Etërit mbi Ungjijtë

Liturgjia Hyjnore e Shën Joan Gojartit · Hapi 54

Përgatitja e Kungatës për besimtarët

Çfarë ndodh

Dhjakoni hedh në potir tri pjesët e mbetura të Qengjit, të ndara në pjesë të vogla kur do të kungohen besimtarët, duke thënë katër himne. Pjesët e tjera, për Hyjlindësen (Nënën e Perëndisë), për shenjtorët, për të gjallët dhe për të vdekurit, mbeten mbi Dhiskun, pjatën që mban Bukën e shenjtë. Ato hidhen në potir vetëm pas Kungimit të popullit, me uratën «Laji, o Zot…».

Kush bën çfarë

  • PriftiMe Lugën e shenjtë mbledh në potir thërrimet që janë mbi antiminsin, pëlhurën mbi Tryezën e Shenjtë, dhe e mbulon Dhiskun me Yllin dhe, mbi të, me Mbulesat e vogla.
  • DhjakoniMe Dhiskun në dorën e majtë dhe Sfungjerin në të djathtën, hedh në potir pjesët e mbetura të Qengjit, të ndara në pjesë të vogla kur kungohen besimtarët, duke thënë katër himne.
  • PsaltëtVazhdojnë me Qinonikon.
  • PopulliAta që do të kungohen presin në vendet e tyre thirrjen për të dalë përpara.

Kur prifti shërben pa dhjakon: Prifti i hedh vetë në potir pjesët e Qengjit.

Fjalët

Pastaj dhiaku merr Dhiskun e shenjtë me dorën e majtë dhe me të dy gishtërinjtë e dorës së djathtë Sfungjerin dhe hedh pjesët e Trupit të Shenjtë (pjesët me gërmat KR, FI dhe TON), të cilat i ndan në pjesë të vogla kur ka për të kunguar besimtarët, në Potirin e Shenjtë me kujdes e thotë:

Then the deacon takes the holy diskos in his left hand and the sponge with two fingers of his right hand, and carefully puts into the holy chalice the portions of the Holy Body (the portions with the letters XC, NI and KA), which he divides into small pieces when the faithful are to receive Communion, and says:

Ne që pamë ngjalljen e Krishtit, le t'i falemi të shenjtit, Zotit Iisu, të vetmit të pamëkatshëm. Kryqit tënd po i falemi o Krisht dhe ngjalljen tënde të shenjtë himnojmë dhe lavdërojmë; se Ti je Perëndia ynë, veç teje nuk njohim tjetër, emrin tënd përmendim. Ejani gjithë besimtarët t'i falemi ngjalljes së shenjtë të Krishtit. Se ja tek erdhi me anën e Kryqit gëzim në tërë botën. Duke bekuar kurdoherë Zotin, himnojmë ngjalljen e Tij; se duke duruar Kryqin për ne, me vdekje vdekjen e zhduku.

In that we have beheld the Resurrection of Christ, let us bow down before the holy Lord Jesus, the only sinless One. Thy Cross do we adore, O Christ, and thy holy Resurrection we laud and glorify: for thou art our God, and we know none other beside thee; we call upon thy Name. O come, all ye faithful, let us adore Christ's holy Resurrection. For lo, through the Cross is joy come into all the world. Ever blessing the Lord, let us sing his Resurrection: for in that he endured the Cross he hath destroyed Death by death.

Ndriçohu, ndriçohu, o Jerusalem i ri, se lavdia e Zotit lindi përmbi ty. Vallëzo tani dhe ngazëllohu, o Sion, dhe ti o Hyjlindëse e kulluar, dëfre me ngjalljen e Birit tënd.

Shine, shine, O new Jerusalem, for the glory of the Lord is risen upon thee! Shout now and be glad, O Zion! And do thou, O Pure One, Birth-giver of God, rejoice in the Rising-again of him whom thou didst bear.

O zëri yt i hyjshëm, i dashur edhe fort i ëmbël; se me të vërtetë u zotove të jesh bashkë me ne gjer në mbarim të jetës, o Krisht; të cilin zë duke e patur ne besimtarët si ankurë shprese, ngazëllohemi.

O thy divine voice, beloved and most sweet; for in truth thou didst promise to be with us unto the end of the world, O Christ; and having that voice as an anchor of hope, we the faithful rejoice.

O Krisht, Pashkë e madhe dhe fort e hirshme, o urtësi dhe Fjalë dhe fuqi e Perëndisë; jepna që më qartë të marrim pjesë me ty në ditën e paperënduar të Mbretërisë sate.

O Christ, Passover great and most Holy! O Wisdom, Word, and Power of God! Vouchsafe that we may more perfectly partake of thee in the days which know no evening of thy kingdom.

Kur prifti ka për të kunguar besimtarët nuk duhet t'i shtjerë pjesët e tjera, por vetëm pjesët që përfaqësojnë Trupin e Zotit dhe si të kungojë besimtarët, i shtije dhe pjesët e tjera, duke thënë:

When the priest is to give Communion to the faithful, he must not put in the other portions, but only the portions that represent the Body of the Lord; and when he has given Communion to the faithful, he puts in the other portions as well, saying:

Laji, o Zot mëkatet e shërbëtorëve të tu që u kujtuan këtu me Gjakun tënd të shenjtë, me ndërmjetimet e Hyjlindëses dhe të gjithë shenjtorëve të tu. Amin.

Wash away, O Lord, the sins of all who are here commemorated, by thy precious Blood, through the prayers of thy Saints.

Si të ketë fshirë mirë Dhiskun e shenjtë, merr në formë kryqi, katër cepat e Andiminsit të shenjtë, dhe i mban në dorën e majtë; kurse me anë të dorës së djathtë merr pjesën e poshtme të Andiminsit që varet dhe e shkund atë. Pastaj e hap Andiminsin dhe, me anë të Lugës së shenjtë mbledh therrimet dhe i hedh në Potirin e shenjtë. Pastaj vendos vetëm Yllin mbi Dhiskun e shenjtë dhe mbi Yll vendos Mbulesat.

Having wiped the holy diskos well, he takes the four corners of the holy antimension crosswise and holds them in his left hand, while with his right hand he takes the lower part of the antimension that hangs down and shakes it. Then he opens the antimension and, with the holy spoon, gathers the crumbs and puts them into the holy chalice. Then he places only the star on the holy diskos, and over the star he places the veils.

Teksti shqip është i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, me leje. orthodoxalbania.org. Teksti anglisht është nga Service Book i Isabel F. Hapgood (1922).

Në këtë hap