Uratat e falënderimit pas Kungimit · Hapi 4
Urata e Shën Simeon Metafrastit
Çfarë ndodh
Uratën e tretë e shkroi Shën Simeon Metafrasti (në libër quhet thjesht Metafrasti). Ajo i drejtohet Krishtit, që e dha për ushqim Trupin e tij, një zjarr që djeg ata që e marrin padenjësisht. I kërkon të mos e djegë atë që lutet, por të hyjë në çdo pjesë të tij, duke ia pastruar, ruajtur e ndriçuar shpirtin dhe trupin. Nga fundi, urata sjell si ndërmjetës të gjithë shenjtorët, prijësit e ushtrive të engjëjve pa trup, Shën Joan Pararendësin (Pagëzorin), Apostujt e urtë dhe Nënën e tërëkulluar të Krishtit.
Kush bën çfarë
- Ai që lutetThotë uratën e Shën Simeon Metafrastit, «Ti që me dashje», në këmbë.
Fjalët
Urata e Metafrastit
The prayer of Metaphrastes
Ti që me dashje më dhe për ushqim Trupin tënd, i cili është zjarr dhe djeg ata që e marrin padenjësisht, mos më djegësh dhe mua, o Krijuesi im, po më tepër hyr në përbërjen e pjesëve të mia dhe në gjithë nyjet, në veshka, në zemër. Dhe digji gjembat e fajeve të mia. Pastroma shpirtin, shenjtëroma mendjen, forcomi nyjet dhe të gjitha kockat, ndriçomi të pesë shqisat dhe të gjithë trupin përshkoje me frikën tënde. Gjithmonë mbulomë, mbromë dhe ruajmë nga çdo punë dhe fjalë që shpirtin e dëmton, pastromë, lamë dhe drejtomë, bëmë të mirë, urtësomë dhe ndriçomë, dhe tendë të denjë të Shpirtit tënd tregomë. Jo banesë të mëkatit, po banesë të kungatës, që të largohet nga unë si prej ndonjë zjarri çdo gjë e keqe dhe çdo ves i lig. Dhe si ndërmjetës po të sjell tërë shenjtorët, të parët e ushtrive të Engjëjve pa trup, Pararendës Shën Joanin dhe Apostujt e urtë, dhe Mëmën e tërëkulluar dhe të gjithënderuar, lutjet e të cilëve priti, o përdëllyes Krisht, dhe mua shërbëtorin tënd tregomë bir të dritës, se Ti je vetë ndriçimi, Ti je shenjtërimi i shpirtrave tanë, ti je, o i mirë, dhe ty, siç të ka hije, si Perëndi dhe Zot, lavdi po të drejtojmë përditë e përgjithmonë.
O thou who, of thine own good will, dost give me thy body as my food; thou who art a Fire consuming the unworthy: Consume me not, O my Creator. But enter thou rather into my members, into my whole being, all my joints, my reins, my heart. Consume thou the thorns of all mine iniquities. Cleanse my soul. Sanctify my thoughts. Make stable my knees, and my bones likewise. Enlighten my five simple senses. Knit me wholly to the fear of thee. Ever cover me, guard me and keep me from every word and deed which may hurt the soul. Purify me and wash me clean, and bring me into concord. Adorn me, give me understanding and enlighten me. Manifest me as the dwelling of thy one Spirit, and in nowise as the dwelling of sin. That being made thy tabernacle through the reception of thy holy Communion every evil thing, every carnal passion may flee away from me as from fire. I offer unto thee as intercessors all the Saints, the Chieftains of the Bodiless Powers, thy Forerunner, the wise Apostles, and joined with them thy Mother pure and undefiled; whose prayers do thou accept, in thy tender loving-kindness, O my Christ, and make thy servant to be a child of the light. For thou alone art the sanctification and splendour of our souls, O Good One, and unto thee, as God and Lord over all, do we, as it behooveth us, every day ascribe all glory.
Teksti shqip është i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, me leje. orthodoxalbania.org. Teksti anglisht është nga Service Book i Isabel F. Hapgood (1922).
Ç’kuptim ka
«Nuk ndërhyn asgjë midis Krishtit dhe besimtarit që kungohet denjësisht. Çdo gjë shkrihet nga zjarri i dashurisë së tij.»«Se trupi yt i pacenuar dhe hyjnor ndriçon me zjarrin e hyjnisë sate Të gjithë ata që lidhen dhe bashkohen në mënyrë të përsosur me Ty… U bashkova dhe njoha hyjninë tënde dhe u bëra trup i yti i pastër»