Letra drejtuar Filadelfianëve, Kapitulli IX
Priftërinjtë, vërtet, janë të mirë, por Kryeprifti është më i mirë; Atij i është besuar Shenjtërorja e Shenjtërave dhe vetëm Atij i janë besuar të fshehtat e Perëndisë. Ai është dera e Atit, nëpër të cilën hyjnë Abrahami, Isaku, Jakovi, profetët, apostujt dhe Kisha. Të gjithë këta synojnë të arrijnë bashkimin me Perëndinë. Por Ungjilli zotëron diçka të tejlartë [mbi ekonominë e mëparshme], domethënë shfaqjen e Zotit tonë Jisu Krisht, Mundimin dhe Ngjalljen e Tij. Sepse profetët e dashur e paralajmëruan, por Ungjilli është përsosja e pavdekësisë. Të gjitha këto janë të mira së bashku, në qoftë se besoni në dashuri.