Etërit mbi Ungjijtë

Uratat e falënderimit pas Kungimit · Hapi 3

Urata e Shën Vasilit

Çfarë ndodh

Sipas librit të Kishës, urata e dytë është e Shën Vasilit. Ajo e falënderon Krishtin për të gjitha të mirat që ka dhënë dhe për Kungimin me Misteret e tij të kulluara dhe jetëdhënëse (Dhuratat e çmuara). I kërkon ta ruajë atë që lutet nën strehën e tij dhe të bëjë që ai, gjer në frymën e fundit, të kungohet denjësisht, me mendje të pastër, për faljen e mëkateve dhe për jetën e përjetshme.

Kush bën çfarë

  • Ai që lutetThotë uratën e Shën Vasilit, «O Zot Krisht Perëndi», ende në këmbë.

Fjalët

Një uratë tjetër e Shën Vasilit

Another prayer of St Basil

O Zot Krisht Perëndi, mbret i jetës dhe krijues i gjithësisë, të falënderoj për të gjitha të mirat që më ke dhënë dhe për kungimin me Misteret e tua të kulluara dhe jetëdhënëse.

O Lord Christ-God, King of the Ages, and Maker of all men, I thank thee for all the good things which thou hast bestowed upon me, and for this Communion of thy most pure and life-giving Mysteries.

Të lutem pra, o i mirë dhe njeridashës ruajmë nën mbulesën tënde dhe nën hijen e krahëve të tu; dhe bëmë që gjer në frymën e fundit me mendje të pastër të kungohem denjësisht me të Shenjtat e tua për ndjesë të fajeve dhe për jetë të përjetshme; se ti je buka e jetës, burim i shenjtërimit, dhënës i të mirave dhe ty ta drejtojmë lavdinë bashkë me Atin e me Shpirtin e Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

Therefore I entreat thee, O Good One who lovest mankind: Keep me in thy tabernacle and under the shadow of thy wings; and grant that, with a pure conscience, even unto my uttermost breath, I may worthily partake of thy Holy Things, unto the remission of my sins, and unto life eternal. For thou art the Bread of Life, the Fountain of all holiness, the Giver of good things; and unto thee we ascribe glory, to the Father, and to the Son, and to the Holy Spirit, now, and ever, and unto ages of ages. Amen.

Teksti shqip është i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, me leje. orthodoxalbania.org. Teksti anglisht është nga Service Book i Isabel F. Hapgood (1922).

Ç’kuptim ka

Hierodeacon Joan Pelushi (now Metropolitan of Korçë)
«Me pagëzimin lindim në jetën shpirtërore, por me Kungatën ushqehemi. Lindja është vetëm një herë, por ushqimi duhet i vazhdueshëm.»

«Kungata Hyjnore.», Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

Në këtë hap