Herezia e Savelit.
Libri VII, Kreu VI
Në të njëjtën letër përmend edhe mësimet heretike të Savelit, që në kohën e tij po dilnin në pah, dhe thotë:
«Sepse mësimi që është ngritur tani në Ptolemaidën e Pentapolit është i paperëndishëm dhe ka blasfemi të madhe kundër Perëndisë së Tërëfuqishëm, Atit, dhe Zotit tonë Jisu Krisht; ka shumë mosbesim për Birin e tij të Vetëmlindur dhe të parëlindurin e çdo krijese, Fjalën që u bë njeri, dhe pandjeshmëri ndaj Shpirtit të Shenjtë. Meqë për të më erdhën shkresa nga të dyja palët, si edhe vëllezër për ta biseduar këtë punë, shkrova disa letra, ku e shtjellova çështjen në mënyrë mësimore, aq sa munda me ndihmën e Perëndisë. Kopjet e tyre po t'i dërgoj.»
Shqip: përkthim nga anglishtja i tekstit të vitit 1890 (zotërim publik) · citimet nga Dhiata e Re sipas Biblës «Së bashku» (2020), © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë, me lejen e saj · regjistri kishtar sipas KOASh-it