjalët e shërbesave · Pjesët e shërbesave
Stihologjia
The reading of the Psalter · Greqisht: Στιχολογία, Καθίσματα (Stichologia, Kathismata)
Stihologjia është leximi i psalmeve sipas kathizmave, pjesëve në të cilat ndahet Psaltiri. Në Mbrëmësoren e së shtunës caktohet kathizma e parë, «Lum ai njeri», kurse në mbrëmjet e tjera kathizma e ditës; në Mëngjesore, pas troparit vijnë dy stihologji, secila e mbyllur me një Lutje të Vogël dhe e ndjekur nga ndenjësoret. Kishat e enorive zakonisht i lënë jashtë këto psalme, kurse manastiret i lexojnë; libri i Kishës për të dielën kalon nga tropari dhe Lutja e Vogël që e ndjek drejt e te ndenjësoret.