Etërit mbi Ungjijtë

Mëngjesorja e së Dielës · Hapi 36

Lavdia mëngjesore dhe Hyjlindësorja e Lavdërimeve

Çfarë ndodh

Te «Lavdi Atit...» psaltët këndojnë Lavdinë mëngjesore, himnin e mëngjesit mbi Ungjillin e së dielës, siç e cakton Tipikoja (rregulli i shërbesave). Te «Tani e përherë...» vjen Hyjlindësorja e Lavdërimeve, një himn kushtuar Hyjlindëses (Virgjëreshës Mari): «E përmbibekuar je, o Hyjlindëse Virgjëreshë...». Lavditë mëngjesore janë njëmbëdhjetë, nga një për secilin Ungjill të Mëngjesores, secila në tingullin (mënyrën muzikore) e vet; faqja tregon të parën, në tingullin e parë.

Kush bën çfarë

  • PsaltëtKëndojnë «Lavdi Atit...» me Lavdinë mëngjesore të Ungjillit të javës, pastaj «Tani e përherë...» me Hyjlindësoren «E përmbibekuar je, o Hyjlindëse Virgjëreshë...».
  • PopulliDëgjojnë, në këmbë ose ulur, si të duan.

Fjalët

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë.

Glory to the Father, and to the Son, and to the Holy Spirit,

Dhe psalet Lavdia mëngjesore sipas rregullit të Tipikosë.

And the eothinon is sung, according to the rule of the Typikon.

Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

now, and ever, and unto ages of ages. Amen.

Dhe psalet Hyjlindësorja e Lavdërimeve:

And the theotokion of the Lauds is sung:

E përmbibekuar je, o Hyjlindëse Virgjëreshë, se, me anën e atij që u mishërua prej teje, Hadhi u robërua, Adami u rithirr, mallkimi vdiq, Eva u çlirua, vdekja vdiq dhe ne morëm jetë. Prandaj, duke përhimnuar, thërresim: I bekuar je, o Krisht, Perëndia ynë, që të pëlqeu kështu, lavdi më ty.

Most blessed art thou, O Virgin Birth-giver of God: For through him who became incarnate of thee Hell is led captive, Adam is recalled from the dead, the curse is made void, Eve is set free, Death is slain, and we have been endowed with life. Wherefore we cry aloud, extolling in song: Blessed art thou, O Christ our God, in whose sight it is thus well-pleasing. Glory to thee.

Himnet e javës, si shembull: Tingulli i parë

I - Ting. I

I - Tone I

Kur dishepujt nxitonin drejt malit për lartësimin e Zotit prej dheut, ai u doli përpara. Dhe si iu falën atij dhe si mësuan pushtetin që iu ishte dhënë kudo, prej së larti u dërguan të predikonin Ngjalljen prej së vdekurish dhe rivendosjen në qiej, të cilëve u premtoi se do të jetë me ta përjetë: Krishti, Perëndia i vërtetë dhe Shpëtimtari i shpirtrave tanë.

When the disciples were hastening toward the mountain for the Lord's lifting up from the earth, he came to meet them. And when they had worshipped him and had learned of the authority that had been given him everywhere, they were sent from on high to preach the Resurrection from the dead and the restoration to the heavens; and unto them he promised that he will be with them for ever: Christ, the true God and the Saviour of our souls.

Teksti shqip është i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, me leje. orthodoxalbania.org. Teksti anglisht është nga Service Book i Isabel F. Hapgood (1922).

Në këtë hap