Katekizmi, Katekeza XVI: Mbi nenin «Dhe në një Shpirt të Shenjtë, Ngushëlluesin, që foli te profetët»
Shpresa jonë është te Ati, te Biri dhe te Shpirti i Shenjtë. Ne nuk predikojmë tri perëndi; le të heshtin markionitët; por, me Shpirtin e Shenjtë nëpërmjet një Biri të vetëm, predikojmë një Perëndi. Besimi është i pandashëm; adhurimi i pandarë. Ne as nuk e ndajmë Trininë e Shenjtë, si disa, as nuk shkaktojmë ngatërrim si Saveli. Por, sipas perëndishmërisë, njohim një Atë të vetëm, që dërgoi Birin e vet të jetë Shpëtimtari ynë; njohim një Bir të vetëm, që premtoi se do të dërgonte Ngushëlluesin nga Ati; njohim Shpirtin e Shenjtë, që foli me anën e profetëve dhe që në ditën e Pentikostisë zbriti mbi apostujt në trajtë gjuhësh zjarri, këtu, në Jerusalem, në Kishën e Epërme të Apostujve; sepse në çdo gjë privilegjet më të zgjedhura janë tek ne.