Shërbesa e Përgatitjes për Kungim · Hapi 26
Duke shkuar të kungohesh: vargjet e Metafrastit dhe «Në Darkën tënde mistike»
Çfarë ndodh
Libri mbyllet me fjalët që thuhen me zë të ulët gjatë rrugës për në Kungim. Së pari vijnë vargjet e Metafrastit (të Shën Simeon Metafrastit) para Kungimit dhe tropari «Në Darkën tënde mistike», një himn i shkurtër. Pastaj vijnë vargje të tjera, dy tropare, një uratë e shkurtër që Dhuratat e çmuara, Trupi dhe Gjaku i Krishtit, të mos i bëhen për gjyq, dhe përsëri «Në Darkën tënde mistike», me fjalë pak të ndryshuara. Në fund, siç porosit libri, ai që është lutur shkon të kungohet.
Kush bën çfarë
- Ai që lutetThotë me zë të ulët vargjet, troparet dhe uratën ndërsa shkon të kungohet, siç udhëzon libri.
Fjalët
Dhe duke shkuar të kungohesh, thuaj me zë të ulët këto vargje të Metafrastit:
And as you go to receive Communion, say these verses of Metaphrastes in a low voice:
Ja tek po shkoj në Kungatën hyjnore, Mos më digj, o Krijues, kur të kungohem, Se ti je zjarr që i djeg ata që s'janë të denjë. Po pastromë prej çdo njolle.
Behold, I go unto the divine Communion, Burn me not, O Creator, when I partake, For thou art fire that burneth those who are not worthy. But cleanse me from every stain.
Pastaj këtë tropar:
Then this troparion:
Në Darkën tënde mistike, o Bir i Perëndisë, merrmë sot pjesëtar; se nuk do t'ua them armiqve të tu Misterin, nuk do të të jap të puthur si Juda; por duke të pohuar si kusari, thërres: Kujtomë, o Zot në mbretërinë tënde.
Of thy Mystical Supper, O Son of God, accept me to-day as a communicant: for I will not speak of thy Mystery to thine enemies, neither, like Judas, will I give thee a kiss; but like the thief will I confess thee: Remember me, O Lord, in thy kingdom.
Pas troparit thuaj këto vargje:
After the troparion, say these verses:
Tmerrohu, o njeri, kur shikon Gjakun hyjnor; Sepse është zjarr që djeg të padenjët. Trupi hyjnor më ushqen dhe më hyjnizon, Më hyjnizon shpirtin dhe më ushqen mendjen mrekullisht.
Be struck with dread, O man, when thou beholdest the divine Blood; For it is fire that burneth the unworthy. The divine Body nourisheth me and deifieth me, It deifieth my soul and nourisheth my mind wondrously.
Dhe këto tropare:
And these troparia:
Më ngazëllove me mall, o Krisht, dhe më ndryshove me dashurinë tënde të perëndishme; po digji dhe mëkatet e mia me zjarr të palëndshëm dhe bëmë të denjë të rrafshohem me gëzimin tek ti, që të madhëroj duke kërcyer, të dy ardhjet e tua, o i mirë.
Thou hast gladdened me with longing, O Christ, and hast changed me by thy divine love; but burn up my sins also with immaterial fire, and vouchsafe that I may be filled with the joy that is in thee, that, leaping, I may magnify thy two comings, O Good One.
Ndër shkëlqimet e Shenjtorëve të tu, si do të hyj unë i padenji? Se në guxofsha të hyj bashkë në nusëroren, këmisha më tregon se s'është e dasmës dhe i lidhur do të nxirrem jashtë prej engjëjve. Pastro, o Zot, ndyrësinë e shpirtit tim dhe shpëtomë si njeridashës.
Into the splendours of thy Saints how shall I, the unworthy, enter? For if I dare to go in with them into the bridal chamber, the tunic betrayeth me, that it is not for the wedding, and I shall be bound and cast out by the angels. Cleanse, O Lord, the uncleanness of my soul, and save me, as the Lover of mankind.
Pastaj këtë uratë:
Then this prayer:
O Zot njeridashës, Zot Jisu Krisht, Perëndia im, të mos më bëhen për gjyq këto të Shenjta, ngaqë jam i padenjë; po për pastrim dhe shenjtërim shpirti dhe trupi dhe të bëhem i denjë për jetën dhe mbretërinë tënde të ardhshme. Është mirë për mua t'i ngjitem Zotit, dhe tek Zoti të vë shpresën e shpëtimit tim.
O Lord, Lover of mankind, Lord Jesus Christ my God, let not these Holy Things be unto me for judgment, because I am unworthy; but unto the purification and sanctification of soul and body, and that I may be made worthy of the life and of thy kingdom to come. It is good for me to cleave close to the Lord, and to put in the Lord the hope of my salvation.
Dhe prapë:
And again:
Në Darkën tënde mistike, o Bir i Perëndisë, merrmë sot pjesëtar; se nuk do t'ua them armiqve Misterin, as që do të të jap puthje si Juda; por si kusari po të pohoj: Kujtomë, o Zot, kur të vij në mbretërinë tënde.
Of thy Mystical Supper, O Son of God, accept me to-day as a communicant: for I will not speak of thy Mystery to thine enemies, neither, like Judas, will I give thee a kiss; but like the thief will I confess thee: Remember me, O Lord, in thy kingdom.
Dhe kështu me shpresëtari të madhe, shko dhe kungohu.
And so, with great devotion, go and receive Communion.
Teksti shqip është i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, me leje. orthodoxalbania.org. Teksti anglisht është nga Service Book i Isabel F. Hapgood (1922).
Ç’kuptim ka
«Është momenti kur shpirti i besimtarit ndodhet në kulmin e përmallimit. Shpirti i tij është gati të pranojë “Zotin e të gjithave”.»
Shën Kirili i Jerusalemit«Kur u ftua në një dasmë trupore, e bëri me mrekulli atë vepër të mahnitshme; e atëherë, a nuk duhet pranuar aq më tepër se bijve të dhomës së dhëndrit u dhuroi shijimin e Trupit dhe të Gjakut të Tij?»
Shën Joan Gojarti«Kungata Hyjnore quhet Mister. Dhe atje ku ka Mister, duhet të ketë heshtje. Me heshtje të madhe, me rregull të madh, me shpresëtarinë e duhur, le të afrohemi dhe ne për t’u kunguar.»«Stadi i fundit i përgatitjes për Kungatën Hyjnore është frika e Perëndisë dhe shpresëtaria që duhet të ekzistojnë në shpirtin e besimtarit, kur ai shkon për të marrë Kungatën Hyjnore.»