Fjalët e shërbesave · Pjesët e shërbesave
Himni Keruvik
Cherubic Hymn · Greqisht: Χερουβικὸς ὕμνος / Χερουβικόν
Himni Keruvik, «Ne që simbolizojmë mistikërisht Keruvimet», këndohet nga psaltët dhe nga populli pas uratave të besimtarëve. Ndërkaq prifti thotë pa zë uratën e himnit dhe temjanis; himni ndërpritet për Hyrjen e Madhe dhe mbaron pas saj me «Që mbretin e të gjithave të presim».