Etërit mbi Ungjijtë

Mëngjesorja e së Dielës · Hapi 10

Gjashtë Psalmet: Psalmi 87

Çfarë ndodh

Gjysma e dytë e Gjashtë Psalmeve nis me Psalmin 87. Në fund lexuesi thotë përsëri dy vargjet e tij të para. Tani prifti i thotë pa zë Uratat e mëngjesit përpara ikonës së Krishtit.

Kush bën çfarë

  • PriftiVazhdon pa zë Uratat e mëngjesit përpara ikonës së Krishtit.
  • LexuesiLexon Psalmin 87, pastaj edhe një herë dy vargjet e tij të para.
  • PopulliDëgjojnë ndërsa leximi vazhdon.

Fjalët

Psalmi 87

Psalm 87

O Zot, Perëndi i shpëtimit tim, ditë e natë thirra përpara teje.

O Lord God of my salvation, I have cried by day and in the night before thee.

Le të arrijë falja ime përpara teje, vëri veshin lutjes sime.

Let my prayer come in before thee; incline thine ear to my supplication, O Lord.

Se shpirti im u mbush me të liga dhe jeta ime iu afrua Hadhit.

For my soul is filled with troubles, and my life has drawn nigh to Hades.

U numërova me ata që zbresin në gropë, u bëra si njeri pa ndihmë, ndër të vdekurit i lirë. Porsi të vrarët e shtrirë në varr, të cilët ti nuk i kujtove më, po u flakën prej dorës sate.

I have been reckoned with them that go down to the pit; I became as a man without help; free among the dead, as the slain ones cast out, who sleep in the tomb; whom thou rememberest no more; and they are rejected from thy hand.

Më vure në gropën më të thellë, në errësirën dhe në hijen e vdekjes.

They laid me in the lowest pit, in dark [places], and in the shadow of death.

Mbi mua rëndoi zemërimi yt dhe tërë valët e tua i solle mbi mua.

Thy wrath has pressed heavily upon me, and thou hast brought upon me all thy billows.

Largove prej meje të njohurit e mi, të cilët më morën për njeri të ndyrë.

Thou hast removed my acquaintance far from me; they have made me an abomination to themselves

U mbylla dhe s'mund të dal; sytë e mi u dobësuan nga vuajtjet; te ti, o Zot, thirra tërë ditën, te ti ndeva duart e mia.

I have been delivered up, and have not gone forth. Mine eyes are dimmed from poverty; but I cried to thee, O Lord, all the day; I spread forth my hands to thee.

Mos do të bësh çudira në të vdekurit, apo të vdekurit do të ngrihen dhe do të të lavdërojnë?

Wilt thou work wonders for the dead? or shall physicians raise [them] up, that they shall praise thee?

Mos ka për të treguar kush mëshirën tënde në varr dhe të vërtetën tënde në humbje?

Shall any one declare thy mercy in the tomb? and thy truth in destruction?

Mos do të njihen çuditë e tua në errësirë, dhe drejtësia jote në dhé të harruar?

Shall thy wonders be known in darkness? and thy righteousness in a forgotten land?

Por unë te ti thirra, o Zot, dhe lutja ime te ti do të arrijë që në mëngjes.

But I cried to thee, O Lord; and in the morning shall my prayer prevent thee.

Përse e hedh tutje shpirtin tim, o Zot, dhe e kthen fytyrën tënde prej meje?

Wherefore, O Lord, dost thou reject my prayer, [and] turn thy face away from me?

Fatkeq jam unë dhe i munduar që në të ritë tim, dhe, kur u lartësova, u ula dhe u hutova.

I am poor and in troubles from my youth; and having been exalted, I was brought low and into despair.

Mbi mua kaluan zemërimet e tua dhe kërcënimet e tua më tronditën krejt.

Thy wrath has passed over me; and thy terrors have greatly disquieted me.

Tërë ditën më rrethuan si uji dhe më mbyllën nga të gjitha anët.

They compassed me like water; all the day they beset me together.

Largove prej meje çdo mik dhe të afërm, dhe të njohurit e mi për shkak të fatkeqësisë.

Thou hast put far from me [every] friend, and mine acquaintances because of [my] wretchedness.

Dhe përsëri:

And again:

O Zot, Perëndi i shpëtimit tim, ditë e natë thirra përpara teje.

O Lord God of my salvation, I have cried by day and in the night before thee.

Le të arrijë falja ime përpara teje, vëri veshin lutjes sime.

Let my prayer come in before thee; incline thine ear to my supplication, O Lord.

Teksti shqip është i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, me leje. orthodoxalbania.org. Teksti anglisht është nga Service Book i Isabel F. Hapgood (1922).

Në këtë hap