Etërit mbi Ungjijtë

Mëngjesorja e së Dielës · Hapi 8

Gjashtë Psalmet: Psalmi 62

Çfarë ndodh

Vjen pastaj Psalmi 62, i treti nga Gjashtë Psalmet, dhe në fund lexuesi thotë edhe një herë dy vargje prej tij. Prifti po lexon ende pa zë Uratat e mëngjesit përpara Tryezës së Shenjtë (altarit).

Kush bën çfarë

  • PriftiLexon pa zë Uratat e mëngjesit përpara Tryezës së Shenjtë.
  • LexuesiLexon Psalmin 62 dhe në fund thotë përsëri dy vargje prej tij.
  • PopulliVazhdojnë të dëgjojnë.

Fjalët

Psalmi 62

Psalm 62

O Perëndi, Perëndia im; te ti shpejtoj që në mëngjes.

O God, my God, I cry to thee early

Shpirti im ka etje për ty dhe veçan trupi im, si në dhé të shkretë, të pakaluar dhe pa ujë.

my soul has thirsted for thee: how often has my flesh [longed] after thee, in a barren and trackless and dry land!

Kështu t'u paraqita në shenjtërore, që të shoh fuqinë tënde dhe lavdinë tënde.

Thus have I appeared before thee in the sanctuary, that I might see thy power and thy glory.

Se përdëllimi yt është më i mirë se jeta, dhe buzët e mia do të të lavdërojnë.

For thy mercy is better than life: my lips shall praise thee.

Kështu do të të bekoj në jetën time, dhe në emrin tënd do të ngre duart e mia.

Thus will I bless thee during my life: I will lift up my hands in thy name.

Porsi prej të majmi dhe prej dhjami le të nginjet shpirti im dhe me buzë ngazëllimi do të të lavdërojë goja ime.

Let my soul be filled as with marrow and fatness; and [my] joyful lips shall praise thy name.

Sa herë të kujtoja në shtratin tim, të kisha ndër mend gjer në mëngjes.

Forasmuch as I have remembered thee on my bed: in the early seasons I have meditated on thee.

Se u bëre ndihmësi im dhe në hijen e krahëve të tu do të ngazëllohem.

For thou hast been my helper, and in the shelter of thy wings will I rejoice.

Shpirti im u ngjit pas teje dhe mua më ndihmoi e djathta jote.

My soul has kept very close behind thee: thy right hand has upheld me.

Po ata që kërkuan më kot shpirtin tim, do të hyjnë në anët më të poshtme të dheut.

But they vainly sought after my soul; they shall go into the lowest parts of the earth.

Do të kositen nga fuqia e shpatës dhe do të bëhen pre dhelprash.

They shall be delivered up to the power of the sword; they shall be portions for foxes.

Dhe mbreti do të ngazëllehet më Perëndinë, do të lavdërohet cilido që betohet në emrin e tij, se u zu goja e atyre që flasin padrejtësi.

But the king shall rejoice in God; every one that swears by him shall be praised; for the mouth of them that speak unjust things has been stopped.

Dhe përsëri:

And again:

Të kisha ndër mend gjer në mëngjes se u bëre ndihmësi im dhe në hijen e krahëve të tu do të ngazëllohem.

in the early seasons I have meditated on thee. For thou hast been my helper, and in the shelter of thy wings will I rejoice.

Shpirti im u ngjit pas teje dhe mua më ndihmoi e djathta jote.

My soul has kept very close behind thee: thy right hand has upheld me.

Teksti shqip është i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, me leje. orthodoxalbania.org. Teksti anglisht është nga Service Book i Isabel F. Hapgood (1922).

Në këtë hap