Shërbesa e Përgatitjes për Kungim · Hapi 19
Urata e katërt, e Shën Joan Gojartit
Çfarë ndodh
Urata e katërt, e shkurtër dhe në dy paragrafë, është po ashtu e Shën Joan Gojartit. Ai që lutet rrëfen se nuk është i denjë që Krishti të hyjë në shpirtin e tij, por megjithatë afrohet. Urata i kërkon Krishtit të hyjë dhe t'ia ndriçojë mendjen e errësuar, me besimin se do ta bëjë, sepse ai nuk i largoi mëkatarët e penduar që erdhën tek ai.
Kush bën çfarë
- Ai që lutetLexon uratën e dytë të Shën Joan Gojartit, një uratë të shkurtër.
Fjalët
Urata e katërt, e po këtij Shenjti
The Fourth Prayer, of the Same Saint
Nuk jam i denjë, o Zot i madh, që të hysh në mbulesën e shpirtit tim, po meqë ti si njeridashës denjon të banosh tek unë, po marr guxim e po të afrohem.
I am not worthy, O great Lord, that thou shouldest enter under the roof of my soul; but since thou, who lovest mankind, dost vouchsafe to dwell in me, I take courage and draw near unto thee.
Urdhëromë të çel dyert, të cilat ti i ndërtove dhe hyr me njeridashjen tënde siç e ke thënë. Hyr që të më ndriçosh mendjen e errësuar. Edhe besoj se këtë do ta bësh; sepse as laviren që të erdhi me lot nuk e largove, as kusarin që njohu mbretërinë tënde nuk e le, as doganierin që u pendua nuk e dëbove dhe as nga ndjekësi që u kthye tek ti nuk hoqe dorë, po të gjithë sa kanë ardhur të penduar tek ti i rendite në shoqërinë e miqve të tu, ti që je i vetmi i bekuar përgjithmonë, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Command me to open the doors which thou didst build, and enter in with thy love for mankind, as thou hast said. Enter, that thou mayest enlighten my darkened mind. And I believe that thou wilt do this; for thou didst not drive away the harlot who came unto thee with tears, nor didst thou forsake the thief who acknowledged thy kingdom, nor didst thou cast out the publican who repented, nor didst thou give up the persecutor who turned unto thee; but all who have come unto thee in repentance thou didst number in the company of thy friends, O thou who alone art blessed for evermore, now, and ever, and unto ages of ages. Amen.
Teksti shqip është i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, me leje. orthodoxalbania.org. Teksti anglisht është nga Service Book i Isabel F. Hapgood (1922).