Shërbesa e Përgatitjes për Kungim · Hapi 25
Urata e dhjetë, e Shën Joan Gojartit
Çfarë ndodh
E fundit nga dhjetë uratat, e Shën Joan Gojartit, është një rrëfim besimi: «Besoj, o Zot, dhe pohoj se ti je me të vërtetë Krishti, Biri i Perëndisë së gjallë». Ai që lutet pohon se ajo që do të marrë është vetë Trupi dhe Gjaku i Krishtit, dhe kërkon t'i falen mëkatet e të kungohet pa dënim, «për jetë të amshuar». Në Liturgjinë Hyjnore e njëjta uratë thuhet përsëri, para Kungimit.
Kush bën çfarë
- Ai që lutetLexon uratën e dhjetë, të Shën Joan Gojartit, të fundit nga dhjetë uratat.
Fjalët
Urata e dhjetë, e Shën Joan Gojartit
The Tenth Prayer, of St John Chrysostom
Besoj, o Zot, dhe pohoj se ti je me të vërtetë Krishti, Biri i Perëndisë së gjallë, që erdhe në botë për të shpëtuar mëkatarët, nga të cilët i pari jam unë. Edhe besoj se ky vetë është Trupi yt i pastër dhe ky është vetë Gjaku yt i çmuar.
I believe, O Lord, and I confess, that thou art in very truth the Christ, the Son of the living God, who didst come into the world to save sinners, of whom I am chief. And I believe that this is, of a truth, thine all-pure Body, and that this is thine own precious Blood.
Të lutem pra, mëshiromë dhe ndjemi fajet, të bëra me dashje dhe pa dashje, me fjalë, me punë, me dije edhe pa dije; dhe bëmë të denjë të kungohem pa dënim me Misteret e tua të kulluara, për ndjesë mëkatesh dhe për jetë të amshuar. Amin.
Wherefore, I beseech thee, have mercy upon me, and forgive my transgressions, whether voluntary or involuntary; whether of word or of deed; whether committed with knowledge or in ignorance. And vouchsafe that I may partake without condemnation of thine all-pure Mysteries, unto the remission of my sins, and unto life eternal. Amen.
Teksti shqip është i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, me leje. orthodoxalbania.org. Teksti anglisht është nga Service Book i Isabel F. Hapgood (1922).