Shërbesa e Përgatitjes për Kungim · Hapi 21
Urata e gjashtë, e Shën Joan Damaskinoit
Çfarë ndodh
Urata e gjashtë është e Shën Joan Damaskinit. Ajo i kërkon Krishtit, që ka pushtet të falë mëkatet, të mos vërë re asnjë mëkat, të bërë me dije ose pa dije. Pastaj kërkon që Kungimi të mos sjellë dënim, mundim ose shtim mëkatesh, por pastrim, shenjtërim dhe jetën e mbretërisë së ardhshme.
Kush bën çfarë
- Ai që lutetLexon të parën nga dy uratat e Shën Joan Damaskinit.
Fjalët
Urata e gjashtë, e Shën Joan Damaskinoit
The Sixth Prayer, of St John of Damascus
O Zot Jisu Krisht Perëndia ynë, Ti që si i mirë dhe njeridashës ke pushtet të falësh fajet e njerëzve, mos i vë re të gjitha fajet e mia, të bëra me dije dhe pa dije dhe bëmë të denjë që pa dënim të kungohem me Misteret e tua të hyjshme, të lavdëruara, të kulluara dhe jetëbërëse, jo për mundim, as për shtim të mëkateve, po për pastrim e shenjtërim dhe për fitim të jetës të mbretërisë së ardhshme, për mbrojtje e ndihmë dhe dëbim të kundërshtarëve, dhe për shlyerje të fajeve të mia të shumta.
O Lord Jesus Christ our God, who, as thou art good and lovest mankind, hast power to forgive the transgressions of men: regard not all my transgressions, committed with knowledge and in ignorance, and vouchsafe that I may partake without condemnation of thy divine, glorified, spotless and life-giving Mysteries, not unto torment, nor unto the increase of sins, but unto purification and sanctification, and unto the gaining of the life of the kingdom to come, unto protection and help and the driving away of adversaries, and unto the blotting out of my many transgressions.
Se ti je Perëndi mëshirash dhe dhembshurish, dhe njeridashjeje, dhe ty ta drejtojmë lavdinë bashkë me Atin e me Shpirtin e Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
For thou art the God of mercies, and compassions, and love toward mankind, and unto thee we ascribe glory, together with the Father and the Holy Spirit, now, and ever, and unto ages of ages. Amen.
Teksti shqip është i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, me leje. orthodoxalbania.org. Teksti anglisht është nga Service Book i Isabel F. Hapgood (1922).