Fjalët e shërbesave · Pjesët e shërbesave
Lavdërimet
The Lauds · Greqisht: Αἶνοι (Ainoi)
Lavdërimet janë psalmet e lavdërimit që vijnë në Mëngjesore pas dërgimësores: Psalmi 148, «Çdo frymë le të lavdërojë Zotin. Lavdërojeni Zotin prej qiejve», dhe vargje nga Psalmet 149 dhe 150. Në Mëngjesoren e së Dielës dy vargjet e para këndohen me refrenin «Ty të ka hije himni, o Perëndi», dhe tetë vargëzime ngjallësore këndohen me tetë vargje, dy të fundit nga Psalmi 9. Te «Lavdi» vjen Lavdia mëngjesore që cakton Tipikoja, te «Tani» hyjlindësorja «E përmbibekuar je, o Hyjlindëse Virgjëreshë»; pastaj vjen Dhoksologjia e Madhe.