Shërbesa e Përgatitjes për Kungim · Hapi 20
Urata e pestë, e Shën Joan Gojartit
Çfarë ndodh
Urata e pestë, përsëri e Shën Joan Gojartit, kërkon falje për çdo mëkat, që nga rinia deri në këtë ditë e në këtë orë, me fjalë, me punë a me mendje. Me ndërmjetimet e Virgjëreshës Mari, Nënës së Krishtit, kërkon që ai që lutet të kungohet pa dënim me Misteret, Trupin dhe Gjakun e Krishtit, për shërimin e shpirtit dhe të trupit. Mbyllet duke i dhënë lavdi Krishtit bashkë me Atin dhe Shpirtin e Shenjtë.
Kush bën çfarë
- Ai që lutetLexon uratën e pestë, të Shën Joan Gojartit, deri te fjalët e lavdisë që e mbyllin.
Fjalët
Urata e pestë, e po këtij Shenjti
The Fifth Prayer, of the Same Saint
O Zot Jisu Krisht, Perëndia im, dobëso, lër, ki mëshirë dhe falmi mua shërbëtorit tënd mëkatar dhe të padenjë gjithë rëniet në mëkat, fajet dhe gabimet sa kam kryer, që në të ritë tim e gjer në këtë ditë e në këtë orë, me dije ose pa dije, me fjalë, me punë a me mendje, me kujtesë e me gjithë ndjesitë e mia.
O Lord Jesus Christ, my God, loose, remit, have mercy, and forgive me, thy sinful and unworthy servant, all the falls into sin, the transgressions and the errors that I have committed from my youth up even unto this day and this hour, whether with knowledge or in ignorance, in word, in deed or in thought, in memory and with all my senses.
Dhe me ndërmjetësimet e asaj që të lindi pa farë, të Nënës sate të tërëkulluar dhe gjithmonë Virgjëreshës Mari, që është e vetmja shpresë imja e paturpëruar, mbrojtëse dhe shpëtimi im, bëmë të denjë që pa dënim të kungohem me Misteret e tua të kulluara, të pavdekshme, jetëdhënëse e të frikshme, për ndjesë fajesh dhe jetë të përjetshme, për ndriçim, për forcim, për shërim, për shëndet të shpirtit dhe të trupit dhe për shlyerjen dhe zhdukjen e gjykimeve, mendimeve dhe zakoneve të mia të liga, të epsheve të natës dhe të çdo fryme të ligë e të errët.
And through the intercessions of her who bore thee without seed, thine all-pure Mother and ever-virgin Mary, who is my only hope that cannot be put to shame, my protectress and my salvation, vouchsafe that I may partake without condemnation of thy spotless, immortal, life-giving and dread Mysteries, unto the remission of transgressions and unto life eternal; unto enlightenment, unto strengthening, unto healing, unto health of soul and body; and unto the blotting out and destruction of my evil reasonings, thoughts and habits, of the lusts of the night, and of every evil and dark spirit.
Se jotja është mbretëria, fuqia dhe lavdia, nderi dhe adhurimi, bashkë me Atin e me Shpirtin e Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
For thine is the kingdom, and the power, and the glory, and the honour, and the worship, together with the Father and the Holy Spirit, now, and ever, and unto ages of ages. Amen.
Teksti shqip është i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, me leje. orthodoxalbania.org. Teksti anglisht është nga Service Book i Isabel F. Hapgood (1922).