Festat e vitit · 8 shtator
Lindja e Hyjlindëses
The Nativity of the Theotokos
Kisha kremton lindjen e Virgjëreshës Mari më 8 shtator. Përveç Ungjillëzimit të Hyjlindëses, tri festa të mëdha janë për nder të saj, dhe kjo është e para prej tyre; është edhe e para nga dymbëdhjetë festat e mëdha të vitit kishtar, që fillon më 1 shtator. Shkrimi i Shenjtë nuk flet për lindjen e Marisë. Tregimi vjen nga shkrimet apokrife, që nuk janë pjesë e Dhiatës së Re, dhe himnet e festës e ruajnë traditën: Joakimi dhe Ana, dy bashkëshortë judenj të devotshëm, nga mbetja e pakët e besnikëve që prisnin Mesinë e premtuar, ishin të moshuar e pa fëmijë dhe luteshin pa pushim për një fëmijë. Lutjet e tyre morën përgjigje: u bekuan me një fëmijë që do të bëhej Nëna e Krishtit. Festa lavdëron lindjen e Marisë, vetë Marinë dhe prindërit e saj të drejtë, dhe Kisha sheh në të përgatitjen e parë të shpëtimit të botës. Në Mbrëmësore këndohen tri profeci nga Dhiata e Vjetër, që kuptohen si fjalë për Marinë: shkalla e Jakovit, dera lindore e mbyllur e tempullit të Ezekielit dhe shtëpia që ndërtoi Urtësia. Himnet e festës këndohen edhe në ditët para dhe pas saj, dhe të nesërmen Kisha nderon Joakimin dhe Anën.
Leximet
- Mbrëmësorja
- Mbrëmësorja
- Mbrëmësorja
- Mbrëmësorja
- Mëngjesorja
- Mëngjesorja
- Apostulli
- Ungjilli
- Ungjilli
Himnet e festës
Lindja jote, o Hyjlindëse, gëzoi e ndriti tërë gjithësinë, se prej teje shkëlqeu Dielli i Drejtësisë, Krishti Perëndia ynë, që zgjidhi mallkimin dhe na dha bekimin, duke e prishur vdekjen dhe duke na dhënw jetën e amëshuarThy holy Nativity, O virgin Birth-giver of God, hath proclaimed joy unto all the universe; for from thee is risen the Sun of Righteousness, even Christ our God. And having destroyed the curse, he hath bestowed a blessing; and having brought Death to naught, he hath given unto us life eternal.
«Lindja e Hyjlindëses Mari», Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë
Me lindjen tënde, o virgjëreshë e pastër, Joakimi dhe Ana u çliruan prej shterpësisë dhe Adami dhe Eva prej prishjes së vdekjes. Dhe ne, populli yt, të çliruar prej mëkatit, të kremtojmë dhe të këndojmë: Ajo që ishte shterpë lindi Hyjlindësen, Ushqyesen e Jetës sonëJoachim and Anna were delivered from the reproach of childlessness, and Adam and Eve from the corruption of death, in thy holy Nativity, O All-pure One. This do thy people celebrate, being redeemed from the guilt of transgressions, when they cry unto thee: The barren giveth birth to the Birth-giver of God and the Nourisher of our Life.
«Lindja e Hyjlindëses Mari», Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë
Çfarë thotë Kisha për të
«Fakti që nuk ka asnjë pohim biblik në lindjen e Marisë, nuk ka shumë rëndësi për kuptimin e festës. Edhe sikur baza aktuale e ngjarjes, siç kremtohet në Kishë, të ishte e diskutueshme nga ana historike, kuptimi hyjnor i saj “për ne njerëzit dhe për shpëtimin tonë”, është më se i qartë.»«Lindja e Hyjlindëses Mari», Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë
«Duhet të ishte dikush e lindur nga mishi dhe gjaku njerëzor, e cila duhet të ishte shpirtërisht e aftë të bëhej Nëna e Krishtit dhe ajo vetë duhej të ishte lindur nga persona, të cilët duhet të ishin shpirtërisht të aftë për të qenë prindërit e saj.»«Lindja e Hyjlindëses Mari», Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë
«Prandaj, festa e Lindjes së Hylindëses është një lavdërim i lindjes së Marisë, i vetë Marisë dhe i prindërve të saj të drejtë. Ajo është një kremtim si edhe përgatitja e parë e shpëtimit të botës. Sepse “Ena e Dritës”, “Libri i Fjalës së Jetës”, “Dera e Lindjes” dhe “Froni i Urtësisë” u përgatit në tokë, me lindjen e vajzës së shenjtë Mari, nga vetë Perëndia.»«Lindja e Hyjlindëses Mari», Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë
«Kështu, në festën e Lindjes së Hyjlindëses, si në të gjitha kremtimet liturgjike të Nënës së Zotit, ne shpallim dhe kremtojmë, që me anë të dashamirësisë së Perëndisë ndaj njerëzimit, çdo i krishterë merr po atë që ka marrë Hyjlindësja, “mëshirën e madhe”, e cila i jepet personave njerëzore, për arsye të lindjes së Krishtit prej Virgjëreshës.»«Lindja e Hyjlindëses Mari», Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë
Lexoni më shumë në faqe
- Vizita e Marisë tek Elisaveta · Ungjilli me Etërit
- Magnificat · Ungjilli me Etërit
- Hyjlindësja · një temë
- Mishërimi · një temë
