Uratat e falënderimit pas Kungimit · Hapi 2
Urata e falënderimit «Të falënderoj, o Zot Perëndia im»
Çfarë ndodh
Vijon e para nga uratat e falënderimit pas Kungimit; libri nuk ia përmend autorin. Në të, ai që lutet e falënderon Perëndinë që e bëri të denjë, edhe pse mëkatar, për Dhuratat e tij të kulluara dhe qiellore (Dhuratat e çmuara që merren në Kungim), dhe kërkon që ato t'i sjellin shërim shpirti e trupi, dritë për sytë e zemrës dhe rritje në hir. Kërkesa e fundit e uratës është prehja e përjetshme, kur të mbarojë kjo jetë.
Kush bën çfarë
- Ai që lutetThotë uratën «Të falënderoj, o Zot Perëndia im», në këmbë përpara ikonave.
Fjalët
Dhe këtë uratë:
And this prayer:
Të falënderoj, o Zot Perëndia im, se nuk më le mua mëkatarin, po më bëre të denjë të jem pjesëtar i të Shenjtave të tua. Të falënderoj se më bëre të denjë, mua të padenjin, të kungohem me dhuratat e tua të kulluara dhe qiellore.
I thank thee, O Lord my God, that thou hast not rejected me, a sinner, but hast deemed me worthy to become a partaker of thy Holy Things. I thank thee that thou hast graciously granted unto me, though unworthy, to receive thy pure and heavenly Gifts.
Po, o Zot njeridashës, ti që për ne durove vdekje, u ngjalle dhe na fale këto Mistere të frikshme dhe jetëdhënëse për të mirën dhe shenjtërimin e shpirtrave dhe të trupave tanë, bëj që edhe për mua të jenë këto për shërim shpirti dhe trupi, për dëbim të çdo gjëje kundërshtare, për ndriçim të syve të zemrës sime, pastrim për fuqitë e mia shpirtërore, besë e paturpëruar, për dashuri pa hipokrizi, për urtësi të plotë, për ruajtje të porosive të tua, për shtim të hirit tënd hyjnor dhe për bashkim në mbretërinë tënde; që duke u ruajtur në shenjtërimin tënd me anën e këtyre, të kujtoj për gjithnjë hirin tënd e të mos rroj më vetëm për vete, po për ty, Zotin dhe mirëbërësin tim.
But, O Master who lovest mankind, who for our sake didst die, and didst rise again, and hast graciously bestowed upon us these terrible and life-giving Mysteries, for the benefit and sanctification of our souls and bodies: Vouchsafe that they may be efficacious for me also unto the healing of my soul and body, unto the averting of everything contrary thereto; unto the enlightenment of the eyes of my heart; unto the peace of my spiritual powers; unto faith invincible; unto love unfeigned; unto the fulfilling of wisdom; unto the keeping of thy commandments; unto the increase of thy divine grace and the attainment of thy kingdom: that by them preserved in thy holiness I may ever bear in mind thy grace, and live henceforth not unto myself, but unto thee, our Master and Benefactor.
Dhe kështu, kur të lë këtë jetë me shpresën e jetës së përjetshme, të arrij në prehjen e përjetshme, ku ndihet papushim zëri i atyre që kremtojnë dhe ëmbëlsia e pafund e atyre që shikojnë bukurinë e patreguar të Fytyrës sate. Se ti je dëshira e vërtetë dhe ngazëllimi i patreguar i atyre që të duan, o Krisht Perëndia ynë, dhe ty të himnon për jetë tërë krijesa. Amin.
And so, this life ended in the hope of life everlasting, I may come unto that rest eternal, where the voice of those who keep high festival ceaseth never, and where endless is the sweetness of those who behold the beauty inexpressible of thy countenance. For thou art the true desire and the happiness unutterable of those who love thee, O Christ our God, and every created being shall laud thee unto ages of ages. Amen.
Teksti shqip është i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, me leje. orthodoxalbania.org. Teksti anglisht është nga Service Book i Isabel F. Hapgood (1922).
Ç’kuptim ka
Shën Joan Gojarti«Gojarti i hirshëm shkruan se mënyra më e mirë për të ruajtur dhuratat e Perëndisë është t’i kujtojmë vazhdimisht dhe të falënderojmë përherë Zotin për to.»«Kungata Hyjnore, pra, me Trupin e kulluar dhe Gjakun e çmuar të Zotit dhe Shpëtimtarit tonë Jisu Krisht, është ajo që mban qenien tonë shpirtërore dhe e fuqizon atë për të kryer porositë e Zotit; është ushqimi i vërtetë i shpirtit dhe i trupit, siç thotë vetë Zoti: “Mishi im është me të vërtetë ngrënie, edhe gjaku im është me të vërtetë të pirë” (Jn. 6:55).»«Kisha Orthodhokse dhe Kungata Hyjnore (Pj.1)», Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë