Mëngjesorja e së Dielës · Hapi 12
Gjashtë Psalmet: Psalmi 142
Çfarë ndodh
Lexuesi lexon Psalmin 142, të fundit nga Gjashtë Psalmet, dhe në fund thotë përsëri dy vargje prej tij, të parin dy herë. Përpara ikonës së Krishtit prifti vijon Uratat e mëngjesit.
Kush bën çfarë
- PriftiVijon pa zë Uratat e mëngjesit përpara ikonës së Krishtit.
- LexuesiLexon Psalmin 142, pastaj thotë përsëri dy vargje prej tij, të parin dy herë.
- PopulliDëgjojnë psalmin e fundit.
Fjalët
Psalmi 142
Psalm 142
O Zot, dëgjo faljen time, vëri veshin lutjes sime sipas së vërtetës sate, dëgjomë sipas drejtësisë sate.
O Lord, attend to my prayer: hearken to my supplication in thy truth; hear me in thy righteousness.
Dhe mos hyr në gjyq me shërbëtorin tënd, se asnjë i gjallë nuk do të dalë i drejtë përpara teje.
And enter not into judgment with thy servant, for in thy sight shall no [man] living be justified.
Se armiku ma ndoqi shpirtin, dhe ma rrëzoi jetën përdhe.
For the enemy has persecuted my soul; he has brought my life down to the ground
Më vuri në vende të errëta, si të vdekurit prej kohe, shpirti m'u trishtua dhe zemra m'u trondit.
he has made me to dwell in a dark [place], as those that have been long dead. Therefore my spirit was grieved in me; my heart was troubled within me.
Kujtova ditët e lashta, mendova gjithë veprat e tua, sillja ndër mend punët e duarve të tua.
I remembered the days of old; and I meditated on all thy doings: [yea], I meditated on the works of thine hands.
I shtriva duart drejt teje; shpirti im ka etje për ty si toka e thatë.
I spread forth my hands to thee; my soul [thirsts] for thee, as a dry land.
Dëgjomë shpejt, o Zot, m'u zu fryma, mos e kthe mënjanë fytyrën tënde prej meje, që të mos bëhem si ata që zbritën në varr.
Hear me speedily, O Lord; my spirit has failed; turn not away thy face from me, else I shall be like to them that go down to the pit.
Bëj që të dëgjoj përdëllimin tënd në mëngjes, se te ti shpresova.
Cause me to hear thy mercy in the morning; for I have hoped in thee
Tregomë, o Zot, udhën ku duhet të eci, se te ti e kam varur shpirtin.
make known to me, O Lord, the way wherein I should walk; for I have lifted up my soul to thee.
Shpëtomë prej armiqve të mi, o Zot, se te ti kërkova strehë.
Deliver me from mine enemies, O Lord; for I have fled to thee for refuge.
Mësomë të bëj dëshirën tënde, se ti je Perëndia im.
Teach me to do thy will; for thou art my God
Fryma jote e mirë do të më udhëheqë në vend të drejtë. Për emrin tënd, o Zot, gjallëromë.
thy good Spirit shall guide me in the straight [way]. Thou shalt quicken me, O Lord, for thy name's sake
Sipas drejtësisë sate, nxirr shpirtin tim nga trishtimi dhe, sipas mëshirës sate, shfarosi armiqtë e mi, dhe shkatërroji të gjithë ata që hidhërojnë shpirtin tim, se unë jam shërbëtori yt.
in thy righteousness thou shalt bring my soul out of affliction. And in thy mercy thou wilt destroy mine enemies, and wilt destroy all those that afflict my soul; for I am thy servant.
Dhe përsëri:
And again:
Dëgjomë, o Zot, sipas drejtësisë sate dhe mos hyr në gjyq me shërbëtorin tënd.
hear me in thy righteousness. And enter not into judgment with thy servant
Dëgjomë, o Zot, sipas drejtësisë sate dhe mos hyr në gjyq me shërbëtorin tënd.
hear me in thy righteousness. And enter not into judgment with thy servant
Fryma jote e mirë do të më udhëheqë në vend të drejtë.
thy good Spirit shall guide me in the straight [way].
Teksti shqip është i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, me leje. orthodoxalbania.org. Teksti anglisht është nga Service Book i Isabel F. Hapgood (1922).