Mëngjesorja e së Dielës · Hapi 35
Lavdërimet
Çfarë ndodh
Pas Dërgimësores psaltët këndojnë Lavdërimet (Psalmet 148 deri në 150), që nisin me «Çdo frymë le të lavdërojë Zotin», me refrenin «Ty të ka hije himni, o Perëndi». Pastaj vijnë tetë vargëzime të tingullit, himne të Ngjalljes; secili këndohet pas një vargu psalmi. Vargëzimet ndryshojnë çdo javë sipas radhës së tetë tingujve, ose mënyrave muzikore; faqja merr si shembull tingullin e parë.
Kush bën çfarë
- PsaltëtKëndojnë vargjet e para të Psalmit 148 me refrenin e tyre, pastaj tetë vargëzimet e tingullit, secilin pas vargut të tij.
- PopulliDëgjojnë, ose këndojnë me zë të ulët bashkë me psaltët, në këmbë ose ulur, si të duan.
Fjalët
Pas Dërgimësores psalet “Çdo frymë” dhe më pas Lavdërimet ngjallësore të tingullit.
After the exapostilarion, “Let every thing that has breath” is sung, and then the resurrectional Lauds of the tone.
Psalmi 148
Psalm 148
Çdo frymë le të lavdërojë Zotin. Lavdërojeni Zotin prej qiejve, lavdërojeni në më të lartat. Ty të ka hije himni, o Perëndi.
Let every thing that has breath praise the Lord. Praise ye the Lord from the heavens: praise him in the highest. To thee, O God, is due our song.
Lavdërojeni gjithë engjëjt e tij, lavdërojeni gjithë fuqitë e tij. Ty të ka hije himni, o Perëndi.
Praise ye him, all his angels: praise ye him, all his hosts. To thee, O God, is due our song.
Vargjet e Vargëzimeve të Lavdërimeve
The Verses of the Stichera of the Lauds
Kjo lavdi do të jetë për të gjithë oshënarët e tij.
this honour have all his saints.
Lavdërojeni Perëndinë në shenjtëroren e tij; lavdërojeni atë në vendin e shkëlqimit të fuqisë së tij.
Praise God in his holy places: praise him in the firmament of his power.
Lavdërojeni për fuqitë e tij; lavdërojeni sipas madhërisë së tij të shumtë.
Praise him on [account of] his mighty acts: praise him according to his abundant greatness.
Lavdërojeni me zë trumpete; lavdërojeni me harpë dhe me kitarë.
Praise him with the sound of a trumpet: praise him with psaltery and harp.
Lavdërojeni me timpan dhe valle; lavdërojeni me korda dhe instrumente.
Praise him with timbrel and dance: praise him with stringed instruments and the organ.
Lavdërojeni me cimbale tingëlluese; lavdërojeni me cimbale brohoritjeje. Çdo frymë le të lavdërojë Zotin.
Praise him with melodious cymbals: praise him with loud cymbals. Let every thing that has breath praise the Lord.
Ngrihu, o Zot, Perëndia im, le të lartësohet dora jote, mos i harro të varfrit e tu gjer në fund.
Arise, O Lord God; let thy hand be lifted up: forget not the poor.
Do të të lavdëroj me gjithë zemër, o Zot, do të tregoj gjithë çuditë e tua.
I will give thanks to thee, O Lord, with my whole heart; I will recount all thy wonderful works.
Himnet e javës, si shembull: Tingulli i parë
Vargëzimet e Lavdërimeve
The Stichera of the Lauds
Himnojmë, o Krisht, pësimin tënd shpëtimtar dhe lavdërojmë ngjalljen tënde.
We sing thy redeeming Passion, O Christ, and glorify thy Resurrection.
O Zot, që durove kryq dhe shfuqizove vdekjen, dhe u ngjalle së vdekurish, paqësonaje jetën, si i vetmi i Tërëfuqishëm.
O thou who didst endure the Cross, and abolish Death, and didst rise again from the dead, give peace to our life, O Lord: For thou alone art almighty.
O Krisht, që plaçkite Hadhin dhe e ngjalle njeriun me ngjalljen tënde, denjësona të të himnojmë e të të lavdërojmë me zemër të pastër.
O thou who didst lead Hell captive, and raise man again from the dead by thy Resurrection, O Christ, grant that with a pure heart we may hymn and glorify thee.
Duke lavdëruar denjimin tënd të perëndishëm, të himnojmë, o Krisht; linde prej Virgjëreshës dhe ishe i pandarë nga Ati; pësove si njeri dhe duke dashur durove kryq, u ngrite prej varrit si prej nusëroreje, që të shpëtosh botën, o Zot, lavdi më ty.
Lauding thy condescension divine, we sing thy praises, O Christ! For thou wast born of a Virgin, yet didst thou remain unseparated from the Father. Thou didst suffer as a man, and of thine own good pleasure didst thou endure the Cross; and thou didst rise again from the tomb, as thou hadst come forth from a lordly chamber, that thou mightest save the world: O Lord, glory to thee!
Kur u mbërtheve mbi drurin e kryqit, atëherë vdiq fuqia e armikut; krijesa u trondit nga frika jote dhe Hadhi u plaçkit nga pushteti yt. Të vdekurit i ngrite nga varret dhe kusarit i çele Parajsën, o Krisht, Perëndia ynë, lavdi më ty.
When thou wast nailed upon the tree of the cross, then died the might of the enemy; creation was shaken by the fear of thee, and Hades was despoiled by thy power. Thou didst raise the dead from the graves, and didst open Paradise unto the thief, O Christ our God: glory to thee.
Gratë e nderuara, duke vajtuar, erdhën me nxitim te varri yt dhe, si e gjetën varrin të hapur dhe mësuan prej engjëllit çudinë e re dhe të mahnitshme, u lajmëruan apostujve që u ngjall Zoti dhe i dhuroi botës përdëllimin e madh.
The honourable women came in haste to thy tomb, lamenting; and, finding the tomb opened and learning from the angel the new and marvellous wonder, they announced unto the apostles that the Lord is risen and hath granted unto the world great mercy.
I falemi plagës së hyjshme të pësimeve të tua, o Krisht Perëndi, dhe shërbesës sate të shenjtë zotërore që u krye në Sion dhe që u shfaq nga ti, si Perëndi, në fund të jetëve, se dielli i drejtësisë i ndriti ata që flinin në errësirë, duke i udhëhequr drejt ndriçimit të paperënduar. O Zot, lavdi më ty.
We adore the divine wound of thy sufferings, O Christ-God, and thy holy service as the Master, which was accomplished in Zion and made manifest by thee, as God, at the end of the ages; for the Sun of Righteousness hath enlightened them that slept in darkness, guiding them toward the never-setting radiance. O Lord, glory to thee.
Dëgjo, o turmë rrëmujëdashëse e judenjve: Ku janë ata që shkuan te Pilati? Le të thonë ushtarët që e ruanin: Ku janë vulat e varrit? Ku u vendos i varrosuri? Ku u shit i pashituri? Si u vodh thesari? Përse shpifni për ngjalljen e të Kryqëzuarit, o judenj të paligjshëm? U ngjall i liri ndër të vdekurit dhe i fal botës përdëllimin e madh.
Hearken, O tumult-loving multitude of the Jews: Where are they who went unto Pilate? Let the soldiers who kept watch say: Where are the seals of the tomb? Where was the buried One laid? Where was he sold who cannot be sold? How was the treasure stolen? Why do ye slander the resurrection of the Crucified, O lawless Jews? He that is free among the dead is risen, and granteth unto the world great mercy.
Teksti shqip është i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, me leje. orthodoxalbania.org. Teksti anglisht është nga Service Book i Isabel F. Hapgood (1922).
Ç’kuptim ka
«Pjesa e tretë dhe e fundit e Mëngjesores përbëhet nga himne lavdërimi për nder të Zotit dhe nga lutje që t'u jepen mëshira shpirtërore të gjithë të krishterëve. Pas kanonit këndohen Psalmet 148, 149 dhe 150, që i ftojnë të gjitha krijesat e Perëndisë të lavdërojnë Zotin dhe prandaj quhen “Lavdërimet”: “Çdo frymë le të lavdërojë Zotin”; “Lavdërojeni Zotin prej qiejve, lavdërojeni në më të lartat ... Lavdërojeni gjithë engjëjt e tij, lavdërojeni gjithë fuqitë e tij”.»Sokolof, A Manual of the Orthodox Church's Divine Services (1899), f. 56 · përkthyer nga kjo faqe