Letra drejtuar Romakëve, Kapitulli VI
Të gjitha kënaqësitë e botës dhe të gjitha mbretëritë e kësaj toke s'do të më sjellin asnjë dobi. Më mirë të vdes për Jisu Krishtin, sesa të mbretëroj mbi të gjitha skajet e dheut. «Sepse ç'dobi ka njeriu, po të fitojë tërë botën, por të humbasë shpirtin e vet?» Atë kërkoj, që vdiq për ne; Atë dëshiroj, që u ngjall për hirin tonë. Ky është fitimi që më është ruajtur. Më falni, o vëllezër: mos më pengoni të jetoj, mos dëshironi të më mbani në gjendje vdekjeje; dhe, ndërsa dëshiroj t'i përkas Perëndisë, mos më dorëzoni te bota. Më lini të marr dritën e kulluar: kur të kem shkuar atje, do të jem vërtet njeri i Perëndisë. Më lejoni të jem imitues i Mundimit të Perëndisë tim.