Etërit mbi Ungjijtë

Shërbesa e Përgatitjes për Kungim · Hapi 17

Urata e dytë, e Shën Vasilit

Çfarë ndodh

Edhe urata e dytë është e Shën Vasilit. Në të ai që do të kungohet rrëfen se vjen në Kungim pa qenë i denjë, por megjithatë afrohet, me besim te dhembshuria e Krishtit. Urata kërkon që Dhuratat e çmuara, Trupi dhe Gjaku i Krishtit, të jenë për shërimin dhe shenjtërimin e shpirtit dhe të trupit, jo për gjykim ose dënim.

Kush bën çfarë

  • Ai që lutetLexon uratën e dytë, të Shën Vasilit, që libri e vendos menjëherë pas së parës.

Fjalët

Urata e dytë, e po këtij Shenjti

The Second Prayer, of the Same Saint

E di, o Zot, se padrejtësisht kungohem me Trupin tënd të pastër dhe me Gjakun tënd hyjnor dhe se jam fajtor dhe po ha e po pi dënimin për vete duke mos çmuar Trupin dhe Gjakun tënd, Krishtit dhe Perëndisë tim; po duke marrë kurajë nga dhembshuritë e tua, po vij tek ti, që ke thënë: “Ai që ha trupin tim dhe pi gjakun tim, mbetet tek unë dhe unë tek ai”.

I know, O Lord, that I partake undeservedly of thy pure Body and of thy divine Blood, and that I am guilty, and eat and drink condemnation to myself, not discerning the Body and Blood of thee, my Christ and God; but taking courage from thy compassions, I come unto thee, who hast said: “He that eateth my body and drinketh my blood abideth in me, and I in him”.

Le të të vijë pra keq, o Zot, dhe mos më dëno mua fajtorin, po tregohu i mëshirshëm për mua; dhe këto të Shenjta le të jenë për mua shërim, pastrim, ndriçim, ruajtje dhe shpëtim e shenjtërim i shpirtit dhe i trupit, dëbim i çdo fantazie, i çdo pune të ligë, i çdo veprimi djallëzor që kryhet mendërisht në gjymtyrët e mia, kurajë dhe dashuri për ty, ndreqje dhe forcim në jetë, në të mirën dhe përsosjen, plotësim i porosive, kungim i Shpirtit të Shenjtë, mjet për në jetën e përjetshme, mbrojtje e mirëpritur para gjykatores sate të frikshme; dhe jo për gjykim ose dënim.

Take pity, therefore, O Lord, and condemn not me, the guilty one, but show thyself merciful unto me; and let these Holy Things be unto me for healing, purification, enlightenment, protection, and salvation and sanctification of soul and body; for the driving away of every fantasy, of every evil deed, of every working of the devil wrought in thought within my members; for boldness and love toward thee; for amendment and strengthening in life, in goodness and perfection; for the fulfilling of the commandments; for the communion of the Holy Spirit; for a provision for the way to life eternal; for an acceptable defence before thy dread Judgment Seat; and not unto judgment or condemnation.

Teksti shqip është i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, me leje. orthodoxalbania.org. Teksti anglisht është nga Service Book i Isabel F. Hapgood (1922).

Ç’kuptim ka

Dhimitër Beduli
«Të gjithë njerëzit janë apriori të padenjë për Kungatën Hyjnore. Besimtari kungohet duke pasur kurajë te mëshira pa kufi dhe te hiri i Zotit që e fton, për të fituar ndjesën e fajeve të tij, që të vijë në bashkim me Shpirtin e Shenjtë, që të shenjtërohet e të forcohet, për të qenë i aftë të vazhdojë luftën e tij brenda në botë, me synimin që të fitojë Mbretërinë e qiejve.»

«Kisha Orthodhokse dhe Kungata Hyjnore – Përgatitja për Kungim (Pj.3)», Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

Në këtë hap