Drejtuesi i parë i kishës së Romës.
Libri III, Kreu II
1. Pas martirizimit të Pavlit dhe të Pjetrit, i pari që mori peshkopatën e kishës së Romës ishte Lini. Pavli e përmend kur i shkruan Timoteut nga Roma, te përshëndetja në fund të letrës.1
Shënime
1. 2 Timoteut 4:21. Të njëjtin identifikim e bëjnë Irineu, «Kundër herezive» III. 3. 3, dhe Pseudo-Ignati te «Letra drejtuar Tralianëve» (versioni më i gjatë), kreu 7.
Shqip: përkthim nga anglishtja i tekstit të vitit 1890 (zotërim publik) · citimet nga Dhiata e Re sipas Biblës «Së bashku» (2020), © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë, me lejen e saj · regjistri kishtar sipas KOASh-it