Mbi Mishërimin e Fjalës, § 56
Do të mësosh edhe për Shfaqjen e Tij të dytë ndaj nesh, të lavdishme dhe vërtet hyjnore, kur Ai do të vijë jo më në përulje, por në lavdinë e vet; jo më në trajtë të përulur, por në madhështinë e vet; jo më për të vuajtur, por, që atëherë e tutje, për t'u dhënë të gjithëve frytin e Kryqit të vet, domethënë ngjalljen dhe paprishshmërinë; dhe jo më për t'u gjykuar, por për t'i gjykuar të gjithë, sipas asaj që ka bërë secili me anë të trupit, qoftë e mirë a e keqe; ku për të mirët është ruajtur mbretëria e qiejve, kurse për ata që kanë bërë të keqen, zjarri i përjetshëm dhe errësira e jashtme.