Etërit mbi Ungjijtë

Liturgjia Hyjnore e Shën Joan Gojartit · Hapi 52

Uratat para Kungimit

Çfarë ndodh

Para se të kungohet, prifti lexon kokulur uratat para Kungimit. Ato nisin me «Besoj, o Zot…», vazhdojnë me vargje të shkurtra dhe tropare (himne të shkurtra) dhe përfshijnë një uratë që Dhuratat e çmuara të mos i sjellin dënim. Tropari «Në Darkën tënde mistike…» vjen dy herë, një herë pas vargjeve të para dhe përsëri në fund.

Kush bën çfarë

  • PriftiKokulur, lexon uratat para Kungimit: «Besoj, o Zot…», vargjet, troparet, uratën përmbyllëse dhe «Në Darkën tënde mistike…».
  • DhjakoniQëndron pak mënjanë dhe lutet me vete.
  • PsaltëtVazhdojnë me Qinonikon dhe me himne të tjera, ndërsa klerikët përgatiten.
  • PopulliPresin në vendet e tyre, në këmbë ose ulur, si të duan, ndërsa këndohen himnet.

Kur prifti shërben pa dhjakon: Nuk ndryshon asgjë.

Fjalët

Dhe si vendos enën me ujin e nxehtë në vendin e tij, qëndron pak më lart duke u falur me vete.

And having set the vessel of warm water in its place, he stands a little apart, praying to himself.

Kurse prifti kokulur lexon me shpresëtari këto urata para kungimit:

Meanwhile the priest, with head bowed, reads with reverence these prayers before Communion:

Besoj, o Zot, dhe pohoj se Ti je me të vërtetë Krishti, i Biri i Perëndisë së gjallë, që erdhe në botë të shpëtosh mëkatarët, nga të cilët i pari jam unë. Gjithashtu besoj se ky është vetë Trupi yt i pacënuar dhe ky është vetë Gjaku yt i çmuar. Të lutem pra, mëshiromë dhe falmi fajet, të bëra me dashje dhe pa dashje, me fjalë, me punë, me dije dhe padije; dhe bëmë të denjë që të marr pjesë pa dënim në Misteret e tua të pacënuara, për ndjesën e mëkateve dhe për jetën e amëshuar. Amin.

I believe, O Lord, and I confess, that thou art, in very truth, the Christ, the Son of the living God, who didst come into the world to save sinners, of whom I am chief. And I believe that this is, of a truth, thine all-pure Body, and that this is thine own precious Blood. Wherefore, I beseech thee, have mercy upon me, and forgive my transgressions, whether voluntary or involuntary; whether of word or of deed; whether committed with knowledge or in ignorance. And vouchsafe that I may partake without condemnation of thine all-pure Mysteries, unto the remission of my sins, and unto life eternal. Amen.

Pastaj thonë këto vargje:

Then they say these verses:

Ja tek po shkoj për Kungatën hyjnore,

Lo, I go unto the divine Communion,

O Krijues, mos më digj me anën e Kungatës,

O Creator, burn me not through the Communion,

Se ti je zjarr që djeg të padenjët.

For thou art a fire that burneth the unworthy.

Por pastromë prej çdo njolle.

But cleanse me from every stain.

Dhe këto tropare:

And these troparia:

Në darkën tënde mistike, o Bir i Perëndisë, merrmë sot pjesëtar; se nuk do t'ua them armiqve të tu misterin; nuk do të të jap të puthur si Judas; por duke të pohuar si kusari, thërres: kujtomë, o Zot, në mbretërinë tënde.

Of thy Mystical Supper, O Son of God, accept me to-day as a communicant: for I will not speak of thy Mystery to thine enemies, neither, like Judas, will I give thee a kiss; but like the thief will I confess thee: Remember me, O Lord, in thy kingdom.

Pastaj prapë këto vargje:

Then again these verses:

O njeri, dridhu, duke parë Gjak hyjnizues.

O man, tremble, beholding the deifying Blood.

Se është thëngjill që djeg të padenjët.

For it is a coal that burneth the unworthy.

Trupi i Perëndisë, dhe më hyjnizon dhe më ushqen,

The Body of God both deifieth me and nourisheth me,

Shpirtin e hyjnizon dhe mendjen e ushqen çuditërisht.

It deifieth the soul and nourisheth the mind wondrously.

Dhe këto tropare:

And these troparia:

Më ngazëllove me mallin tënd, o Krisht, dhe më ndryshove me dashurinë tënde hyjnore; po digji me zjarr të palëndshëm mëkatet e mia dhe bëmë të denjë të nginjem me ëmbëlsirën tënde, që duke kërcyer të madhëroj, o i Mirë, të dyja ardhjet e tua.

Thou hast gladdened me with longing for thee, O Christ, and hast changed me by thy divine love; but burn up my sins with immaterial fire, and make me worthy to be filled with thy sweetness, that, leaping, I may magnify, O Good One, both thy comings.

Ndër shkëlqimet e shenjtorëve të tu si do të hyj unë i padenjë? Se në guxofsha të hyj bashkë në nusëroren, rroba më tregon se s'është e dasmës, dhe i lidhur do të nxirrem jashtë prej engjëjve. Pastro, o Zot, ndotësinë e shpirtit tim dhe shpëtomë si njeridashës.

Into the splendours of thy Saints how shall I, the unworthy, enter? For if I dare to enter with them into the bridechamber, my garment betrayeth me, that it is not a wedding garment, and I shall be cast out bound by the Angels. Cleanse, O Lord, the filth of my soul, and save me, as the Lover of mankind.

Pastaj këtë uratë:

Then this prayer:

O Zot, njeridashës, Zoti Iisu Krisht, Perëndia im, të mos jenë për dënimin tim këto të Shenjtat mbasi jam i padenjë,

O Lord who lovest mankind, Lord Jesus Christ, my God, let not these Holy Things be unto my condemnation, because I am unworthy,

por për pastrim dhe shenjtërim të shpirtit dhe të trupit dhe për sigurim të jetës dhe mbretërisë së ardhshme. Për mua është mirë t'i ngjitem Perëndisë dhe të vë te Zoti shpresën e shpëtimit tim.

but unto the cleansing and sanctification of soul and body, and unto the assurance of the life and kingdom to come. It is good for me to cleave unto God, and to put in the Lord the hope of my salvation.

Dhe përsëri:

And again:

Në Darkën tënde mistike, o Bir i Perëndisë, merrmë sot pjesëtar; se nuk do t'ua them armiqve të tu misterin; nuk do të të jap të puthur si Judas; por duke të pohuar si kusari, thërres: kujtomë, o Zot, në mbretërinë tënde.

Of thy Mystical Supper, O Son of God, accept me to-day as a communicant: for I will not speak of thy Mystery to thine enemies, neither, like Judas, will I give thee a kiss; but like the thief will I confess thee: Remember me, O Lord, in thy kingdom.

Teksti shqip është i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, me leje. orthodoxalbania.org. Teksti anglisht është nga Service Book i Isabel F. Hapgood (1922).

Ç’kuptim ka

Protopresviter Thomas Hopko
«Në përgjithësi, më përpara se të merret Kungimi, thuhet lutja e mëposhtme nga të gjithë. Ky është akti personal i besës së secilit ndaj Krishtit dhe ndaj Mistereve të Shenjta të Kishës së tij:»

«Kungimi», Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

Në këtë hap