Etërit mbi Ungjijtë

Liturgjia Hyjnore e Shën Joan Gojartit · Hapi 53

Kungimi i klerikëve

Çfarë ndodh

Pas Derës së Bukur të mbyllur kungohen klerikët, i pari prifti. Ai i kërkon ndjesë dhjakonit, kungohet me një pjesë të Trupit të shenjtë dhe i jep një pjesë dhjakonit, i cili kungohet prapa Tryezës së Shenjtë. Pastaj prifti pi tri herë nga Potiri, duke mbajtur Mbulesën e Shenjtë nën mjekër, dhe e kungon dhjakonin prej tij tri herë. Ata që shërbejnë bashkë, priftërinj ose dhjakonë të tjerë, kungohen si dhjakoni.

Kush bën çfarë

  • PriftiI kërkon ndjesë dhjakonit, kungohet me një pjesë të Trupit të shenjtë dhe i jep një pjesë dhjakonit; pastaj, me Mbulesën e Shenjtë nën mjekër, pi tri herë nga Potiri.
  • DhjakoniMe duart në formë kryqi, pëllëmbën e djathtë mbi të majtën, puth dorën e priftit dhe kungohet me Trupin e shenjtë prapa Tryezës së Shenjtë, kokulur; pastaj kungohet tri herë nga Potiri dhe e puth atë.
  • PsaltëtKëndojnë Qinonikon dhe himne të tjera ndërsa kungohen klerikët.
  • PopulliPresin në vendet e tyre, në këmbë ose ulur, si të duan; ata që do të kungohen përgatiten të dalin përpara.

Kur prifti shërben pa dhjakon: Kur nuk ka dhjakon a priftërinj të tjerë që shërbejnë me të, prifti nuk i kërkon ndjesë askujt dhe kungohet vetëm.

Fjalët

Pastaj prifti duke ardhur që të kungohet i thotë dhiakut ose priftërinjve të tjerë që meshojnë së bashku:

Then the priest, coming to receive Communion, says to the deacon or to the other priests who are concelebrating:

O vëlla dhe bashkëmeshëtar, ndjemë mua priftin mëkatarin.

Forgive me, fathers and brethren

Dhe dhiaku përgjigjet:

And the deacon answers:

Priftërinë tënde e kujtoftë Zoti Perëndia në mbretërinë e Tij, gjithnjë; tani e përherë e në jetë të jetëve.

May the Lord God remember thy priesthood in his kingdom, always, now, and ever, and unto ages of ages.

Pastaj prifti thotë:

Then the priest says:

O Perëndi, falmë mua mëkatarin dhe mëshiromë (tri herë).

O God, forgive me, a sinner, and have mercy upon me (three times).

Dhe si u afrohet të Shenjtave me frikë dhe shpresë, merr një pjesë nga Trupi i shenjtë (nga pjesa që ka shkronjat IS) dhe thotë:

And drawing near to the Holy Things with fear and reverence, he takes a portion of the Holy Body (from the portion that bears the letters IC) and says:

Prifti

Ja tek vij te Krishti mbret i pavdekshëm dhe Perëndia ynë. Trupi i çmuar dhe i tërëshenjtë i Zotit Perëndisë dhe Shpëtimtarit tonë Iisu Krisht më jepet, mua priftit të padenjë (aksh) për ndjesën e mëkateve të mia dhe për jetën e amëshuar.

Lo, I draw near unto the King Immortal, and to God. The precious and all-holy Body of our Lord, and God, and Saviour, Jesus Christ, is imparted to me, N., Priest, unto the remission of my sins, and unto life everlasting.

Dhe si kungohet thotë:

And when he has received Communion, he says:

Amin.

Amen.

Pastaj i thotë dhiakut:

Then he says to the deacon:

Prifti

Dhiak, afrohu.

Deacon, draw near.

Dhiaku duke ardhur dhe duke hapur duart në formë kryqi, duke pasur pëllëmbën e djathtë mbi të majtën, thotë:

The deacon, coming forward and holding out his hands in the form of a cross, the right palm over the left, says:

Dhiaku

Ja tek vij te Krishti mbret i pavdekshëm dhe Perëndia ynë. Jepmë, o Zot, Trupin e çmuar dhe të shenjtë të Zotit dhe Perëndisë dhe Shpëtimtarit tonë Iisu Krisht, mua dhiakut të padenjë (aksh) për ndjesën e mëkateve të mia dhe për jetën e amëshuar.

Lo, I draw near unto the King Immortal and our God. Impart unto me, Master, the precious and holy Body of our Lord, and God, and Saviour, Jesus Christ.

Prifti duke i dhënë një pjesë nga Trupi i shenjtë thotë:

The priest, giving him a portion of the Holy Body, says:

Prifti

Të jepet, ty dhiakut shpresëtar (aksh), Trupi i çmuar dhe i shenjtë i Zotit dhe Perëndisë dhe Shpëtimtarit tonë Iisu Krisht, për ndjesën e mëkateve të tua dhe për jetën e amëshuar.

To N., Deacon, is imparted the precious, and holy, and all-pure Body of our Lord, and God, and Saviour, Jesus Christ, unto the remission of his sins, and unto life everlasting.

Dhe dhiaku, pasi puth dorën e priftit, merr Bukën e Shenjtë, shkon prapa Tryezës së hirshme dhe kokulur, kungohet. Këtë e bëjnë edhe priftërinjtë ose dhiakonët e tjerë kur bashkëmeshojnë.

And the deacon, having kissed the priest's hand, takes the Holy Bread, goes behind the Holy Table and, with head bowed, receives Communion. The other priests or deacons do the same when they concelebrate.

I pari i priftërinjve pastaj, si kungohet me Trupin e nderuar, ia dorëzon atë Dhiakut.

Then the first of the priests, having partaken of the honoured Body, hands it to the deacon.

Pastaj prifti merr Mbulesën dhe ai e mbështet mirë te nofulla e tij, merr me të dy duart dhe me Mbulesën Potirin e shenjtë dhe thotë:

Then the priest takes the communion cloth and tucks it well under his chin, takes the holy chalice with both hands and with the cloth, and says:

Gjithashtu më jepet mua (aksh), priftit të padenjë, Gjaku i çmuar dhe i tërëshenjtë i Zotit dhe Perëndisë dhe Shpëtimtarit tonë Iisu Krishtit për ndjesë mëkatesh dhe jetë të pasosur.

The precious and holy Blood of our Lord, and God, and Saviour, Jesus Christ, is imparted to me, the servant of God, Priest, N., unto the remission of my sins, and unto life everlasting.

Dhe kungohet tri herë pa thënë gjë, fshin mirë buzët e tij dhe buzët e Potirit të shenjtë me Mbulesën që mban në dorë; e ngre Potirin lart pasi e puth edhe thotë:

And he partakes three times without saying anything, and wipes his lips and the rim of the holy chalice well with the cloth that he holds in his hand; having kissed the chalice, he lifts it up and says:

Ky preku buzët e mia, dhe Zoti do të më heqë gjithë paudhësitë dhe do të më pastrojë nga mëkatet.

Lo, this hath touched my lips, and shall take away mine iniquities, and shall purge away my sins.

Dhe fton dhiakun duke thënë:

And he calls the deacon, saying:

Dhiak, afrohu përsëri.

Deacon, draw near.

Dhe dhiaku vjen para Tryezës së Shenjtë, fshin pëllëmbën mbi Dhiskun dhe thotë me vëmendje:

And the deacon comes before the Holy Table, wipes his palm over the diskos and says attentively:

Jepmë, o Zot, mua (aksh), dhiakut të padenjë, Gjakun e çmuar dhe të tërëshenjtë të Zotit dhe Perëndisë dhe Shpëtimtarit tonë, Iisu Krishtit, për ndjesë mëkatesh dhe jetë të pasosur.

Impart unto me, Master, the precious and holy Blood of our Lord and God, and Saviour, Jesus Christ.

Dhe prifti e kungon atë tri herë me Potirin duke thënë:

And the priest gives him Communion three times from the chalice, saying:

Të jepet ty (aksh), dhiaku shpresëtar, Gjaku i çmuar dhe i tërëshenjtë i Zotit dhe Perëndisë dhe Shpëtimtarit tonë, Iisu Krisht, për ndjesë të mëkateve të tua dhe për jetë të pasosur. Amin.

The servant of God, N., Deacon, partaketh of the precious and all-holy Blood of our Lord, and God, and Saviour, Jesus Christ, unto the remission of his sins, and unto life everlasting.

Pastaj, si pastron edhe ky me mbulesën buzët e veta e të Potirit të Shenjtë, puth Potirin.

Then he too, having wiped his lips and the rim of the holy chalice with the cloth, kisses the chalice.

Dhe prifti, duke ngritur Potirin lart, thotë:

And the priest, lifting up the chalice, says:

Ky preku buzët e tua, dhe Zoti do të falë gjithë paudhësitë e tua e do të pastrojë mëkatet e tua.

Lo, this hath touched thy lips, and shall take away thine iniquities, and shall purge away thy sins.

Teksti shqip është i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, me leje. orthodoxalbania.org. Teksti anglisht është nga Service Book i Isabel F. Hapgood (1922).

Ç’kuptim ka

Shën Dionisi Areopagiti
«Sepse kungimi i paraprin shpërndarjes, dhe marrja e mistereve i paraprin dhënies mistike. Sepse ky është rregulli dhe rendi i Mistereve Hyjnore: që Prijësi i nderuar të marrë pjesë i pari dhe të mbushet me dhuratat që do t'u jepen të tjerëve nëpërmjet tij, prej Perëndisë, dhe që kështu t'u japë edhe të tjerëve.»

Dionisi, The Ecclesiastical Hierarchy, përkth. J. Parker (1894) · përkthyer nga kjo faqe

Shën Joan Gojarti
«Fakti që unë, si meshues, kungohem i pari, nuk është ndonjë gjë me rëndësi, sepse edhe në një familje, fëmija i madh zgjat dorën i pari që të marrë nga tryeza e shtruar. Por unë nuk kam ndonjë përfitim më të madh nga kjo gjë, sepse çdo gjë është e barabartë për të gjithë ne. Jeta që ruan dhe shpëton shpirtrat tanë (domethënë Trupi i shenjtë dhe Gjaku i tërëshenjtë i Krishtit) i jepet çdonjërit me të njëjtin nderim. Unë nuk kungohem nga një Qengj i ndryshëm nga juaji, por të gjithë kungohemi nga i njëjti Qengj»

«Liturgjia Hyjnore (Pjesa I) – Priftmurgu Grigor Kutlumusiani», Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

Në këtë hap