Fjalët e shërbesave · Pjesët e shërbesave
Bekimi i pesë bukëve
The blessing of the loaves · Greqisht: Ἀρτοκλασία (Artoklasia)
Bekimi i pesë bukëve i shtohet Mbrëmësores së Madhe në të kremtet dhe në ditë të tjera kur blatohen bukë. Pesë bukë, grurë, verë dhe vaj vendosen mbi një tryezë. Pas lutjeve ku kujtohen ata që i kanë blatuar, prifti e temjanis tryezën duke kënduar «Gëzohu, o hirëplotë Hyjlindëse Virgjëreshë», merr një bukë, bën mbi të shenjën e kryqit dhe i lutet Krishtit, që bekoi pesë bukët në shkretëtirë, t'i bekojë dhe t'i shumojë këto. Buka, gruri dhe vera ndahen ndërmjet besimtarëve, dhe me vajin ata vajosen.