Etërit mbi Ungjijtë

Mëngjesorja e së Dielës · Hapi 11

Gjashtë Psalmet: Psalmi 102

Çfarë ndodh

Psalmi 102 është i pesti nga Gjashtë Psalmet. Lexuesi thotë përsëri fundin e vargut që e mbyll, ndërsa përpara ikonës së Krishtit vazhdojnë uratat që prifti thotë pa zë.

Kush bën çfarë

  • PriftiVazhdon pa zë Uratat e mëngjesit përpara ikonës së Krishtit.
  • LexuesiLexon Psalmin 102 dhe thotë edhe një herë fundin e vargut që e mbyll.
  • PopulliDëgjojnë edhe më tej.

Fjalët

Psalmi 102

Psalm 102

Beko Zotin, o shpirti im, edhe ti, o zemra ime, emrin e tij të shenjtë.

Bless the Lord, O my soul; and all [that is] within me, [bless] his holy name.

Beko Zotin, o shpirti im, dhe mos harro tërë mirësitë e tij.

Bless the Lord, O my soul, and forget not all his praises

Atë që fal gjithë paudhësitë e tua, atë që shëron gjithë sëmundjet e tua.

who forgives all thy transgressions, who heals all thy diseases

Atë që shpëton jetën tënde prej prishjes, atë që të kurorëzon me mëshirë dhe dhembshuri.

who redeems thy life from corruption; who crowns thee with mercy and compassion

Atë që ta mbush dëshirën me të mira; atë që përtërit të ritë e tu si të shqiponjës.

who satisfies thy desire with good things: [so that] thy youth shall be renewed like [that] of the eagle.

Zoti tregon mëshirë dhe u jep të drejtë atyre që u bëhet padrejtësi.

The Lord executes mercy and judgment for all that are injured.

Ia bëri të njohura udhët e tij Moisiut, dëshirat e tij bijve të Izraelit.

He made known his ways to Moses, his will to the children of Israel.

Zoti është i dhembshur dhe përdëllyes, zemërgjerë e mëshirëplotë; nuk zemërohet përgjithmonë, as mban mëri përjetë.

The Lord is compassionate and pitiful, long-suffering, and full of mercy. He will not be always angry; neither will he be wrathful for ever.

Nuk veproi sipas paudhësive tona, as na e shpërbleu sipas mëkateve tona.

He has not dealt with us according to our sins, nor recompensed us according to our iniquities.

Sa e madhe është lartësia e qiellit nga dheu, aq e madhe është mëshira që tregon Zoti për ata që ia kanë frikën.

For as the heaven is high above the earth, the Lord has [so] increased his mercy toward them that fear him.

Sa larg është lindja nga perëndimi, aq i largoi prej nesh paudhësitë tona.

As far as the east is from the west, [so far] has he removed our transgressions from us.

Sikurse atit i dhimbsen të bijtë, ashtu edhe Zotit i dhimbsen ata që ia kanë frikën.

As a father pities [his] children, the Lord pities them that fear him.

Se ai e di se jemi krijuar dhe sjell ndër mend se jemi baltë.

For he knows our frame: remember that we are dust.

Ditët e njeriut janë si bari, lulëzon porsi lulja e fushës.

[As for] man, his days are as grass; as a flower of the field, so shall he flourish.

Se fryn era mbi të dhe s'është më, dhe nuk dihet më se ku e ka pasur vendin.

For the wind passes over it, and it shall not be; and it shall know its place no more.

Po mëshira e Zotit, jetë pas jete, është mbi ata që ia kanë frikën, dhe drejtësia e tij mbi bijtë e bijve, që ruajnë dhiatën e tij dhe që mbajnë ndër mend porositë e tij për t'i zbatuar.

But the mercy of the Lord is from generation to generation upon them that fear him, and his righteousness to children's children; to them that keep his covenant, and remember his commandments to do them.

Zoti e vendosi fronin e tij në qiell, dhe mbretëria e tij zotëron mbi të gjithë.

The Lord has prepared his throne in the heaven; and his kingdom rules over all.

Bekoni Zotin, gjithë ju engjëjt e tij, të fortë nga fuqia, që zbatoni porositë e tij, duke dëgjuar zërin e fjalëve të tij.

Bless the Lord, all ye his angels, mighty in strength, who perform his bidding, [ready] to hearken to the voice of his words.

Bekoni Zotin, gjithë ju fuqitë e tij, ju shërbyesit e tij, që zbatoni dëshirën e tij.

Bless the Lord, all ye his hosts; [ye] ministers of his that do his will.

Bekoni Zotin, gjithë ju veprat e tij; në çdo vend të sundimit të tij, beko Zotin, o shpirti im.

Bless the Lord, all his works, in every place of his dominion: bless the Lord, O my soul.

Dhe përsëri:

And again:

Në çdo vend të sundimit të tij, beko Zotin, o shpirti im.

in every place of his dominion: bless the Lord, O my soul.

Teksti shqip është i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, me leje. orthodoxalbania.org. Teksti anglisht është nga Service Book i Isabel F. Hapgood (1922).

Në këtë hap