Katekizmi, Katekeza XVIII: Mbi fjalët: «Edhe në një Kishë të Shenjtë, të Përgjithshme, edhe në ngjalljen e mishit, edhe në jetën e përjetshme»
Dhe, po të thuhet: «Të vdekurit nuk do të të lëvdojnë, o Zot», kjo tregon se, meqë vetëm në këtë jetë është koha e caktuar për pendim e falje, për të cilën ata që e gëzojnë do ta lëvdojnë Zotin, atyre që kanë vdekur në mëkate nuk u mbetet, pas vdekjes, të japin lëvdim si marrës të një bekimi, por të vajtojnë veten; sepse lëvdimi u përket atyre që falënderojnë, kurse atyre që janë nën kamzhik, u përket vajtimi. Prandaj të drejtët atëherë ofrojnë lëvdim; kurse ata që kanë vdekur në mëkate nuk kanë më kohë për rrëfim.