Etërit mbi Ungjijtë

Mbrëmësorja e Madhe e së Shtunës · Hapi 18

Bekimi i pesë bukëve: ulja e kryeve

Çfarë ndodh

Ashtu si në uljen e mëparshme të kryeve, prifti thotë «Paqe në të gjithë» dhe dhjakoni i fton të gjithë të ulin kryet. Këtë herë prifti e thotë uratën me zë të lartë, ndërsa të gjithë qëndrojnë kokulur. Duke iu drejtuar Krishtit me ndërmjetimet e Hyjlindëses (Virgjëreshës Mari) dhe të një vargu të gjatë shenjtorësh, ndër ta shenjti i kësaj kishe dhe shenjti i ditës, urata i kërkon ta pranojë lutjen, të falë, të mbrojë dhe të mëshirojë.

Kush bën çfarë

  • PriftiE bekon popullin me «Paqe në të gjithë» dhe, ndërsa të gjithë ulin kryet, thotë me zë të lartë uratën që përmend shenjtorët, ndër ta shenjtin e kësaj kishe dhe shenjtin e ditës.
  • DhjakoniThotë «Kryet tanë le t'ia ulim Zotit».
  • PsaltëtPërgjigjen me «Dhe në shpirtin tënd» dhe «Ty, o Zot».
  • PopulliSipas zakonit, kur thuhet «Paqe në të gjithë», përkulen, pastaj, me thirrjen e dhjakonit, ulin kryet dhe mbeten kokulur ndërsa prifti thotë uratën me zë të lartë.

Kur prifti shërben pa dhjakon: Kur nuk ka dhjakon, prifti e thotë vetë «Kryet tanë le t'ia ulim Zotit».

Fjalët

Prifti

Paqe në të gjithë.

Peace be with you all.

Psaltët

Dhe në shpirtin tënd.

And with thy spirit.

Dhiaku

Kryet tanë le t'ia ulim Zotit.

Let us bow our heads unto the Lord.

Psaltët

Ty, o Zot.

To thee, O Lord.

Prifti

(me zë të lartë): O i shumë mëshirshëm Zot Iisu Krisht Perëndia ynë, me ndërmjetimet e Zonjës sonë të pacënuar Hyjlindëses dhe gjithmonë Virgjëreshës Mari; me fuqinë e Kryqit të çmuar dhe jetëbërës; me mbrojtjet e Fuqive qiellore të çmuara dhe të pa trup; me lutjet e të nderuarit, të lavdëruarit, profetit, pararendësit dhe pagëzorit Ioan, të Apostujve të shenjtë, të lavdëruar e të dëgjuar protokorifenj Petrit e Pavlit dhe të gjithë Apostujve; të etërve tanë ndër shenjtorët ierarkëve të mëdhenj dhe mësuesve ekumenikë, Vasilit të Madh, Grigor Teologut dhe Ioan Gojartit, të etërve tanë ndër shenjtorët, Athanasit, Qirillit dhe Ioan Përdëllimtarit, patrikëve të Aleksandrisë, Shën-Kollit episkopit të Mirës së Liqisë, Shën-Spiridhonit episkopit të Trimithundës dhe Nektarit të Pendapojës, çudibërësit; të dëshmorëve të mëdhenj, të shenjtë e të lavdëruar Gjergj Tropeprurësit, Dhimitër Mirovlitit; Theodhor Tironit, Theodhor Stratillatit dhe Mina çudibërësit; të hieromartirëve të shenjtë Harallambit dhe Elefterit; të grave dëshmore të mëdha, të lavdëruara e të shenjta Theklës, Varvarës, Anastasisë, Katerinës, Qirjaqisë, Fotinisë, Marinës, Parasqevisë dhe Irinit; të etërve të shenjtë, oshënarë dhe hyjprurës të shkëlqyer si asketë; (të shenjtit të Kishës ose të manastirit); të Hyjprindërve të shenjtë e të drejtë Ioaqimit dhe Anës; (të shenjtit të ditës) që po përkujtojmë sot dhe të gjithë shenjtorëve të tu:

(aloud): O most merciful Lord Jesus Christ our God, through the intercessions of our all-undefiled Lady, the Birth-giver of God and ever-virgin Mary; through the might of the precious and life-giving Cross; through the protection of the honourable Bodiless Powers of heaven; through the prayers of the honourable, glorious Prophet, Forerunner and Baptist, John; of the holy Apostles, the glorious and renowned chief leaders Peter and Paul, and of all the Apostles; of our Fathers among the Saints, the great Hierarchs and Ecumenical Teachers, Basil the Great, Gregory the Theologian and John Chrysostom; of our Fathers among the Saints Athanasius, Cyril and John the Merciful, Patriarchs of Alexandria; of Saint Nicholas, Bishop of Myra in Lycia, of Saint Spyridon, Bishop of Trimythous, and of Nektarios of Pentapolis, the Wonder-worker; of the great martyrs, holy and glorious, George the Trophy-bearer, Demetrios the Myrrh-streamer; Theodore the Recruit, Theodore the General and Menas the Wonder-worker; of the holy Hieromartyrs Charalambos and Eleftherios; of the great women martyrs, glorious and holy, Thecla, Barbara, Anastasia, Catherine, Kyriaki, Photini, Marina, Paraskevi and Irene; of the holy Fathers, venerable and God-bearing, who shone forth as ascetics; (of the saint of the church or of the monastery); of the holy and righteous Ancestors of God, Joachim and Anna; (of the saint of the day) whom we commemorate today, and of all thy Saints:

Bëje të mirëpritur lutjen tonë; dhurona ndjesën e fajeve tona; mbulona me hien e krahëve të tu; dëbo nga ne çdo armik dhe kundërshtar; paqësona jetën; mëshirona, o Zot, ne dhe botën tënde; dhe shpëto shpirtrat tona si Perëndi i mirë, njeridashës dhe i mëshirshëm.

Make our prayer acceptable; grant us remission of our transgressions; hide us under the shadow of thy wings; drive far from us every foe and adversary; make our life peaceful, O Lord. Have mercy upon us and upon thy world; and save our souls: forasmuch as thou art gracious and lovest mankind.

Teksti shqip është i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, me leje. orthodoxalbania.org. Teksti anglisht është nga Service Book i Isabel F. Hapgood (1922).

Në këtë hap