Mëngjesorja e së Dielës · Hapi 7
Gjashtë Psalmet: Psalmi 37
Çfarë ndodh
Lexuesi kalon te i dyti nga Gjashtë Psalmet, Psalmi 37, dhe në fund thotë përsëri dy vargjet e tij të fundit. Përpara Tryezës së Shenjtë (altarit) prifti vazhdon pa zë Uratat e mëngjesit.
Kush bën çfarë
- PriftiVazhdon pa zë Uratat e mëngjesit përpara Tryezës së Shenjtë.
- LexuesiLexon Psalmin 37 dhe përsërit dy vargjet e tij të fundit.
- PopulliDëgjojnë psalmin.
Fjalët
Psalmi 37
Psalm 37
O Zot, mos më qorto në zemërimin tënd, as mos më mundo në mërinë tënde.
O Lord, rebuke me not in thy wrath, neither chasten me in thine anger.
Se shigjetat e tua m'u ngulën, dhe dora jote rëndon mbi mua.
For thy weapons are fixed in me, and thou hast pressed thy hand heavily upon me.
Nuk ka shërim në trupin tim nga shkaku i zemërimit tënd; nuk ka paqe ndër eshtrat e mia nga shkaku i mëkateve të mia.
For there is no health in my flesh because of thine anger; there is no peace to my bones because of my sins.
Se paudhësitë e mia kapërcyen kryet tim, si barrë e rëndë rënduan mbi mua.
For my transgressions have gone over mine head: they have pressed heavily upon me like a weighty burden.
U qelbën dhe u kalbën plagët e mia për shkak të marrëzisë sime.
My bruises have become noisome and corrupt, because of my foolishness.
U bëra i ngratë dhe u kërrusa krejt, gjithë ditën ecja i vrerët.
I have been wretched and bowed down continually: I went with a mourning countenance all the day.
Se të brendshmet e mia u mbushën me nxehtësi dhe nuk ka shërim në trupin tim.
For my soul is filled with mockings; and there is no health in my flesh.
U dobësova dhe u këputa fare, ulërij nga shtrëngimi i zemrës sime.
I have been afflicted and brought down exceedingly: I have roared for the groaning of my heart.
O Zot, e gjithë dëshira ime është përpara teje dhe psherëtima ime nuk fshihet nga ti.
But all my desire is before thee; and my groaning is not hidden from thee.
Zemra ime u trondit, fuqia ime më la dhe dritën e syve të mi, as atë s'e kam.
My heart is troubled, my strength has failed me; and the light of mine eyes is not with me.
Miqtë dhe të afërmit e mi u afruan dhe qëndruan kundrejt meje, ndërsa farefisi im qëndroi larg.
My friends and my neighbours drew near before me, and stood still; and my nearest of kin stood afar off.
Dhe ata që kërkojnë shpirtin tim, ngrenë kurthe, edhe ata që më duan të keqen, flasin kotësi dhe tërë ditën mendojnë dinakëri.
While they pressed hard upon me that sought my soul: and they that sought my hurt spoke vanities, and devised deceits all the day.
Por unë nuk dëgjoja si një i shurdhër dhe nuk e çelja gojën si një memec.
But I, as a deaf man, heard not; and was as a dumb man not opening his mouth.
Dhe u bëra porsi një njeri që nuk dëgjon dhe që nuk ka përgjigje në gojën e tij.
And I was as a man that hears not, and who has no reproofs in his mouth.
Se shpresova te ti, o Zot, ti do të më dëgjosh, o Zot, Perëndia im.
For I hoped in thee, O Lord: thou wilt hear, O Lord my God.
Se thashë: Mos u gëzofshin kurrë për mua armiqtë e mi; dhe kur më rrëshqasin këmbët, ata mburren përpara meje.
For I said, Lest mine enemies rejoice against me: for when my feet were moved, they spoke boastingly against me.
Jam gati për të rënë, dhe dhimbja ime është përherë përpara meje.
For I am ready for plagues, and my grief is continually before me.
Se unë rrëfej paudhësinë time dhe më vjen rëndë për mëkatin tim.
For I will declare mine iniquity, and be distressed for my sin.
Por armiqtë e mi rrojnë edhe janë më të fortë se unë, dhe u shumuan ata që më urrejnë padrejtësisht.
But mine enemies live, and are mightier than I: and they that hate me unjustly are multiplied.
Edhe ata që ma shpërblejnë të mirën me të keqe, shpifin kundër meje, sepse unë ndjek të mirën.
They that reward evil for good slandered me; because I followed righteousness.
Mos më braktis, o Zot, Perëndia im, mos u largo prej meje.
Forsake me not, O Lord my God: depart not from me.
Nxito të më ndihmosh, o Zot i shpëtimit tim.
Draw nigh to my help, O Lord of my salvation.
Dhe përsëri:
And again:
Mos më braktis, o Zot, Perëndia im, mos u largo prej meje.
Forsake me not, O Lord my God: depart not from me.
Nxito të më ndihmosh, o Zot i shpëtimit tim.
Draw nigh to my help, O Lord of my salvation.
Teksti shqip është i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, me leje. orthodoxalbania.org. Teksti anglisht është nga Service Book i Isabel F. Hapgood (1922).