Shërbesa e Përgatitjes për Kungim · Hapi 13
«Ejani t'i falemi» dhe Psalmet 22, 23 dhe 115
Çfarë ndodh
Pas «Mëshiro, o Zot» dymbëdhjetë herë dhe «Lavdi Atit», vjen tri herë «Ejani t'i falemi», çdo herë me pak më shumë fjalë. Pastaj vijnë tre psalme: Psalmi 22, «Zoti është bariu im», Psalmi 23, «I Zotit është dheu», dhe Psalmi 115, «Besova», të numëruar sipas Septuagintës, Dhiatës së Vjetër në greqisht (23, 24 dhe 116 sipas numërimit hebraik). Psalmet mbyllen me «Lavdi Atit», «Aliluia» dhe «Mëshiro, o Zot».
Kush bën çfarë
- Ai që lutetNë këmbë, sipas zakonit, thotë dymbëdhjetë herë «Mëshiro, o Zot» dhe tri herë «Ejani t'i falemi», lexon psalmet, pastaj «Aliluia... Lavdi më Ty, o Perëndi» dhe «Mëshiro, o Zot», tri herë secilën.
Fjalët
Mëshiro, o Zot (12 herë).
Lord, have mercy.
Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë,
Glory to the Father, and to the Son, and to the Holy Spirit,
Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
now, and ever, and unto ages of ages. Amen.
Ejani t'i falemi e t'i biem ndër këmbë Perëndisë, Mbretit tonë.
O come, let us worship God our King.
Ejani t'i falemi e t'i biem ndër këmbë Krishtit Perëndisë dhe Mbretit tonë.
O come, let us worship and fall down before Christ, our King and our God.
Ejani t'i falemi e t'i biem ndër këmbë vetë Krishtit Perëndisë dhe Mbretit tonë.
O come, let us worship and fall down before the Very Christ, our King and our God.
Dhe psalmet e mëposhtme:
And the following psalms:
Psalmi 22
Psalm 22
Zoti është bariu im dhe nuk do të më mungojë asgjë. Më vuri të rri në vend gjelbërimi, më rriti në ujëra të qeta. Më solli shpirtin në vend, më udhëhoqi në rrugë drejtësie për emrin e tij; kështu që, edhe në shkofsha përmes hijes së vdekjes, nuk do të kem frikë nga ndonjë e keqe, se ti je bashkë me mua; purteka jote dhe shkopi yt, ato më ngushëllojnë.
The Lord tends me as a shepherd, and I shall want nothing. In a place of green grass, there he has made me dwell: he has nourished me by the water of rest. He has restored my soul: he has guided me into the paths of righteousness, for his name's sake. Yea, even if I should walk in the midst of the shadow of death, I will not be afraid of evils: for thou art with me; thy rod and thy staff, these have comforted me.
Përgatite përpara meje tryezë kundër atyre që më shtrëngojnë. Leve me vaj kryet tim edhe kupa jote do të më ujitë si shumë të fortë. Dhe përdëllimi yt do të jetë me mua gjithë ditët e jetës sime. Edhe do të rri në shtëpi të Zotit për gjithë jetën.
Thou hast prepared a table before me in presence of them that afflict me: thou hast thoroughly anointed my head with oil; and thy cup cheers me like the best [wine]. Thy mercy also shall follow me all the days of my life: and my dwelling [shall be] in the house of the Lord for a very long time.
Psalmi 23
Psalm 23
I Zotit është dheu dhe gjithçka është në të, bota edhe gjithë sa rrinë në të. Sepse ai e themeloi mbi dete dhe e qëndroi mbi lumenj.
The earth is the Lord's and the fulness thereof; the world, and all that dwell in it. He has founded it upon the seas, and prepared it upon the rivers.
Cili do të ngjitet në malin e Zotit a kush do të qëndrojë në vendin e tij të shenjtë? I ka duart pa faj dhe zemrën të qëruar, ai që nuk mori shpirtin e tij më të kotë edhe nuk bëri be të rreme kundër të afërmit të tij. Ky do të marrë bekimin nga Zoti dhe përdëllim prej Perëndisë, Shpëtimtarit të tij. Ky është brezi i atyre që kërkojnë Zotin, që kërkojnë fytyrën e Perëndisë së Jakovit.
Who shall go up to the mountain of the Lord, and who shall stand in his holy place? He that is innocent in his hands and pure in his heart; who has not lifted up his soul to vanity, nor sworn deceitfully to his neighbour. He shall receive a blessing from the Lord, and mercy from God his Saviour. This is the generation of them that seek him, that seek the face of the God of Jacob.
Ngreni dyert, o ju të parët; hiquni, o ju dyer të përjetshme, që të hyjë Mbreti i lavdisë. Cili është ky Mbret i lavdisë? Zoti i pushtetshëm dhe i fortë, Zoti i fuqishëm në luftë.
Lift up your gates, ye princes, and be ye lifted up, ye everlasting doors; and the king of glory shall come in. Who is this king of glory? the Lord strong and mighty, the Lord mighty in battle.
Ngreni dyert, o ju të parët dhe hiquni, o ju dyer të përjetshme, se do të hyjë Mbreti i lavdisë. Cili është ky Mbreti i lavdisë? Zoti i fuqive, ky është Mbreti i lavdisë.
Lift up your gates, ye princes; and be ye lift up, ye everlasting doors; and the king of glory shall come in. Who is this king of glory? The Lord of hosts, he is this king of glory.
Psalmi 115
Psalm 115
Besova, prandaj fola, unë u përula fort. Dhe në kohë shtangieje thashë: çdo njeri është gënjeshtar. Si t'ia shpërblej Zotit, për gjithë të mirat që më bëri? Kupë shpëtimi do të marr dhe emrin e Zotit do të thërres. Lutjet e mia do t'ia drejtoj Zotit, para gjithë popullit të tij. E nderuar është para Zotit vdekja e të drejtëve të tij.
I believed, wherefore I have spoken: but I was greatly afflicted. And I said in mine amazement, Every man is a liar. What shall I render to the Lord for all the things wherein he has rewarded me? I will take the cup of salvation, and call upon the name of the Lord. Precious in the sight of the Lord is the death of his saints.
O Zot, unë jam shërbëtori yt, unë shërbëtori yt dhe bir i shërbëtores sate; ti theve prangat e mia. Ty do të të sjell therore lavdërimi dhe në emrin e Zotit do të thërres. Lutjet e mia do t'ia drejtoj Zotit para gjithë popullit të tij, në oborret e shtëpisë së Zotit, në mes teje, o Jerusalem.
O Lord, I am thy servant; I am thy servant, and the son of thine handmaid: thou hast burst my bonds asunder. I will offer to thee the sacrifice of praise, and will call upon the name of the Lord. I will pay my vows unto the Lord, in the presence of all his people, in the courts of the Lord's house, in the midst of thee, Jerusalem.
Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Glory to the Father, and to the Son, and to the Holy Spirit, now, and ever, and unto ages of ages. Amen.
Aliluia, aliluia, aliluia. Lavdi më Ty, o Perëndi (3 herë).
Alleluia, alleluia, alleluia. Glory to thee, O God.
Mëshiro, o Zot (3 herë).
Lord, have mercy.
Teksti shqip është i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, me leje. orthodoxalbania.org. Teksti anglisht është nga Service Book i Isabel F. Hapgood (1922).
Ç’kuptim ka
Shën Kirili i Jerusalemit«Kur njeriu i thotë Perëndisë «Ti më ke përgatitur përpara meje një tryezë», ç'tjetër tregon veçse atë Tryezë mistike e shpirtërore, që Perëndia na ka përgatitur kundruall, domethënë përkundër e në kundërshtim me frymët e liga? E fort me të drejtë; sepse ajo kishte bashkësi me demonët, kurse kjo, me Perëndinë.»
Shën Kirili i Jerusalemit««Edhe kupa Jote më deh, si tepër e fuqishme». E sheh se këtu flitet për atë kupë, që Jisui e mori në duart e Tij, falënderoi dhe tha: «Ky është gjaku im, ... që derdhet për shumë njerëz për faljen e mëkateve».»