Shërbesa e Përgatitjes për Kungim · Hapi 16
Urata e parë e Shën Vasilit
Çfarë ndodh
Pastaj vijnë dhjetë uratat para Kungimit, secila me emrin e një shenjti në krye. E para është e Shën Vasilit, një uratë e gjatë drejtuar Krishtit, «burim i jetës dhe i pavdekësisë». Në të ai që do të kungohet rrëfen mëkatet e veta dhe i kërkon Krishtit ta pranojë «sikurse laviren, kusarin, doganierin dhe birin e shthurur». Paragrafi i saj i fundit nis duke kërkuar që kungimi me Misteret e tij «të kulluara dhe jetëbërëse» të mos i bëhet për dënim.
Kush bën çfarë
- Ai që lutetLexon uratën e Shën Vasilit, në këmbë përpara ikonave, siç e do zakoni. Libri nuk cakton asnjë gjest midis dhjetë uratave.
Fjalët
Urata e parë e Shën Vasilit
The First Prayer of St Basil
O Zot Jisu Krisht, Perëndia ynë, burim i jetës dhe i pavdekësisë, krijues i çdo krijese të dukshme dhe të padukshme, Bir i Atit pa fillim, i bashkëpërjetshëm dhe i bashkëpafillim, që në ditët e fundit more trup nga mirësia e shumtë dhe u kryqëzove e u bëre theror për ne mosmirënjohësit e të pamendët dhe që me Gjakun tënd përtërite natyrën tonë të prishur prej mëkatit.
O Master, Lord Jesus Christ our God, the Fountain of life and of immortality, the Author of all creation, both visible and invisible, the Son coeternal with the Father and equally without beginning, as is the Father which hath no beginning, who through thy great goodness hast, in these latter days, endued flesh, and hast suffered crucifixion and burial for us ungrateful and evil-natured men, and hast renewed with thy blood our nature which was become corrupt through sin
Ti, o Mbret i pavdekshëm, prit dhe pendimin tim të mëkatarit, ul veshin tënd mbi mua dhe dëgjo fjalët e mia; sepse mëkatova kundrejt qiellit dhe përpara teje dhe s'jam i denjë të ngre sytë drejt lartësisë së lavdisë sate; se e zemërova mirësinë tënde, duke shkelur porositë e tua, dhe duke mos dëgjuar urdhrat e tua.
Do thou accept, O King immortal, the repentance of me, a sinner; incline thine ear unto me, and give heed unto my words: for I have sinned, O Lord, I have sinned against heaven and before thee, and am not worthy to look upon the loftiness of thy glory. I have affronted thy goodness, in that I have transgressed thy commandments, and have not obeyed thy behests.
Po ti, o Zot, që e duron të keqen dhe që je zemërgjerë dhe mëshirëplotë, nuk më dorëzove që të humbas nga paudhësitë e mia, duke pritur kthesën time. Se vetë, o njeridashës, ke thënë me anën e profetit tënd: “Me dashje unë s'dua vdekjen e mëkatarit, por dua të kthehet e të jetë gjallë”. Sepse nuk do, o Zot, që të humbasë vepra e duarve të tua dhe as që kënaqesh me humbjen e njerëzve, po dëshiron që të shpëtojnë të gjithë dhe të njohin të vërtetën.
But thou, O Lord, inasmuch as thou art not vengeful, but long-suffering and of great mercy, hast not delivered me over unto destruction with my transgressions, for that thou didst, at every moment, await my return. For, O thou who lovest mankind, thou hast said, by the mouth of thy prophet: I desire not the death of the sinner, but that he should turn again and live. Thou dost not desire, O Master, to destroy the work of thy hands, neither desirest thou the destruction of the human race, but willest that all men should be saved, and should come to the knowledge of the truth.
Prandaj dhe unë i mjeri, me gjithë që s'jam i denjë për qiellin dhe për dheun, as për vetë jetën e përkohshme, ngaqë ia kam nënshtruar tërë veten time mëkatit dhe u bëra rob i dëfrimeve dhe prisha ikonën tënde, por, meqenëse jam vepër dhe krijesa jote, nuk dëshpërohem për shpëtimin tim, por duke u mbështetur në zemërgjerësinë tënde të pamatur të afrohem.
Wherefore I, also, albeit I am unworthy of heaven and of earth and of this transitory life, in that I have made myself all sin, and have become a slave to sensual things, and have defiled thine image; yet, inasmuch as I am thy creature and the work of thy hands, I despair not of my salvation, accursed though I be, and I draw near with confident hope to thine illimitable compassion.
Pranomë, pra dhe mua, o Krisht njeridashës, sikurse laviren, kusarin, doganierin dhe birin e shthurur; dhe ngrema barrën e rëndë të mëkateve, ti që ngre mëkatet e botës dhe që shëron sëmundjet e njerëzve; ti që i fton pranë teje dhe i preh të munduarit dhe të ngarkuarit; ti që nuk erdhe të ftosh në pendim të drejtët, po mëkatarët; ti pastromë dhe mua prej çdo ndyrësie trupi dhe shpirti, mësomë të bëj me frikën tënde çdo vepër të shenjtë, që duke pritur me dëshmi të pastër të ndërgjegjes sime pjesën e të Shenjtave të tua, të bashkohem me Trupin dhe Gjakun tënd të shenjtë dhe të të kem ty si banues dhe ndenjës tek unë, bashkë me Atin dhe Shpirtin tënd të Shenjtë.
Accept me also, O Lord who lovest mankind, as thou didst accept the sinning woman, the thief, the publican, the prodigal Son; take thou my heavy burden of sin, O thou who hast borne the sins of the world, who healest human infirmities, who invitest to thyself, and givest rest unto, those who labour and are heavy-laden: who didst come to call not the righteous but sinners to repentance. Purify me from all uncleanness, both bodily and spiritual, and teach me to fulfil holiness in thy fear; that having received a portion of thy Holy Things with the testimony of my pure conscience, I may be united unto thy holy Body and Blood, and may possess thee, dwelling within me and abiding with the Father and thy Holy Spirit.
Po, o Zot Jisu Krisht Perëndia im, mos m'u bëftë për dënim kungimi me Misteret e tua të kulluara dhe jetëbërëse, as mos u bëfsha i sëmurë shpirtërisht dhe trupërisht duke u kunguar me to padenjësisht. Por jepmë që gjer në ditët e fundit të jetës sime të marr pa dënim pjesën e të Shenjtave të tua, për kungim të Shpirtit të Shenjtë, për jetë të përjetshme dhe mbrojtjen e mirëpritur përpara gjykatores sate të frikshme; që edhe unë bashkë me gjithë të zgjedhurit e tu të bëhem pjesëtar i të mirave të tua të përjetshme, të cilat i ke bërë gati për ata që të duan, o Zot, prej të cilëve je i lavdëruar në jetë të jetëve. Amin.
Yea, O Lord Jesus Christ my God, let the communion of thine All-pure and Life-giving Mysteries be not unto me for condemnation, and let me not be infirm in body and soul because I have partaken thereof unworthily. But grant that, even unto my last breath, I may partake uncondemned of thy Holy Things, unto communion with the Holy Spirit, unto a viaticum for life eternal, unto an acceptable defence at thy dread Judgment Seat. And let me, together with all thine elect, be a partaker of the incorruptible good things which thou hast prepared, O Lord, for those who love thee; in whom, also, thou art glorified forever. Amen.
Teksti shqip është i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, me leje. orthodoxalbania.org. Teksti anglisht është nga Service Book i Isabel F. Hapgood (1922).
Ç’kuptim ka
«Kungata është një dhuratë, ne e marrim jo sepse jemi të denjë, por nga mirësia e Zotit. Takimi me Zotin gjithmonë duhet paraprirë nga një përgatitje, ashtu siç paraprihet çdo takim i rëndësishëm.»«Kungata Hyjnore.», Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë
«Kungata Hyjnore nuk është dekoratë për të pamëkatshmit, por përforcim për mëkatarët, për ata mëkatarë që përpiqen për një jetë më shpirtërore. Nuk kungohemi ngaqë jemi të denjë, por që të bëhemi të denjë.»