Etërit mbi Ungjijtë

Shërbesa e Përgatitjes për Kungim · Hapi 14

Troparet «Mos i vë re paudhësitë e mia»

Çfarë ndodh

Këtu libri i Kishës cakton tri metani. Menjëherë pas tyre vijnë tre tropare, himne të shkurtra: dy i drejtohen Krishtit dhe i kërkojnë pastrim para Kungimit, ndërsa i treti i drejtohet Hyjlindëses, Nënës së Perëndisë; ndërmjet tyre thuhen «Lavdi Atit» dhe «Tani e përherë». Të Enjten e Madhe libri cakton troparin «Kur nxënësit e lavdëruar». Pastaj thuhet dyzet herë «Mëshiro, o Zot».

Kush bën çfarë

  • Ai që lutetBën tri metani, siç udhëzon libri, pastaj menjëherë thotë tre troparet dhe dyzet herë «Mëshiro, o Zot».

Fjalët

Bën tri metani dhe menjëherë thuhen troparet e mëposhtme:

Make three prostrations, and at once the following troparia are said:

Tingull tërthor II

Plagal Tone II

Mos i vë re paudhësitë e mia, o Zot, që linde prej Virgjëreshës, dhe pastroma zemrën duke e bërë tempull të Trupit dhe Gjakut tënd të kulluar; mos më hidh prej fytyrës sate; ti që ke përdëllimin e madh të pamatur.

Regard not mine iniquities, O Lord who wast born of the Virgin, and cleanse my heart, making it a temple of thy most pure Body and Blood; cast me not away from thy presence, O thou who hast great mercy beyond measure.

Lavdi Atit.....

Glory to the Father, and to the Son, and to the Holy Spirit.

Në kungimin e të Shenjtave të tua si do të guxoj të afrohem unë i padenji? Se, në guxofsha të të afrohem bashkë me të denjët, rroba më tregon se s'është e Darkës dhe do t'i shkaktoj dënim shpirtit tim mëkatar. Pastroma, o Zot, ndotjen e shpirtit tim dhe shpëtomë si njeridashës.

How shall I, the unworthy, dare to approach the communion of thy Holy Things? For if I dare to approach thee together with the worthy, the garment betrayeth me, that it is not for the Supper, and I shall bring condemnation upon my sinful soul. Cleanse, O Lord, the defilement of my soul, and save me, as the Lover of mankind.

Tani ... .

Now, and ever, and unto ages of ages. Amen.

Fajet e mia janë të panumërta, o Hyjlindëse; te ti gjeta strehë, o e pastër, duke lypur shpëtim. Vështro shpirtin tim të sëmurë dhe lutju Birit tënd dhe Perëndisë tonë, që të më jepet falja e të këqijave që kam bërë, o e vetmja e bekuar.

My transgressions are numberless, O Birth-giver of God; in thee have I found refuge, O pure one, seeking salvation. Look upon my sick soul, and pray to thy Son and our God that I may be granted forgiveness of the evils that I have done, O thou who alone art blessed.

Ndërsa të Enjten e Madhe thuhet ky tropar:

But on Holy Thursday this troparion is said:

Kur nxënësit e lavdëruar në lajtoren e darkës ndriçoheshin, atëherë Juda i pabesë, nga sëmundja e argjenddashjes errësohej, dhe në gjykatës të paligj ty, gjykatësin e drejtë, të dorëzon. Shiko, o argjenddashës, atë që përdori varje për këto; dhe largoju shpirtit të panginjur që guxoi të tilla kundër Mësuesit. O Zot, që je i mirë për të gjithë, lavdi më ty.

When the glorious disciples were illumined by the Washing at the Supper, then was the impious Judas, ailing with covetousness, darkened. And to the unjust judges doth he betray thee, the just Judge. Behold his money beloved, for the sake of which he hanged himself. Flee the insatiate soul which dared such things against the Master. O Lord who art good above all men, glory to thee.

Pas këtyre:

After these:

Mëshiro, o Zot (40 herë).

Lord, have mercy.

Teksti shqip është i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, me leje. orthodoxalbania.org. Teksti anglisht është nga Service Book i Isabel F. Hapgood (1922).

Ç’kuptim ka

Priftmurgu Grigor Kutlumusiani
«Në Tryezën e Zotit do të duhet të shkojmë të veshur me stolinë e dasmës. Dhe stolia kryesore e dasmës është dashuria.»

«Liturgjia Hyjnore – Kungimi Hyjnor (Pjesa III) – Priftmurgu Grigor Kutlumusiani», Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

Në këtë hap