Lluka 3:10-14
«3:10-14. Edhe turmat e pyesnin.»
I lumturi Llukai na paraqet tre lloje njerëzish që i drejtohen Joanit me pyetje: turmat, tagrambledhësit dhe, së treti, ushtarët. Ashtu si një mjek i zoti që për çdo sëmundje përdor një ilaç të duhur e të përshtatshëm, kështu edhe Pagëzori për secilën mënyrë jetese dha një këshillë të dobishme e të hijshme. Turmat, teksa ecnin drejt pendimit, i porositi të silleshin me mirësi ndaj njëri-tjetrit; tagrambledhësve u zuri rrugën drejt zhvatjeve të pafrenuara; kurse ushtarëve, me shumë urtësi, u tha të mos shtypnin askënd, por të mjaftoheshin me pagën e vet.
Shqip: përkthim nga anglishtja i tekstit të vitit 1859 (zotërim publik) · regjistri kishtar sipas KOASh-it