Fjalët e shërbesave · Pjesët e shërbesave
Qinonikoja
Communion hymn · Greqisht: Κοινωνικόν (Koinonikon)
Qinonikoja, himni i Kungimit, është vargu që psaltët këndojnë pas «Të shenjtat, të shenjtëve», ndërsa klerikët kungohen në Hierore. Të dielave ajo është «Lavdërojeni Zotin prej qiejve, lavdërojeni në më të lartat. Aliluia»; në të kremtet këndohet Qinonikoja e posaçme e ditës. Pas saj, ndërsa vazhdon Kungimi i klerikëve, mund të këndohen edhe himne të tjera.