Etërit mbi Ungjijtë

Liturgjia Hyjnore e Shën Joan Gojartit · Hapi 24

Himni Keruvik

Çfarë ndodh

Sapo mbaron urata e dytë e besimtarëve, psaltët nisin Himnin Keruvik, «Ne që simbolizojmë mistikërisht Keruvimet…». Te Tryeza e Shenjtë prifti, me krye të ulur, thotë pa zë uratën e Himnit Keruvik dhe pastaj tri herë vetë himnin, kurse dhjakoni e plotëson himnin me vargjet e tij të fundit. Psaltët e këndojnë himnin deri në Hyrjen e Madhe, procesionin me Dhuratat e çmuara, dhe vargjet e fundit i ruajnë për pas saj.

Kush bën çfarë

  • PriftiQëndron para Tryezës së Shenjtë me krye të ulur dhe thotë pa zë uratën e Himnit Keruvik, «Asnjë nga ata që janë lidhur…», pastaj tri herë pjesën e parë të himnit.
  • DhjakoniDuke qëndruar pranë Tryezës së Shenjtë, thotë me zë të ulët «Le t'i lutemi Zotit», pastaj e plotëson himnin e priftit me vargjet e tij të fundit, duke mbaruar me «Aliluia» tri herë.
  • PsaltëtE nisin menjëherë Himnin Keruvik dhe këndojnë pjesën e tij të parë; vargjet e fundit mbeten për pas Hyrjes së Madhe.
  • PopulliKëndojnë me zë të ulët Himnin Keruvik bashkë me psaltët.

Kur prifti shërben pa dhjakon: Kur nuk ka dhjakon, prifti thotë vetë «Le t'i lutemi Zotit» dhe vargjet e fundit të himnit.

Fjalët

Dhe menjëherë këndojnë himnin keruvik.

And immediately they sing the Cherubic Hymn.

Ne që simbolizojmë mistikërisht Keruvimet, dhe i këndojmë Trinisë jetëbërëse himnin trishenjtor, le të largojmë prej nesh tërë kujdesin për jetën; që mbretin...

Let us, the Cherubim mystically representing, and unto the Life-giving Trinity the thrice-holy chant intoning, all cares terrestrial now lay aside.

Kur psalet himni keruvik, dhiaku thotë me zë të ulët:

While the Cherubic Hymn is sung, the deacon says in a low voice:

Le t'i lutemi Zotit.

Let us pray to the Lord.

Prifti, përpara Tryezës së Shenjtë, duke ulur kryet thotë me zë të ulët:

The priest, before the Holy Table, bowing his head, says in a low voice:

Urata e himnit Keruvik:

The Prayer of the Cherubic Hymn:

Prifti

(pa zë) Asnjë nga ata që janë lidhur me epshet dhe dëfrimet trupore nuk është i denjë të vijë tek Ti, ose të të afrohet ose të të shërbejë Ty, o mbret i lavdisë. Se të shërbyerit tek Ti është një gjë e madhe dhe e frikshme edhe për fuqitë qiellore. Mirëpo nga njeridashja jote e patreguar dhe e pamatur u bëre njeri pa u ndryshuar, dhe ke qenë kryeprifti ynë, dhe si Zot i gjithësisë na dorëzove shërbesën e shenjtë të kësaj meshe dhe theroreje të pagjakshme; se vetëm Ti, o Zot Perëndia ynë, i sundon qielloret dhe të dheshmet, Ti që rri mbi fronin Keruvik, Zoti i Serafimeve dhe mbret i Izraelit, që je i vetmi shenjt dhe që prehesh ndër shenjtorët. Të lutem pra, Ty të vetmit të mirë dhe të gatshëm për të dëgjuar; shtjer sytë mbi mua shërbëtorin tënd mëkatar dhe të padobishëm, dhe pastroma shpirtin dhe zemrën nga ndërgjegja e keqe, dhe bëmë të zotin me fuqinë e Shpirtit tënd të Shenjtë, mua që kam veshur hirin e priftërisë, të qëndroj përpara kësaj tryezës tënde të shenjtë, dhe t'i shërbej flijimit të Trupit

No one who is in bondage unto carnal desires and sensual pleasures is worthy to approach, or to come near, or to serve thee, O King of Glory: For to serve thee is a great and terrible thing even to the Heavenly Powers. Nevertheless, through thine unutterable and boundless love toward mankind thou didst become man, yet without change, and without transmutation,

tënd të shenjtë e të pacënuar dhe Gjakun nderuar. Se tek Ti vij duke ulur kryet dhe ty të lutem; mos e hiq fytyrën tënde nga unë, as mos më përjashto nga rrethi i shërbëtorëve të tu, po dënjo të të blatohen këto dhurata prej meje, shërbëtorit tënd mëkatar dhe të padenjë. Se ti je blatuesi dhe i blatuari, Ai që pranon dhe që jep vetveten, o Krisht Perëndia jonë dhe Ty ta drejtojmë lavdinë, bashkë me Atin tënd pa fillim dhe Shpirtin tënd të tërëshenjtë, të mirë dhe jetëbërës, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

and art become our High Priest, and hast committed unto us the ministry of this unbloody Sacrifice, in that thou art Lord over all. For thou alone, O Lord our God, rulest over those in heaven and on earth; who art borne on the throne of the Cherubim; who art Lord of the Seraphim and King over Israel; who alone art holy and restest in the Saints. Therefore do I now make my entreaty unto thee, who alone art good and art ready to listen: Look down upon me, a sinner, and thine unprofitable servant, and cleanse my soul and my heart from an evil conscience; and by the might of thy Holy Spirit enable me, who am endued with the grace of the priesthood, to stand before this thy holy Altar, and perform the sacred Mystery of thy Holy and Pure Body and Precious Blood. For unto thee do I draw near, and bowing my neck I implore thee: turn not thy face from me, neither cast me out from among thy children; but graciously vouchsafe that I, a sinner and thine unworthy servant, may offer unto thee these Holy Gifts. For it is thou who offerest and art offered, who receivest and art thyself received, O Christ our God: and unto thee we ascribe glory, together with thy Father, who is from everlasting, and thine all-holy, and good, and life-giving Spirit, now, and ever, and unto ages of ages.

Pasi mbaron uratën e himnit keruvik prifti thotë pa zë tri herë himnin keruvik «Ne që simbolizojmë...» deri «tërë kujdesin për jetën».

Let us, the Cherubim mystically representing now lay aside.

Dhiaku e plotëson duke thënë:

The deacon completes it, saying:

Dhiaku

Që mbretin e të gjithave të presim, të pasuar padukurisht prej rreshtave engjëllore. Aliluia, Aliluia, Aliluia (tri herë).

That we may raise on high the King of all, like conqueror on shield and spears, by the Angelic Hosts invisibly up-borne. Alleluia.

Teksti shqip është i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, me leje. orthodoxalbania.org. Teksti anglisht është nga Service Book i Isabel F. Hapgood (1922).

Ç’kuptim ka

Protopresviter D. Sokolof
«Pasi thuhen dy Lutjet e Vogla për besimtarët, që mbarojnë me thirrjen “Urtësi”, hapet Dera e Bukur dhe kori këndon himnin për bartjen e Dhuratave në altar, himn që quhet Himni Keruvik, sepse ne përgatitemi të shërbejmë pranë Fronit të Perëndisë mbi dhe, ashtu si keruvimet shërbejnë pranë Fronit qiellor.»

Sokolof, A Manual of the Orthodox Church's Divine Services (1899), f. 68 · përkthyer nga kjo faqe

Priftmurgu Grigor Kutlumusiani
«Me anë të himnit kerubik, Kisha jonë e shenjtë na parapërgatit që të presim Mbretin Krisht, i cili vjen në Qytetin e shenjtë. Na fton të parapërgatitemi që edhe ne të baresim bashkë me Krishtin në rrugën drejt martirizimit dhe të qëndrojmë pranë Kryqit të tij, bashkë me Nënën e tij të tërëshenjtë dhe nxënësin e dashur Joan.»

«Liturgjia Hyjnore (Pjesa I) – Priftmurgu Grigor Kutlumusiani», Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

Shën Joan Gojarti
«Dijetarët u larguan nga Persia, që të shkonin t’i faleshin Krishtit. Largohu, pra, edhe ti nga gjërat tokësore dhe ec drejt Jesuit»

«Liturgjia Hyjnore (Pjesa I) – Priftmurgu Grigor Kutlumusiani», Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

Protopresviter D. Sokolof
«Fjala që përdoret në greqisht dhe në sllavishten e vjetër do të thotë fjalë për fjalë “i mbartur mbi shtiza” dhe të kujton zakonin e lashtë ushtarak, kur ushtarët e ngrinin prijësin e tyre mbi mburoja, përmbi majat e shtizave, dhe e mbartnin kështu, të rrethuar nga ushtria, saqë nga larg dukej sikur ai mbartej mbi majat e shtizave.»

Sokolof, A Manual of the Orthodox Church's Divine Services (1899), f. 68 · përkthyer nga kjo faqe

Në këtë hap